LIVE UPDATES
Sport

10 ditë nga ndeshja ëndërr e play-off-it, Shqipëria në “kazanin” e Varshavës! Hapet dyert e stadiumi për "hooliganët" polakë…

Detyra e Sylvinhos për në Varshavë bëhet dyfish më e vështirë. Ai nuk duhet të përgatisë thjesht një plan taktik, por një mburojë psikologjike…

17 Mars 2026, 17:46 Nga DOSJA
10 ditë nga ndeshja ëndërr e play-off-it, Shqipëria në

Nga Endi Tufa

TIRANE - Kanë mbetur saktësisht 10 ditë nga momenti kur Kombëtarja shqiptare do të zbresë në tapetin e gjelbër të “PGE Narodowy” në Varshavë. Nuk është thjesht një ndeshje futbolli; është një “finale” e mirëfilltë play-off-i që e ndan Shqipërinë nga ëndrra më e madhe e një kualifikimi historik në Kupën e Botës. Por, teksa dita afron, ekuacionet po ndryshojnë me shpejtësi, si në infermierinë kuqezi, ashtu edhe në shkallët e stadiumit polak.

Gjendja e skuadrës kuqezi: Goditja në sulm dhe busulla në mesfushë

Në këtë pikë të sezonit, gjendja fizike është faktori deçiziv, dhe fundjava që lamë pas nuk ishte aspak bujare me Sylvinhon. Goditja më e rëndë erdhi me dëmtimin e Rey Manajt. Mungesa e tij e konfirmuar i heq Kombëtares një pikë referimi thelbësore, një “pykë” që di të mbajë topin dhe të tërheqë mbrojtësit kundërshtarë.

Ndërkohë, lajmi tjetër nga sulmi mbetet me dritëhije: Armando Broja u rikthye në fushë vetëm për pak minuta pas dëmtimit muskulor. Shpërthimet e tij fizike janë ekzaktësisht ajo që na duhet kundër mbrojtësve të rëndë polakë, por a mund të përballojë ai intensitetin e një beteje 90-minutëshe, apo do të përdoret si një “armë sekrete” nga stoli?

Në mesfushë Kristjan Asllani është një lojtarë që mbeti gjithmonë në kërkim të minutave sa në një skuadër në tjetrën dhe tashmë në Turqi tek Beshiktashi po përpiqet të njëjtën gjë, pa qenë ai që pritej. Në krah të tij, Ylber Ramadani mbetet “mushkëria” e ekipit, por stafi mjekësor duhet të monitorojë me kujdes ngarkesën e tij për të shmangur të papritura të minutës së fundit.

Në mbrojtje kapiteni Berat Gjimshiti mbetet një garanci absolute, me formë të qëndrueshme. Megjithatë, mungesa e thellësisë në disa pozicione dhe luhatjet e fundit fizike të elementëve si Ardian Ismajli kërkojnë vëmendje maksimale, për të mos folur për krahët ku nga njëra anë Hysaj asnjë minut këtë vit, do të përpiqet të mbulojë këtë gjë me eksperiencën e tij të madhe me kuqezinjtë, por në këtë ndeshje nuk mjafton thjesht dëshira.

Pakti i rrezikshëm: Varshava kthehet në një “kazan” ekstremistësh

Nëse betejat në fushë janë të vështira, ajo jashtë saj ka marrë një kthesë të paprecedentë. Federata Polake e Futbollit (PZPN) ka bërë një lëvizje dëshpërimi dhe force njëkohësisht duke ka hapur dyert e stadiumit dhe për grupime ultrasish dhe “hooliganësh” nga të gjitha klubet e saj.

Në terma historikë, ky është një rikthim dramatik. Pas më shumë se një dekade përpjekjesh (që nga masat e ashpra para Euro 2012) për t’i mbajtur “hooliganët” dhe grupimet radikale larg ndeshjeve të Kombëtares duke favorizuar një tifozëri më familjare, rëndësia jetike e këtij play-off-i ka bërë që Federata të bëjë një pakt me “djallin”.

Këto grupime, që kanë një famë të errët dhe të frikshme në të gjithë Evropën për dhunën dhe koreografitë intimiduese, janë thirrur me një mision të vetëm: të kthejnë “PGE Narodowy” në një ferr për shqiptarët dhe të shtyjnë përpara ekipin e tyre. 

Nuk është rastësi që UEFA dhe policia polake e kanë klasifikuar menjëherë këtë përballje si një “ndeshje me rrezikshmëri të lartë” (high-risk match). Prania e këtyre fraksioneve synon të thyejë psikologjikisht lojtarët tanë ende pa nisur loja.

Dilemat e Sylvinhos: Si t’i përgjigjemi presionit?

Përballë këtij skenari, detyra e Sylvinhos bëhet dyfish më e vështirë. Ai nuk duhet të përgatisë thjesht një plan taktik, por një mburojë psikologjike. Lista e trajnerit brazilian pritet t’i qëndrojë besnike thelbit që na solli deri këtu, por humbja e Manajt e detyron të rishikojë strategjinë ofensive.

Mund të shohim një rreshtim më pragmatik, për të thithur presionin fillestar të polakëve dhe zhurmën e rreth 60 mijë tifozëve jo miqësorë, duke u mbështetur te këmbët e shpejta të Jasir Asanit, Seferit/Bajramit apo Muçit, për tranzicionet e shpejta.

Taktikisht, formula ka qenë gjithmonë e qartë: bllok i ngushtë, disiplinë defensive dhe shpejtësi në kundërsulm. Ndaj Polonisë në Varshavë, para 55.100 tifozëve vendas, kjo nuk është vetëm opsion, është mënyra e vetme realiste për të konkurruar.

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet