Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur në selinë blu këtë pasdite ka miratuar rezolutën për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. Në shkresën e zyrtarizuar, PD-ja mandatuar Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike që të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë. Në rezolutë thuhet se në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave, krijohen kushtet për konsensus për votimin e Presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita, atëherë mandatohen përfaqësuesit e Partisë Demokratike që bashkarisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare, të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta.
“Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e Partisë Socialiste, apo të siguruara pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike dhe nenin 4 të Rregullores së Grupit Parlamentar, siguron zbatimin e qëndrimit politik të Partisë Demokratike të përcaktuar në këtë rezolutë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhur nga vendimet e organeve përfaqësuese të Partisë Demokratike, nuk përfaqesojnë Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së Presidentit,”- thuhet në rezolutë duke përjashtuar çdo kandidaturë që mund të propozohet nga Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij.
Nga ana tjetër, sot u zgjodh edhe Kreu i Këshillit Kombëtar ka nisur. Kandidatë ishin vetëm dy, Edi Paloka dhe Eleina Qirici, por garën e fitoi i pari me 132 vota. Në mbledhjen e zhvilluar sot kanë munguar 36 deputetë, përfshirë edhe Ina Zhupën e cila zgjodhi t’i bashkohej Kuvendit të 30 prillit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kasëm Mahmutaj, deputeti të cilit i sekuestroi pasurinë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zgjodhi të futej në mbledhje. Të pranishme ishin edhe Rudina Hajdari e Jozefina Topalli që u pa të futej në selinë blu me size dielli.
Në fjalën e saj, Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Rudina Hajdari tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga Partia Demokratike asnjëherë më, edhe nëse do ta përjashtonin nga kjo parti, sërish. Ndërsa deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se zgjedhja e Presidenit do të bëhet me votën e grupit parlamntar të PD-s, duke shtuar se Komisioni i Rithemelimit do të mandatojë përfaqësuesit për gjetjen e një konsensusi me partitë e tjera opozitare.
Ditën e djeshme, me ftesë të Enkelejd Alibeajt, u mblodh grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Në mbledhjen e cila nisi në orën 17:00, u paraqitën vetëm 19 deputetë demokratë. Deputeti Ervin Salianji u shpreh se ajo nuk mund të quhej as mbledhje grupi pasi nuk përmbushte kuorumin. Alibeaj tha se në total PD-ja ka 36 anëtarë e se 22 deputetë ishin më se mjaftueshëm për të mbledhur grupin. Alibeaj vendosi që të paraqesë një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar ne sistemin energjetik.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Rivalë por miq! Paloka nxjerr foton me Qiricin: I dha dinjitet garës
VIDEO- Si numërohen votat tek Këshilli Kombëtar i PD: Futja 300 aty
FOTO/ Partia Demokratike nxjerr rezultatet, sa votuan në KK, numrat për kandidatët
Paloka flet si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD: Nuk pati bojkot, vendimi për nesër
LAJM I FUNDIT/ Edi Paloka zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të PD
Lista/ Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, më të shumtët e deputetëve e bojkotojnë
Lista/ Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, më të shumtët e deputetëve e bojkotojnë
Shpërthen Rudina Hajdari: Edhe nëse më përjashtojnë sërish nuk iki nga PD-ja
FOTO/ Momenti kur voton Berisha për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së
Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së
Rithemelimi mandaton negociatorët, Bylykbashi: Zgjedhja e Presidentit ka rëndësi
Asnjë votë kundër, miratohet rezoluta për procesin e zgjedhjes së Presidentit
GJKKO i sekuestroi pasurinë, Kasëm Mahmutaj i bashkohet Këshillit Kombëtar të PD-së
Mbledhja e Këshillit të PD, Bujar Kapexhiu prezanton: Do kalojmë në sukses
Mbledhja e Këshillit të PD-së,203 të pranishëm,plotësohet kuorumi për zgjedhjen e kryetarit
FOTO/ Pas disa vitesh mungesë, rikthehet Jozefina Topalli në selinë e PD-së
EMRAT/ Kush janë kandidatët për Kreun e Këshillit Kombëtar të PD
(A.B)/DOSJA.AL
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– Ish-prokurori Edmond Karriqi i cili ishte dënuar me dy vite burg për korrupsion është liruar sot nga qelia. Mësohet se Karriqi do ta kalojë m...
TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali shkruan se nuk e njeh rezolutën e miratuar sot nga Partia Demokratike. Në një postim në Facebook, Spiropali shprehe...
TIRANË– Një raport i fundit ka zbuluar se si mijëra punonjës shëndetësorë (mjekë dhe infermierë) ikën në Gjermani në vitin 2020, ndërsa kryeministri ...
Nga Fatjon GjinajKur kishte kaluar nga çarçafi te lidhësja e këpucës, pastaj tek një lidhëse në kapuçin e trikos që mbante veshur, e kur nj...
VATIKAN- Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri Bujar Spahiu ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Vatikan me Papa Franceskun ku në qendër të bisedimeve ...
TIRANË– Votat u numëruan tek Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, por një episod i filmuar nga kamerat në selinë blu po bën xhiron e rrjetit. I g...
KAVAJË- Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Kavajës për problemin e zonjës Alma Teferiçi, edukatore në kopshtin nr.1 ose të quajtur kopshti “...
TROPOJË– Dy turiste tuniziane kanë humbur rrugën këtë pasdite në Valbonë të Tropojës. Mësohet se bëhet fjalë për dy gra të moshës 41 dhe 46 vje&ccedi...
LUSHNJE- Një 81-vjeçar nga Lushnja ka humbur kontaktet me familjarët e tij më 19 prill. Mësohet se Xhavit Muça vuan nga skleroza dhe se kohët e fu...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të garuar për postin e Kryetarit të Partisë Demkratike në zgjedhjet...