Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dita e parë e ndeshjeve të Grupit F të Botërorit Katar 2022. Skuadra e Martinez i falet golit të Batshuayit dhe mund Kanadanë dominuese
KATAR - Belgjika vuan, por arrin të mposhtë Kanadanë në ndeshjen e saj të parë në Grupin F në Botërorin e Katarit. 1-0 ishte rezultati i ndeshjes në favor të 'Red Devils' që u mjaftuan vetëm me golin e Batshuayit, në një sfidë ndaj një Kanadaje që luajti shumë mirë, por që i mungoi saktësia në momentet vendimtare.
Që ndeshja nuk do të ishte e lehtë për Belgjikën, kjo u pa që në minutat e para. Kanadaja që kthehej në fazën finale të një kupe bote pas 36 vitesh, nuk u shfaq aspak inferiore ndaj skuadrës së Roberto Martinez, që e bazon lojën e saj kryesisht te talenti i De Bruyne. Dhe në fakt ishte skuadra amerikano-veriore ajo që në minutën e 11-të pati shansin e artë për të kaluar në avantazh me një 11 metërsh të ekzekutuar nga ylli i kësaj skuadre, Alphonso Davies.
Por talenti kanadez u hipnotizua nga Courtois, që e priti gjuajtjen e tij. Kanadaja edhe pas këtij momenti vijoi të prodhojë lojë, por golin e gjeti Belgjika me Batshuayi pas një asisti të Alderweiereld. Kanadaja vazhdoi të prodhojë lojë në fushën e lojës por nuk ishte konkrete teksa nga 22 tentativat e saj 3 përfunduan në kuadratin e portës, ndërkohë që kishte dhe ankesat e saj për arbitrimin teksa nuk iu akorduan 2 penallti. Nga ana e saj Begjika, diti të rezistojë për të marrë 3 pikët e kësaj ndeshjeje.
Por duhet thënë se paraqitja e kësaj skuadre në këtë ndeshje la shumë për të dëshiruar dhe nëse do të përsëritet edhe në sfidat e tjera, 'Red Devils' nuk do të shkojnë shumë larg në këtë botëror dhe ndaj skuadrës së Herdman, gjërat mund të kishin shkuar siç i ndodhi Argjentinës dhe Gjermanisë.
Gjithsesi për momentin, Belgjika e sheh veten në krye të Grupit F me 3 pikë, e ndjekur nga Kroacia e Maroku me 1 pikë dhe në fund është Kanadaja me 0 pikë, por që meritonte më shumë.
B.T (Dosja.al)
KATAR- Polemikat në Gjermani nuk shuhen pas humbjes së kombëtares gjermane në ndeshjen e hapëse të Botërorit në Katar....
KATAR- "Ne nuk kemi frikë nga askush në botë, edhe nëse është Brazili. Seleçao është një ekip i madh. &Cce...
KATAR- Spanja magjeps dhe e nis në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës. Pas humbjes së bujshme të Gjermanisë, ...
Pamje nga tifozeria TOKIO- Kur arbitri i ndeshjes Gjermani-Japoni dha bilbilin e fundit që gjeti aziatikët duke fituar 2-1 (me p&...
KATAR- Vrapimi i çmendur i Antonio Rudiger, ai hap që dukej si tallës për t'i bërë përshtypje kundërshtarit, mori d&...
JAPONI - Sapo përfundoi ndeshja mes Gjermanisë dhe Japonisë, mijëra japonezë dolën në rrugë për t&...
KATAR - Fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës (2-1) të marten, u shfaq si surpriza e parë e madhe e këtij Botëror...
KATAR- Një nga kombëtaret që priten më shumë në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar është edhe G...
KATAR- Një mbrëmje për t'u mbajtur mend për Olivier Giroud: me dopietën e shënuar kundër Australisë, sulmuesi i Franc&...
ANGLI- Pep Guardiola dhe Manchester City së bashku deri më 30 qershor 2025. Klubi anglez ka zyrtarizuar rinovimin e trajnerit spanjoll edhe për...