Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bylis - Vllaznia 1-0, shënon braziliani Da Silva. Shkodranët mbesin me lojtarë, Bajrami ndëshkohet me karton të kuq
BALLSH - Në javën e 33-të të “Abissnet Superiores” skuadra e Bylisit jep shenja mbijetese, teksa gjen golin e Da Silvas në fillimin e pjesës së dytë për të mundur në “Adush Muça”, Vllazninë. 36 pikë për Bylisin, që tashmë është shkëputur nga fundi i ftohtë i renditjes dhe rendit në vendin shtatë.
Një pjesë e parë që e sheh Bylisin më me tepër iniciativë, ndërsa në minutën e 8-të i afrohet golit. Por Berko nuk ka shënjestrën e duhur. Ka dhe momente të ashpra në lojë, ndërsa në minutën e 18-të, Vllaznia pretendon për faull pas ndërhyrjes së Abazajt në dëm të Salës. Minuta e 23-të shënon daljen e Bajramit me karton të kuq.
Edhe pse faulli ishte për shkodranët, arbitri Yzeiraj e ka ndëshkuar Bajramin për atë reagim, që nuk i shkon për shtat skuadrës kuqeblu. Në të njëjtin moment është ndëshkuar dhe Berko me karton të verdhë. Edhe pse me një lojtar më pak, Vllaznia këmbëngul, ndërsa Mala ka tentuar nga goditja e dënimit, teksa topi është ndalur në murin mbrojtës të ballshiotëve.
Ndërkohë ballshiotët shkaktojnë faull në zonën shkodrane, kurse për miqtë vjen dhe goditja e dënimit e fituar nga Gruda, që e nxjerr përpara skuadrës e Brdariç. Bylis e mbyll pjesën e parë në sulm, ndërsa Peralta ka humbur një shans të artë.
Mirëpo pjesa e dytë nis ndryshe për Bylisin, që në minutën e 47-të e sheh veten në avantazh me golin e Da Silvas. Sërisht momente tensioni, kjo në të 67’, ndërsa Peralta shkakton faull ndaj Qatos. Protesta nga stoli i Vllaznisë, të cilët kanë kërkuar ndëshkimin maksimal për lojtarin ballshiot.
Vllaznia kërkon barazimin, kurse në të 74-tën, Batista ka pritur gjuajtjen e Deliut. Shkodranët krijojnë një tjetër rast shënimi pas nëntë minutash, por gjithçka është frenuar nga pozicioni jashtë loje i futbollistëve kuqeblu.
Tjetër moment i mirë për Vllazninë, kjo në fundin e ndeshjes, e përsëri Batista ndal Delajn dhe në vërshëllimën e fundit të Yzeirajt ballshiotët janë ata që festojnë.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - FIFA ka njoftuar një ofertë "novatore" për Kupën e Botës për Klube 2025, e cila do të ketë premierë...
MEKSIKE - James Rodríguez nuk u tregua aspak i sjellshëm në ndeshjen mes Club Leon dhe Queretaro, duke e kthyer në qendër të v...
ARGJENTINE - Wanda Nara nuk pushon kurrë së mahnituri dhe zbret në OnlyFans. Ish-zonja Icardi e ka bërë të ditur në Instagr...
ANGLI - Man.United pret Man.City, i cili ka 14 pikë më shumë (51/37) në Premierligë. "Ne kemi probleme më të mëdha se ...
FRANCE - Pas një karriere të gjatë në elitën e futbollit anglez, Andy Carroll bëri bujë edhe një herë kët&eu...
SKOCI - Rangers do të mbërrijë në duelin me Athletic për Europa League me një ditë më shumë pushim...
ZVICER - Gjyqtari boshnjak Irfan Peljto do të jetë përgjegjës për arbitrimin e ndeshjes që Real Madrid do të...
SPANJE - Përfundimi i ndeshjes së tensionuar në stadiumin Olimpik në Montjuïc. Barça ndoshta e pagoi për gjysm&...
ANGLI - Manchester United dhe Manchester City do të takohen këtë të dielë pasdite (17:30) në Old Trafford, në...
SPANJE - Katari mendon për Luka Modric. Futbolli në Emirate dëshiron ta ketë lojtarin e Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. Si&ccedi...