Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
FIFA parashikon të ardhura rekord prej 11 miliardë dollarësh gjatë ciklit të ardhshëm katërvjeçar, të rritur nga zgjerimi i Kupës së Botës 2026 në 48 ekipe. Presidenti i saj Gianni Infantino premton të rishikojë formatin e planifikuar.
KATAR - Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, i mbledhur të premten në Doha, në periferi të Kupës së Botës 2022, miratoi një buxhet që u rrit ndjeshëm në 11 miliardë dollarë të ardhura (10.3 miliardë euro), për ciklin e tij të ardhshëm 2023-2026, kundrejt 7.5 miliardë dollarëve (7.2 miliardë euro), në ciklin aktual me një Kupë Bote me 32 kombëtare finaliste.
Reforma e dëshiruar që në 2017 nga presidenti Infantino, që Kupa e Botës që do të organizohet në vitin 2026 në Kanada, SHBA dhe Meksikë, me pjesëmarrjen e 48 ekipeve natyrshëm do të rrisë ndjeshëm numrin e ndeshjeve dhe rrjedhimisht edhe të ardhurat televizive të FIFA-s.
Për ciklin aktual, shifra prej 7.5 miliardë dollarësh, e zbuluar tashmë më 20 nëntor, tejkalon vlerësimin fillestar me një miliard, gjë që është “mjaft e jashtëzakonshme” në një kohë pandemie, gjykoi Infantino.
“Ne jemi të bindur se ndikimi (i Botërorit 2026) do të jetë më i madh, seç ka qenë këtu (në Katar), me tre vende të mëdha, 48 skuadra, më shumë ndeshje…”,- tha ai të premten gjatë një konference për shtyp, të organizuar para mbylljes së Kupës së Botës 2022 në Katar.
“Të ardhurat do të rriten për sa i përket transmetimit, sponsorëve, mikpritjes. Ne do të luajmë në stadiume të mëdha, që zakonisht i kushtohen futbollit amerikan, me kapacitete nga 80.000 deri në 90.000 vende”,- shtoi ai, duke thënë se priste fluksin e 5.5 milionë tifozëve.
Ndryshimi i formatit? Kreu i FIFA-s italo-zviceran ka premtuar gjithashtu të rishqyrtojë formatin e përmendur fillimisht të 16 grupeve me tre skuadra, gjë që linte rrezikun e një marrëveshjeje të nënkuptuar midis dy skuadrave për ndeshjen e tyre të tretë në grup. Nëse do të zgjidhej opsioni prej 12 grupesh me nga katër, me dy të kualifikuar për grup, si dhe tetë të tretët më të mirë, kjo do të rriste automatikisht numrin e ndeshjeve.
“Këtu (në Katar) , grupet me katër skuadra ishin absolutisht të mahnitshëm deri në minutën e fundit të çdo ndeshje. Duhet ta rishqyrtojmë, të paktën të ridiskutojmë formatin, nëse janë 16 grupe me nga tre skuadra apo 12 grupe me katër... Do të jetë në axhendë për javët e ardhshme”, tha ai.
B.T (Dosja.al)
KATAR - Portieri i Marokut, Yassin Bono, pas ndeshjeve të shkëlqyera në Katar, fitoi simpatinë e të gjithë publikut të f...
KATAR - Një histori e pazakontë na vjen nga Argjentina. Një nga futbollistët më të mirë të “Selesion”...
KATAR - Lojtari i kombëtares franceze Jusuf Fofana ka një histori të pabesueshme jete edhe pse ende i ri dhe do të ketë mund&...
KATAR - Festat e mëdha të Kylian Mbappes në Katar tërheqin vëmendjen e publikut botëror dhe po aq vëmendje i...
ITALI - Pak ditë para finales së Kupës së Botës në Katar, Francesco Totti foli për Cristiano Ronaldon dhe gjithasht...
DURRES - Me ndeshjen Teuta-Tirana në “Niko Dovana” është mbyllur java e 14-të e Abissnet Superiores. ‘Djemtë e Detit&...
KATAR - Mes personazheve të njohura që reaguan për ndarjen e parakohshme nga jeta të Sinisa Mihajlovicit është edhe presidenti i F...
Flamur Ruci BALLSH- Futbollisti i Bylisit, Flamur Ruçi i ka kushtuar sot golin e fitores vëllait të tij, i cili humbi jetën disa...
TIRANE - Në kuadër të javës e 14-të e Abissnet Superioresm, në mesditë surpriza ka ndodhur në “Egnatia Arena&rdquo...
KATAR - Në konferencën e sotme për shtyp, anësori i Francës, Ousmane Dembélé kujtoi sezonet e tij me Leo Messin te Barcel...