LIVE UPDATES
Sport

Artan Shyti: Mos respektimi i vendimit të KAS-it nga KOKSH, një skandal i përmasave të paimagjinueshme!

KAS i shpalli të pavlefshme vendimet e mbajtura në atë asamble, ku përfshihen ndryshimet në statutin e Komitetit Olimpik, shkarkimi i presidentit Viron Bezhani apo zgjedhja e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

12 Shtator 2024, 21:20 Nga DOSJA
Artan Shyti: Mos respektimi i vendimit të KAS-it nga KOKSH, një

TIRANE - Disa muaj më parë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë vendosi në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pranuar pretendimet e FSHF-së për shkeljet e bëra në Asamblenë e 23-të të Jashtëzakonshme të KOKSH, e mbajtur më 10 janar 2021.

KAS i shpalli të pavlefshme vendimet e mbajtura në atë asamble, ku përfshihen ndryshimet në statutin e Komitetit Olimpik, shkarkimi i presidentit Viron Bezhani apo zgjedhja e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

Pretendimet për parregullsi në asamblenë janarit 2021 sollën asokohe edhe tërheqjen e Prof. Dr. Artan Shytit nga gara për president të KOKSH, kandidaturë, të cilën e kishte propozuar pikërisht federata më e madhe në vend, FSHF-ja.

Shyti flet si person i interesuar drejtpërdrejt në zgjedhjet e KOKSH. Ai komenton atë që po ndodh në Komitetin Olimpik, institucion që po injoron vendimin e Lozanës, shkallës më të lartë të drejtësisë. Shyti e quan skandal këtë situatën, teksa deklaron se drejtësia në Shqipëri vazhdon të shkojë pas interesave të individëve. Për ish-zv.ministrin e sportit, mosrespektimi i vendimit të KAS-it është diçka edhe më e rëndë se vetë shkelja me asamblenë, pasi tani sipas tij kemi të bëjmë me bashkëpunim në krim.

Shyti, që prej qershorit kemi një vendim nga KAS i Lozanës që i dha të drejtë FSHF-së pas ankimimit për paligjshmërinë e asamblesë së janarit 2021 të Komitetit Olimpik, megjithatë në KOKSH vijon puna sikur mos të ketë ndodhur asgjë. Cili është komenti juaj për këtë situatë?

Nëse flasim për reformën në drejtësi, për respektimin e drejtësisë, etj., ky është një tregues i qartë që jo në çdo fushë kjo gjë funksionon. Të paktën në sport kjo nuk funksionon. Drejtësia në këtë rast është vënë në shërbim të interesave individuale dhe shteti është bërë avokat i shkeljes së ligjit dhe i vendimeve të drejtësisë. Të thuash që KAS-i duhet certifikuar në apel është njësoj si të thuash Strasburgu për pronat duhet certifikuar në gjykatë të lartë. Kjo është absurde. Këtu kemi rastin konkret, në të cilin ka mbaruar shqyrtimi në Shqipëri dhe çështja ka shkuar në KAS, në organin më të lartë. Nuk mund të certifikojë apeli në Shqipëri një vendim të KAS-it që është vendim përfundimtar. Çfarë është kjo që deklarojnë, që duhet të presim ne se çfarë do të thotë apeli në Shqipëri?! Kjo është thjesht për të fituar kohë dhe ky është një skandal me përmasa të paimagjinueshme.

Ndërkohë KOKSH ka mbajtur një asamble pas vendimit të KAS-it, madje ka në plan gjithashtu një tjetër në tetor. Si i shikoni këto lëvizje nga Komiteti Olimpik dhe a mundet që t’i zhvillojnë, kur kemi një vendim të qartë nga gjykata e Lozanës?

Absolutisht që jo. Ministria e Sportit që është edhe vigjilentja e ligjit, duhet të reagojë, t’i thërrasë dhe t’u thotë që duhet rifilluar atje ku është lënë, duke anuluar asamblenë në të cilën është shkarkuar pa të drejtë Viron Bezhani. Asambleja që ndryshoi statutin dhe hoqi Vironin është e paligjshme, këtë thotë vendimi i gjykatës. Kështu që duhet të kthehemi në pikën ku Bezhani merr fuqinë për të bërë zgjedhje. Kjo që po ndodh është tregues që përsëri drejtësia në Shqipëri shkon mbas interesave personale të individëve. Komiteti Olimpik ka një president që del dhe pa asnjë lloj përgjegjshmërie thotë se pavlefshmëria e asamblesë nuk e cenon në zgjedhjen e tij në drejtim të KOKSH, në një kohë kur gjithçka është e qartë që në momentin që del i pavlefshëm shkarkimi i presidentit të asaj kohe, që ishte Viron Bezhani. Gjithçka duhet të rikthehet në atë moment. Pra duhet të zgjidhet ai ngërç dhe nuk mund të sillemi sikur s’ka ndodhur asgjë dhe hajde të vazhdojmë përpara. Si mund të thuash që nuk më intereson për KAS-in, për gjykatat ndërkombëtare, për Strasburgun?! Si mund të thuash që ne vazhdojmë punën?! Është njësoj si ta fitosh pronën me ligj dhe të thonë nuk ta japim, punë e madhe. Është e njëjta gjë. Kemi një president të KOKSH që deklaron se nuk di gjë për atë asamble, sepse ka qenë deputet! Por kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi ka marrë pjesë aktive në caktimin dhe organizmin e asaj asambleje. Ka ndikuar në asamble, ka mbledhur firmat për të shkarkuar Viron Bezhanin. Por kur të del e paligjshme kjo gjë nuk mund të thuash që nuk kam gisht dhe se ka ndikuar zero në zgjedhjen time president.

Si e shikoni përfshirjen në institucionet sportive të njerëzve që vijnë nga politika?

Në momentin që një deputet shkon dhe zgjidhet president i KOKSH-it, pasi Fideli ishte akoma deputet kur u bë president, shpjegohen shumë gjëra që ndodhën më pas. Dhe po flasim për një deputet të maxhorancës, që aty fillon deviacioni. Nuk është normale që në një organizatë sportive gjithëpërfshirëse, një deputet i një force politike të shkojë e të bëhet president. E gjithë kjo që ka ndodhur u bë për ndryshimin e statutit dhe lejimin e kandidimit, pasi kjo gjë më parë nuk lejohej. Pra duhet që të ikte Vironi, të ndryshohej statuti që të lejohej që deputeti të bëhej president. Kjo gjë solli pikërisht atë që ne kishim frikë, pasi rezultoi që ndikimi politik nganjëherë dëmton dhe në këtë rast ashtu ndodhi. Pesha politike e presidentit, pra e deputetit, po deformon vijueshmërinë normale të punës. Në momentin që shkon çështja në gjykatë dhe gjykata vendos, ti nuk mund të thuash që nuk pyes. Pse nuk pyet ti? Çfarë force të mbinatyrshme ke që nuk pyet, përveçse të kaluarës politike, e cila të shërben si mburojë që të mos respektosh vendimet e gjykatës. Këtu ne akoma themi që meqenëse është Fideli, ne nuk pyesim sepse e kemi shok dhe mik. Por çfarë lidhje ka kjo?! Këtu nuk bëhet fjalë për çështje individësh, por çështje normash statutore dhe drejtësie që krijojnë precedentin që gjithçka mund të bëhet si t’i teket atij që ka fuqinë.

Ju ishit kandidat për president të KOKSH, por u tërhoqët…

Unë isha kandidat i Federatës Shqiptare të Futbollit për president i Komitetit Olimpik. Ne nuk shkuam në asamble, pasi e konsideruam të paligjshme, ndërsa ata vazhduan zgjedhjet. Por tani, në këtë moment kur vërtetohet nga gjykata që asambleja ishte e paligjshme, minimalisht mua mund të më jepet e drejta që nëpërmjet FSHF-së të kandidoj dhe të futemi në një proces zgjedhjesh aty ku u la. Por këtu vazhdojnë çudirat dhe si mund të sillesh sikur nuk ka ndodhur asgjë?! I bëre zgjedhje dhe u zgjodhe i vetëm sepse federata më e rëndësishme që kishte caktuar një kandidat të sajin për president, u tërhoq. Gjithashtu u tërhoqa edhe unë sepse nuk ishte një proces i ligjshëm dhe kjo gjë u vërtetua nga KAS. Të paktën duhet të ribëhen zgjedhjet edhe një herë me ato dy kandidatura që ishin, Fidel Ylli dhe unë, pra minimalisht duhet bërë kjo. Ne shprehëm të gjitha pretendimet tona për paligjshmërinë e atij procesi, por na i mohuan, na bllokuan dhe bënë të pamundurën për të na penguar. Këmbëngulja e FSHF-së për të vendosur drejtësi, për të cilën duhet përgëzuar, rezultoi me një vendim që është për tu zbatuar. Insistimi për të mos respektuar vendimin nga KAS është më i rëndë se shkelja me asamblenë, sepse tani do të thotë që kemi të bëjmë me bashkëpunim në krim.

Çfarë prisni tashmë që të ndodhë?

Pres që edhe në sport vendimet e organeve të drejtësisë të zbatohen dhe të respektohen siç po ndodh për fat të mirë në fushat e tjera. Pres që institucionet të ngrihen në lartësinë e përgjegjësive dhe të sigurojnë funksionim normal të sistemit sportiv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje