3 Mars 2026, 17:16
Nga DOSJA

MALI I ZI - Shqipëria e vajzave e nisi në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese të Botërorit 2027, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Malit të Zi dhe duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme.
Të dy golat, për Kombëtaren e drejtuar nga Armir Grima, u realizuan nga kapitenia Megi Doçi, në një ndeshje që prodhoi jo vetëm tre gola, por edhe emocione të shumta përgjatë 90 minutave.
Trajneri Grima i besoi formacionin titullar këtyre lojtareve: Antigoni Hyska (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Mikaela Metalla, Fortesa Berisha, Ilarja Zarka, Qëndresa Krasniqi dhe kapitenia Megi Doçi.
10 minutat e para ishin të kontrolluara dhe të barabarta nga të dyja ekipet. Mali i Zi krijoi një rast të rrezikshëm, por topi u kontrollua mirë nga portierja Hyska.
Mundësia më e mirë për skuadrën tonë erdhi në minutën e 17-të me Fortesa Berishën, e cila hyn nga e djathta në zonë dhe godet, por topi pritet nga portierja kundërshtare.
Edhe në minutat në vijim, kuqezezat patën disa raste të mira për të kaluar në avantazh me Berishën, Krasniqin dhe Doçin, por nuk arritën të finalizonin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.
Pjesa e dytë nisi me një moment të rrezikshëm nga përfaqësuesja malazeze, por ishim me fat. Në minutën e 51-të, skuadra jonë ishte pranë golit të avantazhit. Krasniqi kros në zonë, gjen Doçin, e cila godet me kokë, por portierja pret sërish.
Ekipi nuk ndalet në kërkim të golit dhe në minutën e 64-t krijon një tjetër mundësi të artë për epërsinë. Krasniqi pason për Fortesën, por topi ndalet nga portierja. Topi mbetet në zonë dhe Doçi provon menjëherë, por portierja malazeze tregohet vendimtare duke grushtuar dhe shpëtuar rezultatin.
Në momentin tonë më të mirë, vendaset kalojnë në avantazh me golin e realizuar në minutën e 67-të nga kapitenia Kuc.
Barazimi nga skuadra jonë vjen shumë shpejt, pas tre minutash, falë golit të kapitenes Doçi. Krasniqi dërgon bukur topin në zonë, ku Megi Doçi ndodhet në vendin e duhur dhe realizon për 1-1.
Në minutën e 76-të vjen edhe goli i avantazhit për Shqipërinë. Sërish protagoniste është Megi Doçi, e cila shënon një eurogol nga goditja e dënimit, duke vulosur rezultatin 1-2 për Shqipërinë.
Një fitore me karakter, besim dhe shumë dëshirë nga skuadra jonë, që e nisi këtë rrugëtim në mënyrën më të mirë të mundshme.
Shqipëria e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Botërorit kundër Çekisë më 7 mars, në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja do të jetë falas dhe ndeshja do të transmetohet në FSHF TV.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Mars 2026, 17:00
BELGJIKE - Më i shpejtë se Mbappé dhe Haaland. Të dielën, Genk fitoi 3-0 kundër Gent në shtëpi në raundin e 27-...
Sport
3 Mars 2026, 16:30
KANADA - Blerja e biletave me qindra dollarë për të parë Lionel Messin duke luajtur, vetëm për të zbuluar se ai nuk do t&eu...
Sport
3 Mars 2026, 16:00
BRAZIL - Mandati i Filipe Luis si trajner i Flamengos ka mbaruar. Siç është raportuar nga mediat, klubi brazilian nj...
Sport
3 Mars 2026, 15:30
Mikel Arteta, me Nicolas Jover
ANGLI - Arsenali e bëri përsëri. Dy goditje nga këndi, dy goditje të forta dhe derbi ishte i s...
Sport
3 Mars 2026, 15:00
SHBA - Kundër Orlandos, Lionel Messi i kujtoi edhe një herë të gjithëve se është një lojtar I jashtëzakonshë...
Sport
3 Mars 2026, 14:30
GJERMANI - Leon Goretzka do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit dhe transferimi i tij i lirë po josh shumë klube. P...
Sport
3 Mars 2026, 14:18
SHBA - Kanë mbetur edhe 100 ditë deri në Kupën e 23-të të Botës në histori. Dhe tani më shumë se kurrë,...
Sport
3 Mars 2026, 14:05
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo thuhet se është larguar nga Arabia Saudite për t'u kthyer në Spanjë, pas sulmit iranian&...
Sport
3 Mars 2026, 14:00
Szczesny me djalin e tij në stërvitjen e Barcelonës
SPANJE - Një moment i veçantë ndodhi në stërvitjen e Ba...
Sport
3 Mars 2026, 13:30
ITALI - Interi është me fat që ka pasur në radhët e veta portierin shumë të besueshëm Jan Sommer vitet e fundit, ...