LIVE UPDATES
Politike

“S’ka zgjedhje më 30 qershor”, Spiropali-Berishës: Mbyll pusetën që po qelb vendin

24 Maj 2019, 15:42 Nga DOSJA
“S’ka zgjedhje më 30 qershor”, Spiropali-Berishës:

TIRANË– Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se nuk do të ketë zgjedhje më datë 30 qershor është shprehur se me këtë gjë ish-kryeministri u ka treguar shqiptarëve që duhet mbyllur puseta që sipas saj ka qelbur vendin për 30 vite.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se nuk duhet lejuar që anormaliteti I Berishës të trajtohet si normalitet.

Ajo thekson më tej se ndërkohë që kryeministri Edi Rama po bën thirrje me letra publike për dialog, sipas Spiroaplit, ‘Saliu dhe të paudhët e tij u bien të njëjtave daulle lufte frontale’.

Reagimi i plotë

“Mbrëmë shqiptarët panë fytyrën e degradimit më të skajshëm të politikës së 30 vjeteve dhe dëgjuan gojën më të shqyer të asaj politike! Ish-President i Republikes, ish-kryeministër i Shqipërisë, ish kryetar i Partisë Demokratike për cerek shekulli dhe lider sot e gjithë ditën i opozitës me histerike që Shqipëria ka njohur, Sali Berisha mbrëmë u tregoi shqiptarëve më mirë se sa çdo ta bënim të gjithë ne, pse në 30 qershor duhet mbyllur njëherë e mirë puseta që ka qelbur politikën shqiptare për 30 vjet me radhë; pse nuk duhet të lejohet në asnjë mënyre që Kushtetuta të bëhet lodra e partive politike; pse nuk duhet te pranohet në asnjë mënyrë që anormaliteti i mëndjes se Sali Berishës të vazhdojë të trajtohet si normalitet, në emër të mirëkuptimit me ata që s’duan të kuptojnë!

Pa pikën e turpit dje dhe sot, një deklaratë shtypi e një grupi njerëzish vullnetmirë në partine simotër të PD-së në CDU/CSU, që duan të ndihmojnë Shqipërinë, keqpërdoret si vendim i parlamentit gjerman për të shtyrë datën e zgjedhjeve!

Ndërkohë që ata miq të Shqipërise dhe partnere politike të PD, kryfjalën e tyre e kanë prej ditësh dialog pa kushte dhe ndërkohë që kryeministri ka tre ditë rresht që publikon me shkrim, ftesën për Dialog pa Kushte, Saliu dhe të paudhët e tij u bien të njëjtave daulle lufte frontale, duke bërë sikur ajo kryefjalë nuk ekziston!

Që këta janë tallur me shqiptarët sa kanë dashur dhe kanë bërë rëndom si kanë dashur me Shqipërinë, kjo dihet! Por që sot sharra e tyre ka ngecur përfundimisht në gozhdë dhe o duhet ta braktisin sharrën bashkë me politikën e shantazhit e të dhunës, o s’ka asnjë të ardhme për ta, ketë mesa duket do ta marrin vesh tamam tamam vetëm në 30 qershor!

Koha për Dialog po mbaron dhe fushata e zgjedhjeve është pak ditë larg. Si të duan! Ne jemi edhe për pak ditë në dispozicion të dialogut. Ndërsa kush nuk e ka kuptuar akoma pse duhen bërë zgjedhjet në 30 qershor, le të rishohë shfaqjen e marrosjes së Saliut mbrëmë!

Kush nuk e ka kuptuar akoma pse kjo betejë kundër zgjedhjeve, eshte ne thelb beteje e frikes se Lulzim Bashes nga humbja dhe beteje e frikës së Saliut e jo vetëm Saliut, nga drejtësia, le t’i kthehet logoresë pa autokontroll të të marrit që u shfaq mbrëmë në ekranet e shqiptarëve!

Kush nuk e ka kuptuar akoma qe 30 qershori eshte kthyer ne momentin qe ose mbyllet puseta e epidemive politike te 30 vjeteve, ose Shqiperia bie mbrapsht ne ate pusete perseri per kushedi sa vjet te tjera, le te shohe pa ze thjesht fytyren e Saliut mbreme!

Mbrëmë ai ishte sa Saliu, aq edhe Shqipëria që nuk duam më, politika që nuk duam më, sjellja publike që nuk duam më, komunikimi që nuk duam më, gjithckaja që nuk duam me në rrugën e Shqiperisë që duam.

Ah edhe diçka, kush ka frike se çoç do bëjë Luli me punonjësit e bashkive te PD-së dhe disa grupe ekstremistësh të dhunshëm në 30 qershor, le të shohe rrangallën e mbrëmshme, Saliun, që tanimë është thjesht lehësi i dalë mendsh qe veç bishtit te tij, s’kafshon dot asgjë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali sali berisha zgjedhjet lokale elisa spiropali sali berisha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës