LIVE UPDATES
Politike

Spiropali i jep jehonë Murrizit: Basha ka tani çelësat e kashtës, ngeli vetëm Myslymi…

23 Shkurt 2019, 14:45 Nga DOSJA
Spiropali i jep jehonë Murrizit: Basha ka tani çelësat e

TIRANË– Një ditë pasi përjashtimit nga Partia Demokratike të Myslim Murrizit, dhe deklaratës së tij se opozita u nis të rrëzonte Ramën por rrëzoi Murrizin, ka ardhur një tjetër reagim nga qeveria.

Zëdhënësja e Qeverisë, njëherazi ministre për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali në një reagim në rrjetet sociale thotë se PD është katandisur në ditë të hallit.

Spiropali shkon më tej kur thotë se ky është fundi i një force politike që drejtohet nga një i marrë dhe se Lulzim Bashës i kanë ngelur në dorë vetëm “çelësat e kashtës”.

Reagimi i plotë:
Dje, kolegu Myslym Murrizi e përmblodhi në një fjali të gjithë thelbin e logoresë së ish-kolegëve opozitarë: U nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua!

Për të vajtuar me kujë e për të qeshur me lot, ky teatër i madh dëshpërimi nga pafuqia për të fituar zgjedhjet e radhës dhe frikë nga pjella e mallkuar e reformës në drejtësi, prokuroria speciale antikorrupsion!

E cila pasi u del ne ëndërr qyshse u detyruan të votojnë reformën, u është bërë hije tani që i erdhi ora te lindë prej vërteti.

Dëshpërimi e frika, e nxorrën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin tonë kundershtar. Pasi bëri vertikalen dhe horizontalen, për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve te shkuara, Lulzim Basha s’kishte më asnjë mundësi të justifikonte atë të zgjedhjeve që vijnë.

Kjo bashkë me plakun vizëhequr, që jep shpirt po nga zakoni i vjetër i zjarrvënësit dorë nuk heq, u bënë shkopi dhe baruti i shkrepses që dogji partinë qe solli parlamentarizmin ne Shqipëri.

Dhe si për talljen e madhe te universit, zjarrit të deputetëve të djegur i shpëtoi një deputet i vetëm, të cilin deri dje e njihnin zgjedhësit e tij në Lushnjë dhe kontributorët e partisë demokratike, ndërsa sot është në sytë e tërë shqiptarëve mishërimi më kuptimplotë i të vërtetës së kësaj tragjikomedie politike.

E cila luhet në emër të popullit, po është vënë në skenë nga ata që këtij populli i kanë bërë qindin kur kanë pasur pushtetin dhe i kanë dendur me baltë sytë e veshët, kur e kanë humbur atë.

Patjetër që nuk është një e mirë për demokracinë e për parlamentarizmin arratia e plakut me djalin dhe krushqit e kunatit nga detyra e deputetit. Por jo vetem s’është fundi i botës, po mund të jetë mundësia e madhe e pastrimit të politikës nga kasta e një partie që lindi si alternativa demokratike e Shqipërisë dhe sot vjen vërdallë si fantazma e rrëmujës dhe shkatërrimit të Shqipërisë.

Sidoqoftë është vetëm një fantazëm, e cila i bën dëm imazhit të vendit me kërcënimet e vërdallosjet e saj, po nuk e merr dot më peng vendin. U bën dëm atyre që jetojnë me punë e që duan qetësi, jo tym e rrëmujë, po nuk i kthen dot më në kohën e mbylljes së qepenave nga rënia e ligjit. U bën dëm familjeve pa dallim bindjesh e simpatish politike, që mbi çdo parti e mbi çdo gjë tjetër, duan sigurinë, po përtej sekëlldisë që i krijojnë njeriut normal çjerrjet e plakut anormal, të djalit antinormal dhe të shoqes paranormale, s’ka shans për kthim mbrapa.

Lulzim Basha vendosi të hidhej në humnerën e tradhëtisë së votuesve të PD, duke marrë me vete tërë partinë për të justifikuar humbjen e radhës e ruajtur çelësat e kashtës! Saliu i dha të shtyrën e fundit me shpresën e dëshpëruar se duke bërë kurban partinë, do të ndalë drejtësinë të vijë drejt tij dhe atyre rrotull e poshtë tij! Monika u vajti pas megjithë shansin për të gjithë, duke shpresuar se këtë ekzil në humnerë e shkroi një dorë hyjnore nga qielli dhe jo dora e plakut të marrë. I cili nënshkroi tamam në 20 shkurt, plot 28 vjet nga shembja e shtatores se Enverit, ikjen e bustit të tij uroj pa kthim nga skena e kuvendit te Shqipërisë.

I vetmi që mbeti, është Myslym Murrizi. Si për të mos lënë askënd të dyshojë se e gjithe kjo nuk është drama e Shqipërisë apo e shqiptarëve, po tragjikomedia e një force të shterruar moralisht e mendërisht, që s’mund të kishte fund më të denjë se ky, në kthetrat e një të marri të marrë fund.

Deklarata e Spiropalit vjen pas vendimit të tij kundër djegies së mandateve. Që prej dy ditësh, deputetët e opozitës kanë firmosur djegien e mandateve dhe parlamenti ka ngelur vetëm me mazhorancë, por Murrizi nuk e pranoi vendimin e opozitës së bashkuar e për pasojë, u përjashtua nga PD.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar zgjedhjet e parakohshme, dhe ka ofruar vetëm dialog për opozitën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites elisa spiropali lulzim basha myslim murrizi shkarkimi i murrizit djegia e mandateve te opozites elisa spiropali lulzim basha myslim murrizi shkarkimi i murrizit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale