Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mbrojtësi brazilian Dani Alves aktualisht luan për klubin meksikan UNAM Pumas. Pas kaq vitesh ai zbulon incidentin

MEKSIKE - Ishin vite të rivalitetit të madh. Nga njëra anë FC Barcelona me superyllin Lionel Messi. Në anën tjetër Real Madrid me superyllin Cristiano Ronaldo. Dy skuadra të pabesueshme në garë për kurorat spanjole dhe europiane.
Mbrojtësi brazilian Dani Alves (39) nën kontratë me katalanasit në atë kohë, ishte kampion gjashtë herë me ‘blaugranat’ dhe tri herë fitoi Champions League. Në podkastin e futbollistit meksikan Efrain Velarde ("Casa Velarde"), braziliani flet për rivalitetin dhe tregon për një incident në një ceremoni gala të ‘Topit të Artë’ kur u përplas me Ronaldon.
Dani Alves tregon: “Ishte koha e rivalitetit të madh (mes Barçës dhe Realit). Unë shkova për ta përshëndetur. Por ai nuk më përshëndeti. Ishte një debat që nuk doli kurrë, por në fakt ne u përleshëm në dhomën e zhveshjes në ceremoninë e Topit të Artë”.
Mbrojtësi brazilian, i cili tani luan për klubin meksikan UNAM Pumas (së bashku me Velarde), ka kohë që i ka zgjidhur mosmarrëveshjet me Ronaldon. Ai thotë: “E dua Cristianon. Tani që nuk jemi më lojtarë të Barcelonës dhe Real Madridit, mund ta them sepse kur ishim, nuk mundesha”.
Alves vazhdoi: “Cristiano është një model, për të gjithë ne, modeli më i mirë që ekziston. Cristiano është një model për të gjithë ne, që nuk kemi aq shumë cilësi dhe që me punë të palodhur të mund të konkurrosh me më të mirët. Unë e respektoj shumë dhe pata rastin t'ia tregoj këtë personalisht”.
I pyetur nëse mund të identifikohet më shumë me ish-kolegun e tij prej shumë vitesh Lionel Messi (35), apo me lojtarin e sotëm të Manchester United, Cristiano Ronaldo (37), Alves ka një përgjigje të qartë: “Personalisht, mund të lidhem më shumë me Ronaldon, sepse gjithçka, edhe jeta ime, bazohet në punën e palodhur. Nëse do të më duhej të bëja një krahasim si lojtar, do të isha shumë më afër Ronaldos, sesa Messit për shkak të punës. Nga ana tjetër, Leo është i jashtëzakonshëm. Ai ka lindur me talentin për të luajtur futboll në një dimension tjetër që vetëm ai mund ta arrijë”.

B.T (Dosja.al)
ANGLI - Numrit një të Man.United, David de Gea (31), i skadon kontrata pas sezonit aktual të Premier League. Falë një opsioni n&...
POLONI - Gjatë javës, sulmuesi botëror Robert Lewandowski cilësoi kundërshtarin më të ashpër të karrierës s&...
FRANCE - Danimarka mundi sërish Francën (2-0) në një ndeshje, rezultati i së cilës lë ndjesi të ç...
EUROPË- Rezultate surprizë në Ligën e Kombeve. Vështirësitë e Francës vazhdojnë. Transalpinët u mundën nd...
ITALI- Te Milan ka një plan për të zhbllokuar Charles De Ketelaere për të gjetur golin. Belgu e nisi mirë te kuqezinjtë, po...
HOLANDË- Louis van Gaal po punon për t'i dhënë Holandës së tij një avantazh për goditjet e penalltive përpara Kup...
Clarence Seedorf ITALI- Clarence Seedorf nuk ka stërvitur për tre vjet: në korrik 2019, 46-vjeçari u shkarkua nga Kameruni pas vet&eu...
ANGLI- Është e vështirë të mendosh se një “rreshter i hekurt” si Sir Alex Ferguson e ka lejuar veten të frik&eu...
ARGJENTINË- Tre ditë pas njoftimit të ndarjes, çifti Wanda-Icardi vazhdon të prodhojë zhurmë. Ngjarjet familjare shpesh j...
ANGLI- Wilfried Zaha kishte mundësinë të bënte një karrierë të madhe, por thashethemet sa i përket jetës së ...