LIVE UPDATES
Sport

15 faktet që duhet t’i dini para finales: Liverpool vs Real Madrid

Numrat dhe statistikat më interesante, të grumbulluara nga OPTA që mund të ju ndihmojnë për ndeshjen finale të Champions League.

28 Maj 2022, 07:01 Nga DOSJA
15 faktet që duhet t’i dini para finales: Liverpool vs Real Madrid

1- Rregulli ‘Merengues’: Ky do të jetë takimi i nëntë mes Liverpoolit dhe Real Madridit në Champions League. Pasi fituan tre të parat mes viteve 1981 dhe 2009, “Reds” nuk kanë mundur të fitojnë pesë ndeshjet e fundit ndaj ‘los blancos’ (1D 4D), përfshirë edhe humbjen në finalen e 2018-ës.

2- Finalja e tretë: Liverpool dhe Real Madrid do të takohen për herë të tretë në finalen e Champions League, finalja më e përsëritur në historinë e kompeticionit. Liverpool fitoi të parën në 1981 (1-0) përpara se Real Madrid të mposhtte skuadrën e Jürgen Klopp 3-1 në 2018.

3- Shkuarja për vendin e shtatë: Liverpool po kërkon të fitojë kupën e shtatë të Champions League në historinë e tij. Me një fitore në Paris do të barazohet me Milanin (shtatë), të dy, të dytët pas Real Madridit (13), si klubet më të suksesshme në kontinent.

4- “Mbreti” i Europës: Real Madrid mund të fitojë Champions League për herë të 14-t, duke patur dy herë më shumë trofe se çdo rival tjetër në histori (Milan me shtatë). ‘Los blancos’ kanë ngritur kupën shtatë herët e fundit që kanë qenë në finale. Në fakt, humbja e tyre e fundit në një finale erdhi kundër Liverpoolit në vitin 1981, një ndeshje e luajtur gjithashtu në Paris dhe e vendosur nga goli fitues i Alan Kenedit.

5- Klopp, një e treta e suksesit: Real Madrid është skuadra me të cilën Jürgen Klopp është përballur më së shumti herë në Champions League (9), duke fituar tre nga këto përplasje (2D, 4D). Në mesin e skuadrave, kundër të cilave ka luajtur të paktën tre ndeshje, ai është kundër asaj me përqindjen më të keqe të fitores (33%).

6- Ancelotti, më i suksesshmi: Italiani dëshiron të fitojë Champions League për herë të katërt, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kompeticionit (pas atij që arriti në 2002/03 dhe 2006/07 me Milan dhe 2013/14 me Real Madrid). Ancelotti ka fituar titullin në tre nga katër finalet e tij të mëparshme të Champions League, vetëm duke dështuar kundër Liverpoolit në 2004/05 me Milan (humbje 3-2 në penallti).

7- Siguria mbrojtëse: Liverpool është skuadra në Champions League këtë sezon që ka lejuar sekuencat më të pakta prej 10 pasimesh të pandërprera për ndeshje (4.1). Për më tepër, vetëm Ajax (7.4), i cili u eliminua në raundin e 16-të, ka lejuar më pak kalime të kundërshtarit në pozicion mbrojtës se Liverpooli këtë sezon (8.5).

8- Dyshja kryesore Salah-Klopp: Sulmuesi i Liverpool ka shënuar 33 gola nën drejtimin e Klopp në Champions League. Vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë gola me të njëjtin trajner në historinë e kompeticionit: Lionel Messi me Pep Guardiolën (43), Ruud Van Nistelrooy me Alex Ferguson (35) dhe Thierry Henry me Arsene Wenger (35).

9- Vjetërsia është një diplomë: Real Madrid ka pesë lojtarë në ekipin e tij me të paktën 100 paraqitje në Champions League (Karim Benzema, Toni Kroos, Luka Modric, Marcelo dhe David Álaba). Mund të bëhet skuadra e parë që nis në një finale me të paktën katër futbollistë, që kanë arritur 100 ndeshje në kompeticion. Rekordi qëndron në tre lojtarë, kur vetë Real Madridi e nisi Cristiano Ronaldon, Karim Benzema dhe Sergio Ramos në finalen e 2018-ës.

10- Klubi i ‘Top-50’ ndeshjeve: Jordan Henderson mund të luajë ndeshjen e tij të 50-të në Champions League për Liverpoolin (ai aktualisht ka 49) dhe do t'i bashkohej Jamie Carragher (80), Steven Gerrard (73) dhe Phil Neal (57), si lojtarët e vetëm anglezë që kanë arritur 50 ndeshjet për "The Reds" në Champions League.

11- Benzema, eksperti i golave: Sulmuesi i Real Madridit, i cili do të jetë 34 vjeç e 160 ditë në ditën e ndeshjes, mund të bëhet lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një finale të Champions League, pas Paolo Maldinit me Milan në 2005 (36 vjeç e 333 ditë edhe kundër Liverpoolit). Benzema hapi rezultatin në një fitore 3-1 herën e fundit që u takuan në finalen e kompeticionit, më 2018.

12- Salah pikë referimi: Që nga fillimi i sezonit 2017/18, Mohamed Salah ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 11 asistime për Liverpoolin në Champions League. Vetëm Robert Lewandowski (55) dhe Kylian Mbappé (47) kanë marrë pjesë në më shumë gola se egjiptiani. Në këtë periudhë, Salah është një nga vetëm dy lojtarët me të paktën 30 gola dhe të paktën 10 asistime në kompeticion, së bashku me Lionel Messin.

13- Rekordet e golave: Karim Benzema kanë shënuar 15 gola për Real Madridin në Champions League këtë sezon, ai është dy më pak se rekordi për gola në Champions League (17 Cristiano Ronaldon në 2013/14). Nëse ai shënon në këtë ndeshje, Benzema do të bëhej gjithashtu golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e këtij kompeticioni (ai aktualisht është i barabartë me Robert Lewandowski me 86 gola) dhe do të ishte vetëm pas Cristiano Ronaldos (140) dhe Lionel Messit (125).

14- Alexander-Arnold, i ri në moshë: Lojtari i Liverpool mund të luajë finalen e tretë të Champions League. Në moshën 23 vjeç e 233 ditë, në finalen e këtij viti, ai do të ishte lojtari i dytë më i ri në historinë e kompeticionit që do të shfaqej në tre finale pas Alessandro Del Piero në 1998 (23 vjeç e 192 ditë), duke lënë prapa Thomas Muller (23 vjeç e 254 ditë).

15- Vinícius ndjek hapat e Messit: Braziliani ka marrë pjesë në Champions League këtë sezon me tre gola dhe gjashtë asistime. Lojtari i fundit i Amerikës së Jugut, që mori pjesë me të paktën 10 tregues pozitivë në një sezon të vetëm, 21 vjeç e poshtë, ishte Lionel Messi në sezonin 2008/09 (nëntë gola dhe pesë asistime).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje