LIVE UPDATES
Sport

Arturo Vidal: “Do të isha i lumtur të luaja me Messin”

Mesfushori i njohur kilian e sheh veten në MLS

26 Gusht 2023, 09:00 Nga DOSJA
Arturo Vidal: “Do të isha i lumtur të luaja me Messin”

BRAZIL - Arturo Vidal, i cili u largua nga Flamengo në mesin e korrikut dhe pranoi të ulë pagën e tij me 80% për të luajtur më shumë se sa kishte bërë me Sampaolin, po jeton muajt e tij të fundit në Brazil me Athletico Paranaense. Kiliani, i cili ndihet mirë fizikisht, është në kërkim të mundësive të reja dhe hapjes në MLS. "Me kënaqësi do të shkoja të luaja me Messin. Me të është shumë e lehtë, thjesht duhet t'ia japësh topin,"- tha ai në një intervistë për TNT Argentina.

"Në Shtetet e Bashkuara ka disa rregulla që pengojnë lojtarët më të vjetër të shkojnë, prandaj nuk ka ndodhur. Do të isha i lumtur të luaja me Leon. Busquets, ai... ata luajnë përmendësh dhe tani Inter Miami luan si ata, plus që kanë edhe një trajner të mirë. Tani ka një rend në skuadër kur vjen puna për të luajtur. Më pëlqen shumë tani", shtoi futbollisti 36-vjeçar.

Mesfushori, i cili luajti për Barcelonën midis 2018 dhe 2020, beson se lojtarët e skuadrës argjentinase, e përmirësojnë performancën e tyre me Messin afër dhe kjo ishte thelbësore për të fituar Botërorin e fundit: "Me Leon të gjithë rriten. Po, ata kanë talent, po nxjerrin lojtarë mbresëlënës. Ata kanë lojtarë në Chelsea, në Liverpool. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për ekipin argjentinas."

Për praninë e mundshme të idhullit argjentinas në Kupën e ardhshme të Amerikës, që do të zhvillohet në qershor 2024, ai siguroi se nuk do të habitej. "Unë e shoh Messin duke luajtur për një kohë të gjatë me ekipin argjentinas. Ai kënaqet dhe është i lumtur duke veshur fanelën e Argjentinës," tha ai.

Arturo Vidal, i cili luajti për klube evropiane si Juventus, Bayern Munich, Bayern Leverkusen, Barcelona dhe Inter Milan midis 2007 dhe 2022, shpjegoi disa nga ndryshimet midis futbollit evropian dhe atij të Amerikës së Jugut.

"Në Evropë rregullojnë paratë, stadiumet gjithashtu, të gjitha janë të nivelit të lartë, nuk ka probleme me klimën dhe lartësinë. Dallimi është shumë i madh midis Evropës dhe Jugut. Amerika në nivel lojtarësh, është shumë e mirë. Evropa bëhet e fortë për shkak të amerikanëve të jugut. Evropianët, po vijnë këtu në Amerikën e Jugut, ata nuk mund të luanin. Nëse do të duhej të shkonin në Bolivi për të luajtur, në La Paz, do të zgjasin vetëm tre minuta në fushë”,- pohoi ai.

Për Vidalin, nga të gjitha kampionatet që ka luajtur, ai brazilian është më i komplikuari: "Më i vështiri. Në Argjentinë të gjitha ndeshjet janë shumë të bukura, të gjitha stadiumet janë plot, tifozët këndojnë deri në sekondën e fundit. Këtu në Brazil është shumë e vështirë për shkak të motit, sepse ndonjëherë luan në të ftohtë e me lagështinë që nuk mund të vraposh”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë