Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trajneri i Manchester Cityt është kritikuar ashpër në Angli për mënyrën se si e ka trajtuar Cherkin. Ja detajet.
ANGLI - Trajneri më i mirë në botë e ka gjetur veten në bankën e të akuzuarve. Humbja e rëndë 3-0 e Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit të riorganizuar, ka shkaktuar polemika në shtypin anglez mbi zgjedhjet taktike të Pep Guardiolës.
Pika kryesore e debatit është përjashtimi i Rayan Cherkit në ndeshjen e parë, një lojtar i talentuar i marrë nga Lyon këtë verë. Ai u la jashtë nga formacioni titullar në favor të talenteve si Savinho dhe Semenyo. Në prag të ndeshjes vendimtare të kthimit në stadiumin Etihad, rasti i mesfushorit sulmues francez po e nxeh Anglinë.
Obsesioni me ekuilibrin
Trajneri katalanas, i akuzuar se ia ka komplikuar jetën pa nevojë në momente kyçe, iu përgjigj kritikave duke mbrojtur vendimet e tij. Lidhur me Cherkin, i cili është lënë në stol për tre ndeshjet e fundit, Pep ishte kategorik:
"Është çështje ekuilibri. Me Erlingun, Cherkin dhe Jeremy Dokun në fushë, jemi të pabalancuar. Kemi nevojë për stabilitet. Më pëlqen të luaj me Rayanin; ndikimi i tij është i pabesueshëm, por ai nuk ka të njëjtin ritëm si Antoine Semenyo ose Nico O'Reilly kur sulmon zonën. Po kërkoj mënyrën më të mirë për të siguruar qëndrueshmëri për ekipin."
Shifrat e ish-lojtarit të Lyonit…
Megjithatë, shifrat e 22-vjeçarit flasin vetë: 9 gola dhe 10 asiste në 39 paraqitje këtë sezon. Mjaftueshme për të nxitur tabloidët si Daily Mail të kërkojnë me ngulm rolin e tij si titullar. "Pep Guardiola duhet t'i japë fund përdorimit të çuditshëm të Rayan Cherkit.
Ai ka një ndikim shkatërrues në hapësirat e rrezikshme rreth Haaland. Talenti i francezit është i pamohueshëm dhe kjo është koha e përkryer për ta lançuar atë", shkruante me bujë gazeta britanike, duke theksuar se si loja sulmuese e "Citizens" ka ndryshuar rrënjësisht me të në fushë.
Tronditja kundër Hammers…
Demonstrimi praktik u bë gjatë fundjavës kundër West Hamit. Pasi hyri në fushë në minutën e 60-të, Cherki ndezi dritat, duke i shërbyer menjëherë një top të artë Haaland dhe duke qenë pranë shënimit. Ndërkohë, vetë lojtari nuk po shkakton polemika dhe shpjegoi lidhjen e tij me trajnerin për France Football:
"Ai mund të jetë më i ashpër se trajnerët e tjerë, por i do të gjithë lojtarët. Kemi një marrëdhënie të mirë, qeshim dhe flasim shpesh. Ai është i ashpër me mua, por edhe unë jam i ashpër me të, dhe kjo është e rëndësishme ."
A do të jetë e mjaftueshme kjo për të bindur Guardiolën ta aktivizojë atë si titullar kundër Real Madridit? E gjithë Anglia shpreson kështu.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Një pikë kthese e madhe për të ardhmen e Barcelonës: Blaugranët janë gati të sigurojnë kontratën&nb...
BRAZIL - Përzgjedhjet e bëra nga Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, për ndeshjet miqësore kundër Francës dh...
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina ITALI - Fokusi i Italisë është te ndeshjet eliminatore n&eum...
ITALI - Numrat nuk përputhen dhe nuk është vetëm çështje golash. Rafa Leao dhe AC Milan nuk kanë qenë kurr...
ITALI - Një grabitje ndodhi gjatë natës në shtëpinë e futbollistit të Romës, Neil El Aynaoui, në zon&eu...
NORVEGJI - Bode, për disa anomalia e futbollit evropian, për të tjerë sistemi... Nuk është më një mrekulli, ai realish...
IRAN - Të gjithë mezi prisnim vitin e Kupës së Botës, por politika bëri që tre muaj para fillimit të Kupës së...
TURQI - Gjyqtarja e re turke e futbollit, Elif Kararslan, po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale për shkak të formave t&eum...
Luis Enriques (majtas) dhe Roberto Moreno FRANCE - Gjashtë vjet pas ngjarjeve, Robert Moreno ende nuk e ka kapërcyer shkarkimin e tij nga stafi i...
ZVICER - Të martën, 17 mars, do të përcaktohen katër skuadrat e para që kualifikohen në fazën çerekfinale t&eum...