"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Partizani në Champions League, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia në Conference League. Erzeni do të luajë në ‘play-off’ me Korabin. Bylisi shoqëron Kastriotin në Kategorinë e Parë

TIRANE - Partizani shpallet kampion i Shqipërisë për herë të 17-të në historinë e tij edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën, të dyja me nga 67, pas 36 javësh, por me avantazhin e përballjeve direkte për ‘të kuqtë’ që mbajnë vendin e parë.
Në ndeshjet e fundit të luajtura, në “Arenën e Demave” të kuqtë fituan përballë Teutën me shifrat 2-0, duke fituar titullin dhe nga ana tjetër, duke nxjerrë jashtë Europe “Djemtë e Detit”, të cilët zbresin me këtë rezultat nga vendi i katërt në të gjashtin.
Sa i përket takimit Rrapaj (38’) e zhbllokoi atë në pjesën e parë, ndërkohë që në fundin e ndeshjet Cara (90’+7) shënon golin e dytë, duke mos i dhënë asnjë shpresë djemve të Edi Martinit, që rastin më të mirë për të shënuar në këtë ndeshje, e kishin në fundin e saj, ku penalltia e Kallakut u prit nga portieri Rexhepi.
Nga ana tjetër në “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra bardheblu mes shumë problemeve me dënimet dhe dëmtimet, ia del ta mbyllë sezonin me fitore, duke qëndruar aty në të njëjtën kuotë me Partizanin, falë fitores 2-1 me Erzenin, i cili tashmë zbret në zonën e ‘play out’-it, ku i duhet të luaj një ndeshje shtesë me Korabin për të kompletuar sezonin me qëndrimin ose jo në Superiore.
Haxhiu hapi serinë e golave në minutën e 36-të për Tiranën, ndërkohë që Ademi që në pjesën e parë barazpeshoi shifrat në 1-1. Në kohën shtesë të së dytës ishte Kristal Abazaj (90’+7) ai që shënoi golin e fitores 2-1 për Tiranën.

Ndërkohë, nga i gjithë ky konfuzion lëvizjesh në tabelë, përfitoi Vllaznia, e cila fundos Bylisin, duke e zbritur një kategori më poshtë pas fitores 2-1 dhe njëkohësisht duke u ngjitur vetë në vendin e katërt, që përkthehet me një pjesëmarrje në Europë për shkodranët.
Në takimet e tjera, Laçi mundi me shifrat 3-0 Kastriotin, i cili e kish siguruar më parë rënien nga kategoria, ndërkohë që Kukësi fiton me Egnatian me shifrat minimale 1-0 për t’i shpëtuar ndeshjes së ‘play-out’-it.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Partizani shpallet kampion i Kategorisë Superiore edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën nga 67 pikë, por vendosin ndeshjet ...
ITALI - Trajneri Luciano Spalletti, kampion i Italisë, nuk do të vazhdojë më ‘aventurën’ në stolin napolitan. K&e...
GJERMANI - Pasi ka parë nga stoli t'i shpëtojë titulli i kampionit të Gjermanisë të shtunën ndaj Mainz (2-2), mesfushori i Bo...
MOZAMBIK - Policia përdori gaz lotsjellës këtë të dielë, për të shuar shqetësimet në fundin e një prej nd...
ANGLI - Sezoni i parë katastrofik i ‘epokës’ së Boehly-t te Chelsea mori fund dhe nuk u deshën as 24 orë, q&eum...
ANGLI - Kinsey Wolanski, femra që gjeneroi miliona euro, duke u futur me rroba banje në fushën e Wanda Metropolitanos në atë koh...
SPANJE - Barcelona mbrëmë luajti ndeshjen e fundit ndaj Mallorcas (3-0). Perdja e ‘Camp Nou’-t të vjetër është ...
ANGLI - Nuk është hera e parë dhe as e dyta që Harry Kane lidhet me Real Madridin. Skuadra bardhezi është po...
FRANCE - E dinim që nuk do të kishte shtrëngim duarsh mes Kostyukut dhe Sabalenkës, pasi ukrainasja kishte paralajmëruar se do ta inj...
FRANCE - Nën kontratë deri më 30 qershor 2025 me PSG-në, Kylian Mbappé dërgoi një mesazh të qartë për të...