Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Dëshira e mësueses së parë të Messit: “Para se të vdes do të doja ta përqafoja” - Shiko videon
Monica Domina ishte mësuesja e Lionel Messit deri në klasën e katërt të shkollës fillore. Ajo foli sëfundmi për nxënësin e saj të famshëm.
16 Dhjetor 2022, 19:28Nga DOSJA
ARGJENTINE - Nuk ka njeri në Argjentinë që të mos ëndërrojë që Lionel Messi të ngrejë trofeun e Kupës së Botës të dielën në Doha.
Të rinj, të moshuar dhe madje edhe foshnja kanë veshur fanellën e Lionel Messit dhe presin ta shohin atë të ngre Kupën e 3-të të Botës për Argjentinën.
Një tjetër rast që sjellin mediat vendase atje ishte mësuesja e parë e Lionel Messit. Monica Domina ishte mësuesja e tij e parë deri në klasën e katërt në Las Heras në Rosario dhe donte t'i dërgonte një letër nxënësit të saj të vjetër.
“Para se të vdes do të doja të të përqafoja”, tha mësuesja, e cila ka një problem me zemrën. Në letrën e saj, ajo falënderoi Messin që mbeti i njëjti njeri dhe e ftoi që t'ia sjellë trofeun Argjentinës.
Gruaja foli edhe në emisionin “Super Deportivo Radio” ku theksoi: “Tashmë na kanë bërë të lumtur, por ne duam të shkojmë deri në fund. Paç fat. Ne Të duam ty". Para disa vitesh Messi e ka përmendur në një intervistë dhe e ka lumturuar, por do të donte ta shihte edhe personalisht.
“Kam ardhur të të shoh Monica. Do të ishte gjëja më e bukur që mund të më ndodhte. Kjo është ëndrra ime. Shpresoj që të ndodhë” - vuri në dukje ai.
Mësuesja e Messit bëri edhe një parashikim për finalen: “E di se çfarë do të ndodhë me të dhe se do të fitojë Botërorin. Atëherë ai mund të thoshte se është më i miri në botë. Deri më tani nuk e ka thënë kurrë. Unë edhe kur fle shoh këtë foto të Lionel-it”.