LIVE UPDATES
Sport

Afron ndeshja Serbi-Shqipëri, rriten tensionet, Federata Serbe nuk do të shesë asnjë biletë!

Federata Serbe e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj duke vendosur sigurinë përpara gjithçkaje, ata nuk do të shesin asnjë biletë edhe pse kanë mundësju që të kenë rreth 6000 të pranishëm në këtë stadium dhe ndeshje për të cilën kanë marrë një dënim me kusht.

3 Tetor 2025, 17:26 Nga DOSJA
Afron ndeshja Serbi-Shqipëri, rriten tensionet, Federata Serbe nuk do

SERBI - Në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor, Federata Serbe e Futbollit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët e saj duke vendosur sigurinë përpara gjithçkaje, ata nuk do të shesin asnjë biletë edhe pse kanë mundësju që të kenë rreth 6000 të pranishëm në këtë stadium dhe ndeshje për të cilën kanë marrë një dënim me kusht.

Deklarata e Plotë e Federatës Serbe të Futbollit

“Në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, konsultimet me UEFA-n dhe, mbi të gjitha, përvojën e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, dhe për shkak të kësaj ekipi ynë mbeti jashtë Europianit, Komiteti për Çështje Urgjente i FSS-së mori vendimin se për duelin e ardhshëm midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili do të luhet më 11 tetor në stadiumin 'Dubočica' në Leskovc, nuk do të ketë bileta në shitje.

Pjesëmarrja në tribuna do të sigurohet me shpërndarjen e biletave për komunitetin e futbollit përmes shpërndarjes nga zyrat rajonale të Federatës së Futbollit tek klubet, studentët e shkollave të futbollit dhe prindërit e tyre, organizatat profesionale dhe shoqatat e futbollit, sponsorët zyrtarë dhe të ftuarit e FSS-së, përfaqësuesit e akredituar të medias, si dhe ekipet mjekësore dhe të tjera grupe të nevojshme për zhvillimin e ndeshjes.

Hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe me inspektimin e një dokumenti identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, në përputhje të plotë me standardet më të larta të sigurisë. I kujtojmë publikut se në tetor 2014, ndeshja midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u ndërpre, gjë që çoi në pasoja të rënda për ekipin tonë kombëtar, përfshirë humbjen e kualifikimit në Kampionatin Evropian 2016 në Francë.

Pikërisht për këtë arsye, Federata e Futbollit e Serbisë, së bashku me UEFA-n, FIFA-n dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar sigurinë maksimale dhe zhvillimin e rregullt të ndeshjes.

Ju kujtojmë se dueli midis Serbisë dhe Shqipërisë u shpall nga të gjitha institucionet kompetente - FIFA, Ministria e Brendshme e Republikës së Serbisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë - si një ndeshje me rrezikun më të lartë të sigurisë. Sidomos për këtë rast, FIFA po dërgon deri në dy oficerë sigurie në Leskovac, dhe nuk do të ketë tifozë miq në tribuna, në përputhje me udhëzimet e sigurisë dhe me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje.

“Federata e Futbollit e Serbisë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që me sjelljen e tyre të kontribuojnë në një mjedis të drejtë dhe sportiv, në mënyrë që kombëtarja serbe të ketë kushtet për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në fushë ”, thuhet në njoftimin e FSS-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni