27 Dhjetor 2024, 18:18
Nga DOSJA

ITALI - Momente frike të madhe në Bormio, për skiatorin alpin francez Cyprien Sarrazin, që iu desh të përballej me rënien e tmerrshme në Bormio, duke vënë në rrezik jetën...
30-vjeçari francez rrëshqiti gjatë provave të garës së zbritjes, të planifikuara për mëngjesin e së shtunës, 28 dhjetor, duke pësuar një hematomë subdurale në tru.
Pasi nënshkroi kohën më të mirë në stërvitjen e një dite më parë, skiatori nga Notre Dame des Millieres, po përsëriste veten, megjithatë në dalje të Salto di San Pietro humbi kontrollin e skive, duke u përplasur rëndë në dëborë.
Airbag-i, i detyrueshëm nga FIS, pas vdekjes së Matilde Lorenzit, u hap menjëherë, por edhe Sarrazin goditi kokën, duke humbur ndjenjat dhe duke përfunduar në rrjetat e sigurisë. Francezi është përmendur pak më pas, por ka qenë e nevojshme ndërhyrja e ambulances, e cila e ka transportuar në spitalin Sondalo për hetimet e nevojshme.
Pas një sërë analizash është shfaqur hematoma, e cila ka shtyrë mjekët ta shtrojnë atë në repartin e terapisë intensive neurologjike, ku siç njoftojnë nga Federata Franceze do të operohet në mbrëmje për të hequr hematomën.
Debati shpërtheu menjëherë në lidhje me përgatitjen e pistës, e cila u duk të ishte veçanërisht i vështirë për shkak të pranisë së akullit përgjatë rrugës. Skiatori francez Nils Allegre akuzoi organizatorët dhe në fund të testit ngriti alarmin në mikrofonat e Eurosport France: "Mendimi im është i qartë pas asaj që ndodhi: ata nuk dinë të përgatisin një pistë këtu. Kanë 40 vjet që përgatisin shpatet, por nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç gjërave të rrezikshme dhe nuk kanë aspak respekt për skiatorët, - shpjegoi bashkatdhetari i Sarrazit.
Përveç Sarrazinit, Italisë i është dashur të përballet edhe me aksidente në pistë për shkak të dëmtimit të rëndë që ka pësuar Pietro Zazzi. Atleti vendas goditi trupin e tij në një derë pranë Pian dell'Orso dhe përfundoi befas në tokë.
Gjithashtu i transportuar në spitalin e Valtellinës, Zazzi pësoi një frakturë të zhvendosur të tibisë dhe fibulës në këmbën e djathtë, duke i dhënë fund sezonit edhe falë operacionit të planifikuar për mëngjesin e së shtunës, 28 dhjetor në Milano.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Dhjetor 2024, 18:08
ITALI - AC Milan kujdes! Barcelona synon Rafa Leaon. Lajmi rilançohet nga mediat spanjole, të cilat e tregojnë sulmuesin portu...
Sport
27 Dhjetor 2024, 17:44
ITALI - Pavel Nedved është gati t'i rikthehet futbollit. Pas dorëheqjes si zv.president i Juventusit në vitin 2022, dhe pasi u l...
Sport
27 Dhjetor 2024, 17:29
SPANJE - Dhimbja e kyçit të këmbës dhe humbja e Kampionatit Evropian janë tashmë kujtime të këqija. Frankie de ...
Sport
27 Dhjetor 2024, 17:15
SPANJE - Gjyqtari i Gjykatës Tregtare numër 10 të Barcelonës, Ignacio Fernández de Senespleda, vendosi të refuzoj...
Sport
27 Dhjetor 2024, 17:02
TURQI - José Mourinho u largua nga Turqia para Krishtlindjeve, por jo për të pushuar. “Special One”, në fakt, iu në...
Sport
27 Dhjetor 2024, 16:44
SPANJE - Lamine Yamal tashmë është rikthyer në stërvitje me Barcelonën, për të rifilluar procesin e rikuperi...
Sport
27 Dhjetor 2024, 16:30
SPANJE - Në intervistën e dhënë për Esquire, Dani Carvajal ka trajtuar fusha të ndryshme, duke folur edhe pë...
Sport
27 Dhjetor 2024, 16:12
SPANJE - Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës që fitoi dhe bindi në Kampionatin e fundit Evropian në Gjermani, ende nuk ka arritur marr&e...
Sport
25 Dhjetor 2024, 09:00
ANGLI - “Manchester City do të luftojë për të hyrë në ‘Top 4’ të Premier League”. Nëse kjo "pr...
Sport
25 Dhjetor 2024, 08:30
ITALI - "Theo, i cili ka punuar mirë, duhet të presë të kthehet." Pas fitores në Verona, ndërsa tha se sot titullar ësht&eu...