Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Botërori përplas keq kampionin francez Kylian Mbappe dhe trajnerin Tite të 'seleçaos'

BRAZIL - Trajneri i Brazilit, Tite, ka reaguar ndaj pretendimit të Kylian Mbappe se është më e lehtë për kombëtaret e Amerikës së Jugut të kualifikohen në Kupën e Botës sesa homologet e tyre europiane. Kjo pavarësisht se Europa ka dominuar në turneun më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar në edicionet e fundit, duke nxjerrë katër kampionët e radhës.
Një kombëtares e Amerikës së Jugut nuk ka triumfuar që nga viti 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë në finale. Argjentina ishte më afër përfundimit të kësaj serie në vitin 2014, por u mund në finale nga Gjermania.
Muaj më partë, saktësisht në maj, Kylian Mbappe, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën katër vite më parë, u shpreh se kombëtaret e Amerikës së Jugut kanë pasur vështirësi për të siguruar nga një biletë për në finalet e Botërorit ‘Katar 2022”. “Argjentina dhe Brazili nuk e kanë këtë nivel konkurrence. Në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i zhvilluar sa në Europë, prandaj fituesit më të fundit të Kupës së Botës kanë qenë evropianë,”- u shpreh sulmuesi kampion francez.
Mbappe është kritikuar nga sulmuesi i Interit dhe Argjentinës, Lautaro Martinez për komentet e tij, ndërsa tani ka reaguar Tite. Trajneri i Brazilit është bërë figura e fundit e futbollit, që vë në dyshim pikëpamjet e yllit francez.
“Ndoshta (Mbappe) po flet për këto përplasje të Nations League ose miqësore europiane, por jo kualifikueset e Kupës së Botës, - tha ai në mbrojtje të kualifikueseve të CONMEBOL për Kupën e Botës, gjatë një interviste me ‘ESPN Brazil’. - Ne nuk kemi, me gjithë respektin e duhur, Azerbajxhanin për të luajtur. Ne nuk kemi askënd që ju jep pushim. Kualifikueset këtu kanë një shkallë shumë më të lartë vështirësie sesa faza e grupeve në Europë”.
Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës prej 20 vitesh, por kjo nuk e pengon të shihet si favorit për turneun e këtij dimri. Megjithatë, ‘Selecao’ do të përballet me një mori skuadrash të forta europiane. Kampionia e botës në fuqi, Franca dhe finalistja e “Euro 2020”, Anglia, pritet që të bëjnë mirë, ashtu si edhe Spanja e Gjermania. Argjentina po përmendet gjithashtu si fituese e mundshme në “Katar 2022”, që ka të ngjarë të jetë Kupa e Botës e fundit e Lionel Messit.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Boksieri Florian Marku, kampion bote në peshën “Welter” në kategorinë IBF International, këto ditë po vijon...
FRANCE - Paris Saint-Germain (PSG) njoftoi të mërkurën transferimin e mbrojtësit të qendrës Thilo Kehrer. Lojtari i komb&eu...
ANGLI - Këto janë kohë të vështira për Manchester United. Kriza në rezultatet sportive dhe vështirësia ...
TIRANË-Victor Da Silva mbetet në Kategorinë Superiore. Pas dy sezonesh me Vllazninë, fantazisti brazilian do të firmosë me Parti...
ANGLI- Presidenti i ri i Chelsea-t Todd Boehly po përpiqet të sjellë një frymë amerikane në klubin londinez. Sipas raportimeve, ...
MILANO-Lajm i mirë për Milanin dhe Stefano Piolin. Sandro Tonali ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në stërv...
ANGLI - Ditë e re e deklaratave në gjyqin e Ryan Giggs, të cilin ish-partnerja e tij Kate Greville e ka denoncuar për sulm ...
JAPONI - Prokurorët japonezë arrestuan Haruyuki Takahashi, një ish-anëtar i bordit të Lojërave Olimpike Tokio 2021, të m&eu...
ANGLI - Një postim në Twitter gjatë natës tronditi tregjet ndërkombëtare dhe botën e futbollit. Elon Musk do t&eu...
BRAZIL - Ish-lojtari i kombëtares braziliane, Willian (34) ka ndërprerë kontratën me Corinthians të Sao Paulo në Brazil, pasi mori...