LIVE UPDATES
Politike

Skandali i përdorimit të të dhënave personale, Plarent Ndreca: Nuk është hata, e bën çdo parti

13 Prill 2021, 08:53 Nga DOSJA
Skandali i përdorimit të të dhënave personale, Plarent

TIRANË– Kandidati për deputet i PS për Tiranën, Plarent Ndrecaj foli në “ABC” për përdorimin e database shtetërore të E-Albania për fushatë.

I pyetur nga gazetarja Jonida Shehu nëse është shkelur ligji, Ndrecaj tha se në asnjë rast nuk ka pasur përdorim të paligjshëm të të dhënave dhe sipas tij të dhënat përdoren nga çdo parti politike serioze.

Ai gjithashtu tha se të dhënat personale përdoren për të bërë projeksionin e fushatës, ndërsa theksoi së janë të dhëna që merren nga strukturat dhe mbështetësit e PS-së.

“Informacioni që është në database të PS janë ato të dhëna që janë dhënë nga mbështetësit tanë. Unë nuk shoh ndonjë hata. Si çdo parti të dhënat i marrim në kontakt të drejtpërdrejtë. Çdo anëtar i PS ka kontakt me çdo individ dhe jep informacion mbi preferencat politike të personave që njeh”, tha Ndrecaj.

Pjesë nga intervista në studio:

Pyetje: Keni informacion se kush janë votuesit e kundërshtarëve?

Ndrecaj: Sigurisht që kemi. Kemi aq sa njohje kanë strukturat tona.

Pyetje: Si përdoret informacioni?

Ndrecaj: Numrat e telefonit janë për kontakt me strukturat tona, por informacioni mbi preferencat politike na jep mundësinë se si ne të luajmë në fushatë.

Pytetje: Ka terren për të shkelur vijon ligjore apo morale?

Ndrecaj: Ky nuk është presion, është fushatë që bën çdo parti për të bindur ata që votojnë. Këtë informacion e ka çdo parti politike serioze.

Pyejte: Është e ligjshme?

Ndrecaj: Informacion mbi votuesin, mbi qasjen e një pjesë të qytetarëve, e theksoj se çdo parti serioze ka informacion mjaftueshëm për votuesin.

Pyetje: Presidenti Ilir Meta i është drejtuar SPAK?

Ndrecaj: Skandalet e presidentit janë të përditshme dhe nuk besoj se është personi i duhur për tu marrë seriozisht.

Gjatë bisedës në studio ai gjithashtu theksoi se fushata në Tiranë është drejt përfundimit dhe se mbështetja për PS ka qenë gjithmonë.

“Mbështetja për PS ka qenë aty, besoj që terreni ka qenë i yni dhe qytetarët janë shumë të qartë mbi dallimin që ne kemi dhe punët ne bëjmë”, tha ai.

Pyetje: Çfarë ju premtoni qytetarëve kur shkoni bëni takime?

Ndrecaj: Ne nuk kemi premtime individuale, për shkak se jemi në fushatë kombëtare. Ne jemi në zgjedhje për të zgjedhur legjislativin dhe më pas qeverinë. Sigurisht që ka nuanca ku ka nevojë për ndërhyrje strukturore…

Në  këtë bisedë Ndrecaj nuk la pa theksuar se pavarësisht dy fatkeqësive natyrore, qeveria po ia del të rikuperojë dëmet në kohë rekord.

“Menaxhimi i pandemisë ka qenë një menaxhim fantastik dhe këtë e thonë shifrat. Ne kemi arritur të menaxhojmë shërbimin spitalor nuk kaloi kolaps, kemi arritur të mbajmë ekonominë të padëmtuar”, u shpreh Ndrecaj.

Marrë nga Abcnews

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike plarent ndreca plarent ndreca

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës