Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHKODER – Prej ditësh te Vllaznia po flitet vetëm për largime lojtarësh. Me gjasa do të jenë pesë lojtarë që do t’i japin lamtumirën shkodranëve gjatë janarit. Sidorenko, Mandiangu, Lekaj dhe Ramadani dhe Isufi do të largohen nga Vllaznia, pa pritur fundin e sezonit.
Por kjo, nuk i shqetëson drejtuesit e skuadrës shkodrane. Këtë e qartëson sponsori Alban Xhaferi, teksa shprehet: “Ne nuk do të mbajmë peng asnjë lojtar. Nëse ata kanë oferta më të mira dhe nëse ne nuk i krijojmë hapësirën e duhur të aktivizimit te Vllaznia, do të mundohemi t’i krijojmë lehtësirat e duhura për të luajtur me skuadrat e tjera. Sa i takon ofertave në adresë të këtyre lojtarëve, në fakt unë nuk jam në dijeni të tyre dhe nuk kam asnjë informacion as nga vetë lojtarët. Thjesht kam lexuar në media në lidhje me këtë gjë”.
Sponsori Xhaferi ka rrëfyer edhe një prej mënyrave se si do të zëvendësohen këta lojtarë që do të largohen: “Nëse ka lojtarë që do të largohen, kuptohet që ne jemi në fazën e marrjes së lojtarëve. Të mos harrojmë gjithashtu se ne kemi një grup lojtarësh të talentuar tek ekipit U-21, ai U-19, por madje edhe tek U-17, ashtu siç ishte rasti i ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër, kur ishte grumbulluar me ekipin e parë edhe Nikaj, një futbollisti i ekipit U-19,”- ka deklaruar sponsori Alban Xhaferi për “Shkodra Sport”.
Ndërkohë, mësohet se Vllaznisë do të zbresë në fushën e stërvitjes më 5 janar, për t’u përgatitur për ndeshjen që do të zhvillojnë ndaj Teutës. Në radhët e shkodranëve do të jenë edhe mbrojtësi Abdurraman Fangaj dhe mesfushori Elvir Maloku, të cilët i kanë lënë pas dëmtimet dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për Vllazninë.

B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILANO-“Çfarë vlere i jap kësaj fitoreje? Lojtarët u përgjigjën mirë në fushë”. Këto janë fjalët e para të Antonio Contes pas fitores së Interit ndaj Cro...
PORTUGALI – Në ndeshjen e grupin F, ndërmjet Alvercas dhe Uniao de Almeirit, në kampionatin e kategorisë së tretë në Portugali, futbollisti brazilian i Al...
TORINO– Juventus do të presë skuadrën e Udineses për ndeshjen e parë të vitit 2021. Torinezët do të kërkojnë me patjetër të rikthehen te suksesi pas humbj...
ITALI- Kanë përfunduar 7 sfidat e Serie A për javën e 15-të të kampionatit ku ranë në sy rezultate interesante. Roma nuk gabon në shtëpi përballë Sampdorias duk...
MILANO– Viti 2021 nis mbarë për Interin që ia del të fitojë ndaj Crotones me shifrat e thella 6-2. Fillmisht nisi sfida malore për zikaltërit të cilët e p...
ITALI – Ish-gjyqtari i njohur italian Pierluixhi Kollina e mbylli vitin 2020 me një çmim të veçantë. Ai u përzgjodh nga komuniteti i futbollit, në...
SPANJE – Ylli argjentinas Leo Mesi, sot në trasfertën ndaj Hueskas, do të zhvillojë ndeshjen e tij jubilare të 500-të në LaLiga me fanellën e Barcelonës. Sukses...
SPANJE – Disa ditë më parë, mbrojtësi britanik Kieran Tripier u pezullua për 10 javë nga Federata Angleze e Futbollit për shkeljen e rregullave në lidhje me bas...
SPANJE – Një lajm i keq për kampin “blaugrana” në këtë fillim viti. Mediat spanjolle raportojnë, se skuadra e Barcelonës dhe trajneri Ronald Koeman do të duhet ...
SPANJË– Barazimi javën e kaluar ndaj Elches është vetëm një kujtim i largët për Real Madrid, që në ndeshjen e sotme ka mposhtur Celta Vigon me shifra...