LIVE UPDATES
Sport

Bielsa: “Nuk ka formulë për ta ndaluar Messin”

Trajneri i Uruguajit, në konferencën për shtyp siguroi se kur Leo nuk shkëlqeu nuk ishte sepse kishte një metodë efektive. Ai shpjegoi kthimin e Suarezit.

11 Nëntor 2023, 13:00 Nga DOSJA

Bielsa: “Nuk ka formulë për ta ndaluar Messin”

URUGUAJI - Marcelo Bielsa ka dhënë një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Argjentinës, të enjten e ardhshme, në orën 21:00 në ‘La Bombonera’. Trajneri i Uruguajit u shpreh për disa tema, deri në atë pike, sa i tha zëdhënësit të shtypit se nuk donte që pyetjet të kufizoheshin. Një pyetje e parashikueshme ishte se çfarë mendonte ai për të zvogëluar ndikimin e Lionel Messit.

"Nuk ka asnjë trajner, që para se të përballet me Messin, që të mos pyetet se si ta zvogëlojë lojtarin. Nëse i kategorizon përgjigjet, do të shohësh se asnjëra nuk ka qenë efektive. Nuk ka asnjë formulë, apo procedurë efektive për të ndaluar Messin, lojtarin më të mirë në botë dhe pa dyshim për mendimin tim...

Pra, nëse askush nuk ka gjetur një formulë, duhet ta kuptoni... Messi ka luajtur ndeshje në të cilat nuk ka shkëlqyer, por jo se është  përdorur një metodë e pagabueshme. Mendoj se ndonjëherë duhet të pyesni se çfarë do të ishte e përshtatshme për ta penguar atë të luajë mirë. 

Uruguaji ka futbollistë cilësorë për t'u përballur me Argjentinën pa masa paraprake të ekzagjeruara, që të kufizojë performancën e tyre. Ndërtimi i një modeli që shkon kundër aftësive të lojtarëve të shquar në ekipeve do të ishte një gabim,"- shtoi trajneri.

Bielsa: “Nuk ka formulë për ta ndaluar Messin”

"Në çdo fushë dhe kundër çdo rivali, ne do të përpiqemi të dominojmë. Ndeshja kundër Argjentinës nuk do të jetë në asnjë mënyrë e lehtë. Ata luajnë në një nivel shumë të mirë, tha trajneri. - Por ne po shkojmë me synimin për të dominuar lojën. Dalja për të mbrojtur veten ka filluar të pranojë se loja është e humbur,” - u shpreh trajneri i Uruguajit, Bielsa.

Përveç kësaj, trajneri iu referua edhe rikthimit të ‘Pistoleros’. "Realiteti i Suárezit nuk ka ndryshuar; gjithmonë performanca e tij shprehet me gola. Nëse ai luan shumë mirë dhe nuk shënon, nuk do të ndihej mirë. Dhe nëse nuk luan mirë dhe shënon, do të ndihet mirë sepse objektivi i tij është goli për shkak të pozicionit në të cilin luan dhe karakteristikave të tij.

Bielsa: “Nuk ka formulë për ta ndaluar Messin”

Ajo që unë besoj është se performanca ka qenë e barabartë. Çfarë tregon që një lojtar luan mirë, përveç se shënon gola? Asistimi. Ka dy aspekte që përmbysin realitetin e Suárez: ai asiston dhe konverton. Ai është sulmuesi më i mirë në Brasileirao. Ju të gjithë e dini se kjo gjeneron përfundime të pakundërshtueshme”,- tha tekniku nga Rosario.

Bielsa ka dhënë konferencën për shtyp, pa bërë të ditur listën përfundimtare, e cila do të shpallet mbrëmjen e së dielës. Ndaj nuk u konfirmua nëse në skuadër do të jetë edhe Edinson Cavani, pasi ishte në listën rezervë. Duke qenë se trajneri foli për jo më shumë se 25 lojtarë në skuadër, supozohet se sulmuesi i Bocas nuk do të jetë pjesë e saj. Por asgjë nuk mund të certifikohet derisa AUF ta zyrtarizojë listën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta