15 Mars 2024, 21:04
Nga DOSJA
SPANJE - Nuk është e zakonshme që një djalë 17-vjeçar të grumbullohet në skuadrën përfaqësuese, sidomos kur bëhet fjalë për një nivel tepër të lartë, por askush nuk duhet të habitet duke parë se si stafi i drejtuar nga Luis de la Fuente, trajner i Spanjës, punon me futbollistët e rinj.
Pau Cubarsí, mbrojtës i Barcelonës, është kalatapultuar nga ekipi U-17 në Kombëtare. Adoleshenti i Barcelonës është bërë lajmi i madh i listës së fundit të Luis De la Fuentes, por e vërteta është se thirrja e tij ishte diçka më se e pritshme brenda Federatës Spanjolle.
Specialistët e Federatës e kishin identifikuar katalanasin si një nga asetet më të mëdha të së ardhmes. Plani është që Pau Cubarsi së bashku me Jon Martinin të Real Sociedadit të formojnë çiftin qendror për shumë vite në ekipin A. Është e qartë se në futboll mund të ndodhin gjëra të paparashikueshme, por ideja është kjo. Nuk është e rastësishme që ata luajtën së bashku në Kampionatin e fundit Evropian U-17 dhe e nisën si titullarë edhe Botërorin e fundit.
Federata mendoi se talenti i Barcelonës mund të përforconte “La Rojitan” në Lojërat Olimpike të Parisit, me idenë që të kapërcenin pak nga pak etapat me një futbollist të veçantë dhe me të gjitha cilësitë që kërkohen për ekipin e parë.
Por ajo që ndodhi të martën e kaluar në stadiumin Olimpik Montjuic ndryshoi planin. Paraqitja e shkëlqyer e Cubarsít ndaj Napolit tregoi se ishte një rast i qartë për ta çuar përpara procesin e futbollistit.
Personaliteti i tij, saktësia me topin në këmbë, forca në duele dhe performanca e përgjithshme ishin demonstrimi që Cubarsí duhej të ndiqte gjurmët e më të mëdhenjve.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Mars 2024, 21:03
ITALI - Atalanta do të përballet me Liverpoolin në dy takimet çerekfinale të Europa League, me ndeshjen e parë që do të...
Sport
15 Mars 2024, 19:23
SHBA - Dokumentari i Netflix mbi karrierën e Jose Mourinhos do të dalë në vitin 2025. Ai po përgatitet nga kompania, që preza...
Sport
15 Mars 2024, 19:00
ITALI - Lazio do të mbështetet te Igor Tudor, pasi Maurizio Sarri dha dorëheqjen këtë javë, raportoi shtypi it...
Sport
15 Mars 2024, 18:39
BELGJIKE - Mosmarrëveshja mes Thibaut Courtois dhe trajnerit të Belgjikës ka arritur në një kapitull të ri, me...
Sport
15 Mars 2024, 18:20
ANGLI - Zhvendosja apo nxjerrja e gishtit tuaj nga vendi, mund të tingëllojë e dhimbshme, bazuar kjo edhe në imazhet e asaj që ndodhi...
Sport
15 Mars 2024, 18:05
SPANJE - Ronald Araújo ka analizuar shortin e çerekfinaleve të Champions League, i cili e vendosi PSG-në në rr...
Sport
15 Mars 2024, 17:46
GJERMANI - Ish-lojtari i Ganës, Otto Addo, përgjegjës për zhvillimin e talenteve te Borussia Dortmund, do të largohet nga klubi në...
Sport
15 Mars 2024, 17:32
ZVICER - Txiki Begiristáin, drejtori sportiv i Manchester Cityt, ka reaguar ndaj shortit për çerekfinalet e Champions League, t&eum...
Sport
15 Mars 2024, 16:55
GJERMANI - Një email i dërguar nga nëna e Jerome Boateng për një avokat nga Berlini përforcon akuzat për dhunë...
Sport
15 Mars 2024, 16:36
SPANJE - Në vitin 2022, Karim Benzema dhe Real Madridi traumatizuan Manchester Cityn në fund të një rikthimi krejtësisht t&...