LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi ‘bombë’ i djalit të Brahos për Dakon: Xhuxhi 339 drejton ende Durrësin

8 Nëntor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Denoncimi ‘bombë’ i djalit të Brahos për Dakon:

TIRANË– Djali i socialistit Spartak Braho, Arbri Braho, i cili është nënkryetar i Bashkisë Durrës ka denoncuar publikisht ish-kryebashkiakun e qytetit bregdetar, Vangjush Dako. Në një status të publikuar në WhatsApp, Braho e quan Dakon, ‘xhuxhi 339’ referuar përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë. Në mesazhin e publikuar, Braho shton se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit.

Përmbajtja e mesazhit: O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëe të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s;keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lkët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti jo se isha pjesë e ju hajdutëve, por se me vinte zor mua që vidhnit ju.

Në një prononcim për “Task Force” në Syri TV, djali i Spartak Braho i përforcoi këto akuza kur shtoi se ai po trajtohet si një roje dere në Bashkinë e Durrësit e pret t’i hedhin ndonjë kothere, pasi vendimet vijon t’i marrë Dako. Braho shton se një vizitë në Durrës do të mjaftonte për të parë situatën në atë qytet, që sipas tij të bënë të kuptosh se tërmeti tragjik i 26 nëntorit e ka shkundur vendin dy ditë më parë, e jo dy vite siç edhe ka ndodhur në të vërtetë. Teksa denoncon Dakon, Braho nuk shqetësohet edhe nëse do ta heqin nga puna. Operacionin e SPAK për autoshkallën, ai e konsideron subjektiv pasi thekson se aty ka pasur korrupsion, por e vërteta nuk ka dalë ende në shesh.

Intervista e Brahos:

Arbri Braho: Gjeta këtë mënyrë komunikimi pas një bisede që pata në rrugë me ish-drejtuesin e Bashkisë Durrës, është një mesazh drejtuar një xhuxhi të 339. Vetë mesazhi është i qartë, ia kam drejtuar atij dhe njerëzve e organeve që duhet të merren në këtë punë.

Sonila Meço: Ndikimi i ish-kryebashkiakut vijon të jetë i fuqishëm në menaxhimin e fondeve publike të Bashkisë Durrës?

Arbri Braho: Po, po….

Sonila Meço: Edhe me të gjithë emrat që kanë ardhur pas largimit të tij?

Arbri Braho: Nuk është shkëputur asnjëherë.

Sonila Meço: Ju flisni për vjedhje pafund, që nga lekët e stilolapsave…

Arbri Braho: Mjafton të vini në Durrës që të shikoni se situata në Durrës vijon të jetë sikur tërmeti ka rënë pardje. Nuk i referohem vetëm periudhës pas tërmetit, njerëzit janë të lodhur, s’e kanë pasur mundësinë të shprehin mllefin e inatin. Pika që derdhi vazon ishin disa arrestime për atë autoshkallën e famshme. E vërteta duhet të dalë në shesh, jo sikur ka pasur një korrupsion nga stafi i bashkisë, aty ka histori korrupsioni për një vlerë qesharake që diksuh e ka marrë. Por në fakt, arrestimet e SPAK nuk kanë qenë objektive, por subjektive

Sonila Meço: Pra lënda ku mund të vepronte SPAK është e bollshme

Arbri Braho: Jo e bollshme, por nuk do të ishte angzhuar vetëm SPAK

Sonila Meço: Si arrin të qëndrosh në një post në një vend ku thua që ndodh kjo gjë

Arbri Braho: Unë justifikoj atë rrogën që marr në fund të muajit, u shërbej njerëzve. Mund edhe të më heqin , nuk është çudi dhe po të më heqin, por unë njihem si ata njerëz që di të punoj.

Sonila Meço: Keni pasur presione?

Arbri Braho: Nëse presione konsideroni takimet e organizuara nga kryetarja, lënia pa punë e ose mosshpërndarja drejt e detyrave, atëherë po ka presione. Unë jam në një moshë aktive, kam nevojë të punoj dhe t’i shërbej qytetit, nuk mund të rri si roje dhe të pres kur të më hedhin një kothere.

Sonila Meço: Durrësi është ende me kryetar të komanduar sepse nuk janë zhvilluar zgjedhje

Poli Hoxha: Të falenderoj për guximin sepse jeni dhe brenda llojit, denoncimi juaj është me shumë vlerë, unë doja t’ju pyesja, ashtu siç e përshkruani ju zotin Dako, është jo thjesht një hajdut, por koka. Unë kam shkruar për tre mandate të zotit Dako, ju e thatë hajdeni shikojeni sikur ka rënë tërmeti dje. E dimë që sa herë bie shi, i dyti pas Tiranës përmbytet Durrësi. Këtu bëhet fjalë për një individ apo për një grup?

Arbri Braho: Më besoni që më dhemb që të flas kështu për një person që është pjesë e një force politike që është edhe familja ime. Jam pjesë e Partisë Sociliste para se të jetë Dako e banda që i vjen mbrapas. Kjo është një lloj arrogance, nuk i duan njerëzit që punojnë, njerëzit që fasin. jemi në rolin me bletën mbretëreshë, të gjithë punojnë për të mbajtur Dakon në fuqi, jam kundër kësaj. 

Katriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, Artan Taho, Riza Sulaj, Albion Bushi, Lulzime Rami dhe Elona Rami u vunë në pranga pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020. Kompania fituese “R & R GROUP sh.p.k.” me pronare Elona Rama dhe administratore Lulzime Rami është themeluar në 2008 në Tiranë, ofroi 66 milionë lekë për të blerë automjetin, edhe pse nuk kishte eksperiencën e nevojshme. Tenderi mban firmën e kryebashkiakes në detyrë, Emirajana Sako.

Denoncime ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako ka patur ehde më herët, por nga Opozita. Konkretisht, kryedemokrati Lulzim Basha nga Kuvendi, në seancën plenare të 7 tetorit të këtij viti ka denoncuar zhvendosjen e një shkolle në Durrës, në truallin e të cilës deklaroi se do të ndërtohet një qendër tregtare. Basha tha se me anë të kësaj qendre tregtare do të pastrohen paratë, duke përmendur këtu emrin e Ardian Çelës, i cili drejtoi dhe fushatën e Partisë Socialiste në Durrës dhe atë të Dakos, ish-kryebashkakut të Durrësit.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni