12 Shtator 2023, 22:28
Nga DOSJA
ELBASAN - Shqipëria U21 ka realizuar një ndeshje spektakolare kundër Rumanisë U21. Kuqezinjtë e Alban Bushit kanë përmbysur sfidën nga 0-2 në 3-2. Kjo ishte fitorja e dytë me Shpresave në po aq ndeshje të zhvilluara në kualifikueset për Kampionatin Europian për 21-vjeçarët. Pas përfundimit të takimit. Protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”-in.
Alban Bushi: “Ne jemi një ekip, jemi grup. Që nga punëtori i fushës, e deri te trajneri lart. Nuk ka në futobll individë, a është Bushi apo ndonjë tjetër. Nuk fitohet në futboll kështu. Po të shikosh edhe ekipet e mëdhaja, fitohet si ekip. Ne sot ishim ekip. Treguam karakter dhe sakrifikuam për njëri-tjetrin. Ia thashë edhe çunave përpara ndeshjes: ‘Ne mund të rrahim edhe Gjermaninë, ne mund të rrahim edhe Rumaninë. Nuk ka asnjë lloj problemi Me 21-vjeçarët mund të ndodhë çdo gjë nëse jeni të karikuar dhe zbatoni detyrat që ju japim’.
Pajaziti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Unë e kam thënë edhe më parë që ai i ngjan në Sul Demollari të ri. Sot ka luajtur dhe doktori i ka thënë që në minutën e 60 duhet të dalësh jashtë, sepse në çdo moment mund të ndodhte këputja e muskulit të tij, pasi bëri tërheqje në Stamboll. Por ai thoshtë që ‘jam mirë’ dhe ne e mbajtëm në lojë. Na e bëri Zoti mbarë, sepse ai e shënoi golin.
Unë do t’i falenderoj çunat nga zemra, sepse ishte një fitore karakteri. Nga 0-2 ta kthesh në 3-2 është shumë e vështirë me këtë ekip që ka Rumania. Janë lojtarë me minuta këmbë, janë lojtarë që kushtojnë shumë. Është ekip me 30 milionë euro vlerë. Por gjithsesi ne kemi një qëllim, duam të shkojmë në Europian dhe do të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Ky ekip e ka mundësinë për të shkuar lart. Janë lojtarë cilësorë. Janë lojtarë punëtorë, por janë edhe 2-3 individë brenda që bëjnë diferencën dhe ata lojtarë na e zbukuruan lojën sot“.
Pajaziti: “Kemi luajtur mirë pjesën e parë, por pjesën e dytë e nisëm shumë dobët. Por mentalitetin e kishim shumë lartë. Kishim besim te përmbysja, menjëherë rrokëm traversën dhe shënuam. E dimë që kemi shumë cilësi. E ëndërroj shumë Shqipërinë A. E kemi përcjellë që këtu çdo ndeshje. Besojmë se do kualifikohet në Europian. Këmbën e kam shumë keq, por doja të luaja sot”.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Shtator 2023, 22:20
BUKURESHT - Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë rreth minutës së 20-të. Tifozët vendas kanë ...
Sport
12 Shtator 2023, 22:08
HOLANDE - Një histori e pabesueshme doli në pah pak orë pas përfundimit të detyrimeve konkurruese të kombëtares holandez...
Sport
12 Shtator 2023, 21:41
BUKURESHT - Luan sonte shansin e fundit për kualifikimin në "Euro 2024". Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dy...
Sport
12 Shtator 2023, 21:39
POLONI - Ecuria e deritanishme e kombëtares polake në grupin “E” kualifikues të “Euro 2024” është d...
Sport
12 Shtator 2023, 20:53
ELBASAN - Shqipëria U-21 luajti sot ndaj Rumanisë U-21 ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Europianit të kësaj grup-moshe, d...
Sport
12 Shtator 2023, 20:35
TIRANE - Një tjetër fushë i shtohet qytetit të Tiranës dhe më konkretisht në kompleksin e ri të klubit Dinamo. Bë...
Sport
12 Shtator 2023, 17:14
ITALI - Kontrata e Mike Maignan me Milanin skadon në vitin 2026, por “kuqezinjtë” kanë filluar të mendojnë për rinovim...
Sport
12 Shtator 2023, 17:11
TIRANE - Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”, takim i vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Një sfid&...
Sport
12 Shtator 2023, 16:16
SPANJE - Pedri ishte një nga heronjtë e ndeshjes në javën e dytë të këtij sezoni në La Liga: Barcelona-Cadiz (2-0)....
Sport
12 Shtator 2023, 15:54
SHBA - Lionel Messi tani është vendosur në Miami, pasi ka disa muaj që luan për Inter Miami dhe MLS. Superylli argj...