LIVE UPDATES
Politike

‘Skënderbe e Zeus’/ Adhurimi i socialistëve ndaj Ramës, shqetësime për “kultin e individit”

1 Prill 2022, 18:54 Nga DOSJA
‘Skënderbe e Zeus’/ Adhurimi i socialistëve ndaj

Në fillim të muajit mars, në median online, qarkulloi një deklaratë e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ku ajo shprehej se kryeministri Edi Rama ishte në rrugën e duhur për t’u bërë si Zeusi – zoti i qiellit në mitologjinë e lashtë greke.

“Zoti Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do e perifrazoja nuk është akoma Zeusi, por është në rrugën e duhur, pasi përveç pjesës që ai ka në staf dhe në qeveri është edhe opozita me qëndrimet e ditëpasditshme, është duke dhënë dhe ajo kontributin e vet që me pas një Zeus” – citohet Bilali, në një fjali komplekse dhe logjikisht të trazuar.

Pas publikimit të deklaratës, ministrja sqaroi se ky pohim ishte bërë në vitin 2017, kohë kur ajo militonte në radhët e shoqërisë civile. Shpjegimi nuk e pengoi krahasimin e pazakontë të bëhej viral, për shkak të ngjashmërisë së pohimit të Bilalit me të tjera deklarata mitizuese nga socialistët për liderin e tyre. Këto deklarata, sipas ekspertëve, kanë krijuar ndër vite një narrativë komunikimi me publikun që duket se përpiqet të ndërtojë “kultin e individit” – një fenomen që i ka rrënjët në kulturën e regjimeve autoritare.

Edhe pse epitetet dhe krahasimet që vartësit politik i bëjnë Ramës janë hiperbolizuese, vetë kryeministrit i pëlqen t’i përdorë në kontekste të ndryshme. Gara e elozheve ndaj Ramës u hap në vitin 2017 nga Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila e krahasoi shefin e saj socialist me heroin tonë kombëtar Skënderbeun – i shpallur nga Papa si ‘Atelet i Krishtit’.

Deklarata e Spiropalit u pasua nga vlerësime të ngjashme të deputetëve dhe ministrave socialistë. Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi madje i veshi Ramës veti mbinjerëzore gjatë një komunikimi për problemet e pronësisë me fermerët në jug të vendit.

“Katrahurën që është bërë me pronësinë në këtë vend nuk ka tokësor që ta zgjidhi, përveç Edi Ramës…”– tha ai.

Ndërsa një tjetër ministre socialiste, Milva Ekonomi, duke shprehur admirimin e saj për shefin, e cilësoi atë një markë ndërkombëtare.

“Unë shumë shpesh mendoj që nëse ka një ‘brand’ aktual Shqipëria përtej kufirit, unë mendoj që brandi që ka Shqipëria sot quhet Edi Rama”– u shpreh Ekonomi në një takim me studentë në Universitetin Europian të Tiranës disa vite më parë.

“Në çdo takim ndërkombëtar që kemi shkuar, nga diskutimet që bën, tezat që ngre për diskutim, të bën shumë përshtypje, sepse është nga ata njerëzit që globin e ka te koka” – shtoi ajo.

Gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjedhjet parlamentare – para se të dorëhiqej nga politika, edhe Gramoz Ruçi iu bashkua kësaj narrative duke e cilësuar Ramën lider të pakonkurrueshëm.

“Nuk ka konkurrent tjetër, është ai i pari e janë shumë vende bosh” – deklaroi Ruçi, i cili nuk njihet si një orator i hollë.

Adhurimi semantik për vetitë e lidershipit të Ramës shkon përtej Kuvendit dhe kabinetit qeveritar.

“Është ndjerë dora e Edi Ramës, si dora e Zotit”– deklaroi kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019.

Kolegu i tij nga Tepelena, Tërmet Peçi, i drejtohej Ramës gjatë takimeve publike si “komandant”, duke bërë një analogji të dukshme me ish-diktatorin Enver Hoxha – Komandant i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ekspertët e shohin me habi këtë fenomen që sipas tyre mbart ngjashmëri me të shkuarën autoritare të vendit por edhe elementë të komunikimit modern politik.

Për eksperten e komunikimit, Edlira Gjoni, thurja e lavdeve dhe krahasimet publike me figura apo simbole të admiruara, janë baza e ngritjes së kultit të individit në politikë.

“Vjen e trishtë e gjitha kjo përpjekje masive e ministreve për të ushqyer në publik figurën e idhullit, imazhin e heroit e atë të liderit që triumfon, edhe pse sulmohet nga të gjithë”– u shpreh ajo.

Për Ermal Hasimen, ekspert i Shkencave Politike dhe Komunikimit, glorifikimi i liderit politik nga mbështetësit nuk është një proces i padëgjuar për politikën bashkëkohore.

“Qendërzimi i vëmendjes së individit në politikën bashkëkohore është pjesë e një procesi normal thjeshtëzimi në minimumin e nevojshëm të komunikimit dhe përfaqësimit” -shpjegoi ai.

Sipas Hasimes, këto qëndrime janë më tepër për konsum të brendshëm brenda partisë dhe për aq sa i drejtohen publikut synojnë më tepër zgjedhësin e majtë. Ai e sheh këtë fenomen gjithashtu të lidhur me traditën popullore të sjelljes ndaj figurave politike në Shqipëri.

“Udhëheqësit e partive kryesore në Shqipëri kanë këngë në emrin e tyre, të bëra jo nga ministra por nga mbështetës të tyre të thjeshtë”– theksoi ai.

Me mentalitetin shoqëror dhe mungesën e emancipimit politik e lidh këtë fenomen edhe Skënder Minxhozi, analist i politikës, sipas të cilit, krahasimet që i bëhen Ramës nga socialistët janë komike dhe nuk duhen marrë seriozisht.

“I pari që tallet e ironizon me këtë gjë është vetë Rama” – tha Minxhozi duke shtuar se “kemi të bëjmë me një deformim social që e tejkalon këtë rast konkret”.

“Mesa duket duhet edhe shumë kohë që ne shqiptarët të demistifikojmë drejtuesit e vendit dhe ky është një proces emancipimi që do të marrë kohë”– shtoi ai.

Edhe për Gjonin këto deklarata janë në kufijtë e qesharakes, pasi ngjajnë me metodat primitive të propagandës së kohës së diktaturës.

“Ndryshe nga ajo kohë kur mezi kishte radio për të dëgjuar liderët, sot gjithkush i sheh, i dëgjon, i verifikon ato që thotë lideri, ndaj edhe përpjekjet e ministrave për ta bërë Ramën Skënderbe e Zeus, tingëllojnë dëshpërimisht qesharake” – gjykoi ajo.

Trashëgimia nga diktatura

Shqipëria si një vend ish-komunist ka vuajtur nga “kulti i individit”, ku udhëheqësi nëpërmjet propagandës kishte krijuar një imazh të idealizuar të vetes, ndërsa ushtronte të gjitha pushtetet dhe kontrollonte jetën e qytetarëve.

Profesor Daniel Ursprung, studiues i sistemeve dikatoriale, ngre shqetësimin për rolin që luan media në krijimin e kultit të individit në vendet me të shkuar komuniste.

Kurrë nuk duhet lënë një lider që të bëhet shumë i fuqishëm. Duhet ushtruar parimi i demokracisë “check and balance” – kontroll dhe ekuilibër. Nuk ka një person apo një institucion të vetëm që të ketë të gjitha pushtetet. Përkundrazi, në demokraci pushtetet nuk i ushtron një njeri i vetëm dhe as një institucion i vetëm. Është shumë i rëndësishëm roli i shoqërisë civile dhe i medias për të vëzhguar se çfarë po bën qeveria, për të kritikuar në kuptimin pozitiv të fjalës kultin e individit. Pikërisht ky ështe mësimi i madh që jep e kaluara” – shprehet Ursprung për radion Deutche Welle.

Sipas Gjonit narrativa e kultit të individit është shumë e rrezikshme në shekullin e XXI. Sipas saj, pikërisht në këtë drejtim, PS-ja në pushtet po përdor teknika që nuk janë aspak demokratike.

“Socialistët përdorin ende teknikat e masmedias, propagandës, gënjeshtrave – pa ua bërë syri tërr, lajmet e rreme, spektaklet, koncertet masive, keqpërdorimin e artit, frikës, të pseudo-dashurisë e kujdesit për njerëzit e për popullin”– tha ajo.

Të gjithë këto teknika të specialistëve socialistë janë metoda që përdoren nga vende si tonat – me vetëm një parti, pa opozitë, me shtet të dominuar nga partia në pushtet, jo nga ligji në fuqi, me tipare totalitarizmi e autokracie”- shtoi Gjoni.

Hasimja thekson se për shqiptarët krijimi i kultit të individit është një dukuri më e hershme se koha e komunizmit.

“Duket sikur vërtetohet ai kompleksi i famshëm i Edipit përmes këtij roli të babait si model i plotfuqisë dhe njëkohësisht babait të urryer që duhet përmbysur”– shpjegoi ai.

Hasimja nënvizoi se në komunizëm kulti i individit mbështetej te frika nga udhëheqësi, ndërsa në ditët e sotme, kulti i individit i shërben më tepër ngjitjes së shkallëve në karrierë. Ai theksoi se ka një dallim kryesor mes imazhit të udhëheqësit në një demokraci normale dhe imazhit të tij në “pothuajse-demokracinë” shqiptare.

“Në Perëndim udhëheqësi përpiqet të duket kryesisht si ‘njëri nga ne’ duke shfaqur aftësi më të arrira se njeriu i zakonshëm, ndërsa në Shqipëri udhëheqësi përpiqet të portretizohet si dikush i jashtëzakonshëm, që herë pas herë i lejon vetes të duket si ‘njëri nga ne’”- tha ai.

Sipas Hasime, kjo kontradiktë me Perëndimin vjen kryesisht nga fakti se udhëheqësi ka një pushtet të jashtëzakonshëm mbi jetën e individit në Shqipëri.

“Shpesh udhëheqësi mund të ndërhyjë për një vend pune a një favor tjetër të ngjashëm që i ndryshon jetën votuesit individual” – tha ai.

“Në një demokraci normale kjo është e pamundur dhe votuesi individual angazhohet për shkak të bindjeve e jo për përfitime personale”- përfundoi Hasimja.

Ndërsa Minxhozi e sheh narrativën që prodhon kultin e individit si një fenomen pa kohë dhe pa sistem ideologjik.

“Natyrisht komunizmi prodhoi një kult individi të skajshëm tek figura e Enver Hoxhës dhe byroistëve të tjerë të kohës, por në përgjithësi gjykoj se servilizmi dhe fetishizimi janë fenomene që i tejkalojnë periudhat e caktuara historike”- tha ai.

Sipas Minxhozit, më shumë sesa e rrezikshme, narrativa e socialistëve tregon “papjekuri dhe mosdalje nga cikli i tranzicionit dhe i demokracisë hibride”. Minxhozi mendon se ky është një fenomen që dëshmon “nevojën urgjente për rotacionin dhe freskimin e elitës politike në vend”.

Marrë nga BIRN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete