LIVE UPDATES
Bota

Sjellja e Putinit, e pabalancuar apo e qëllimshme për të shfrytëzuar frikën e Perëndimit?

1 Mars 2022, 21:18 Nga DOSJA
Sjellja e Putinit, e pabalancuar apo e qëllimshme për të

UKRAINË- Për dy dekada, Vladimir Putini e ka paraqitur shpesh veten ndaj rivalëve të tij si i pamatur dhe impulsiv. Por vendimi tij për një sulm ndaj Ukrainës – dhe tani vënia e forcave bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë – i ka bërë disa në Perëndim të shtrojnë pyetjen nëse presidenti rus është bërë mendërisht i paqëndrueshëm.

Ditët e fundit, Putini ka folur në televizion për Ukrainën duke përsëritur teori konspirative rreth neo-nazizmit dhe agresionit perëndimor, ka kritikuar shefin e tij të inteligjencës përpara kamerave ndërsa ishte i ulur vetëm nga ana tjetër e një salle të Kremlinit. Tani, me sanksionet e Perëndimit që kërcënojnë të gjymtojnë ekonominë e rrënuar të Rusisë, Putini ka urdhëruar gjendjen më të lartë të gatishmërisë për armët bërthamore, duke fajësuar sanksionet dhe ato që ai i quajti “deklarata agresive kundër vendit tonë”.

Pasiguria rreth gjendjes së tij mendore shton një element tjetër në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Zyrtarët perëndimorë duhet të përballen me Putinin, pasi ata gjithashtu vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të kuptuar apo për të marrë parasysh pasojat kataklizmike – ose ndoshta po përdor qëllimisht dyshimet e kahershme për të. Një ndihmës i presidentit francez Emmanuel Macron, i cili foli me Putin të hënën, tha se lideri rus iu përgjigj zotit Macron “pa treguar irritim, apo emocion dhe në një mënyrë shumë të vendosur”.

“Mund të shohim se me gjendjen shpirtërore të Presidentit Putin, ekziston rreziku i përshkallëzimit” shtoi ndihmësi, i cili foli në kushte anonimi në përputhje me praktikën e presidencës franceze për bisedimet sensitive. “Ekziston rreziku i manipulimit nga Presidenti Putin për të justifikuar atë që është e pajustifikueshme”.

Udhëheqësit e huaj janë përpjekur prej kohësh të futen në kokën e Putinit dhe kanë gabuar. Edhe në këtë krizë Putini po tregon shumë nga të njëjtat tipare që ai ka shfaqur që kur u bë lider i Rusisë. Zoti Putin ka drejtuar operacione ushtarake ndaj vendeve fqinje, teori konspiracionit dhe gënjeshtra të qarta, dhe ka urdhëruar operacione të guximshme si ndërhyrja në dy zgjedhjet e kaluara presidenciale në SHBA.

Ai mori i vetëm vendime historike si aneksimi i gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, duke u konsultuar vetëm me rrethin e tij të ngushtë të veteranëve të KGB-së dhe duke i mbajtur të gjithë të tjerët në errësirë. Ai ka qenë prej kohësh i rrethuar nga ushtarakë që hezitojnë të rrezikojnë karrierën e tyre duke mos bërë as thirrje për kujdes, e lëre më të shprehin opinione të kundërta.

Ai gjithashtu ka folur për luftën bërthamore dhe dikur mendonte se një konflikt i tillë do të përfundonte me shkuarjen e rusëve “në parajsë si martirë”. Ekspertët thonë se Putini mund të përdorë spektrin e konfliktit bërthamor për të thyer mbështetjen në rritje për mbrojtjen e Ukrainës dhe për të detyruar lëshime. Komentet e tij të fundit sugjerojnë gjithashtu se sanksionet po funksionojnë.

“Duhet të dimë se kjo është një shenjë që tregon se ne po e prekim”, tha Jim Townsend, ish-zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes dhe një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane. “Thjesht duhet ta kemi parasysh këtë. Duhet të qëndrojmë të ftohtë”.

Zyrtarët amerikanë u alarmuan nga një ese prej 5000 fjalësh e botuar nën emrin e Putinit në korrik që argumentonte se rusët dhe ukrainasit janë një popull dhe fajësonte intrigat e huaja për çdo ndarje. Një zyrtar i administratës Biden, duke folur në kushte anonimiteti, tha se komuniteti i inteligjencës ishte i shqetësuar se Putini po vepronte me “emocion” dhe i nxitur nga mllefet e së shkuarës.

Kohët e fundit, presidenti Macron shkoi për t’u takuar me zotin zotin Putin dhe pati disa telefonata të gjata përpara sulmit. Një zyrtar i lartë në zyrën e presidentit Macron tha javën e kaluar se zoti Putin “nuk ishte më i njëjti”, ishte bërë “më i ngurtë, më i izoluar” dhe në thelb kishte kaluar në qasjen që po shohim tani.

Gjatë një darke pesë-orëshe mes dy liderëve, Putini kaloi më shumë kohë duke diskutuar për zgjerimin e NATO-s dhe revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë sesa duke diskutuar krizën e tanishme.

Vetëizolimi i perceptuar i Putinit u duk qartë në takimet e fundit zyrtare të transmetuara nga televizioni shtetëror. Ai u takua me udhëheqës të huaj dhe ndihmës të afërt duke qëndruar nga ana e kundërt e një tryeze të gjatë. Asnjë zyrtar rus që foli nuk dha një pikëpamje të kundërt.

“Ai nuk ka pasur aq shumë njerëz që kanë komunikuar drejtpërdrejt me të,” tha senatori Mark Warner, një demokrat nga Virxhinia që kryeson Komisionin e Senatit për Inteligjencën. “Pra, ne jemi të shqetësuar se ky individ i izoluar është bërë një megalloman për sa i përket nocionit të tij se është figura e vetme historike që mund të rindërtojë Rusinë e vjetër ose të rikrijojë nocionin e sferës sovjetike”.

Putini ka qenë prej kohësh i përkushtuar për të rikuperuar lavdinë e humbur, për të shtypur disidencën dhe për të mbajtur fqinjët nën orbitën e Moskës. Në vitin 2005, ai e quajti rënien e Bashkimit Sovjetik “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”. Rusia zhvilloi një luftë me Gjeorgjinë, ka aneksuar Krimenë e Ukrainës, ka mbështetur separatistët në Ukrainën lindore dhe në fillim të këtij viti dislokoi për një periudhë të shkurtër trupa për të ndihmuar në shuarjen e protestave në Kazakistan.

Zemërimi i tij publik ndaj sovranitetit të Ukrainës daton shumë vite më parë. Në vitin 2008, raportohet se ai i ka thënë Presidentit George W. Bush, “George, duhet të kuptosh që Ukraina nuk është as një vend”.

Një vit më parë, ai shfaqi zemërimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në një fjalim të rëndësishëm në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, duke goditur zgjerimin e aleancës drejt lindjes dhe duke sulmuar ndërhyrjen ushtarake amerikane jashtë vendit. SHBA-të ishin të zhytura në atë kohë në Luftën e Irakut, e nisur në bazë të pohimeve të rreme se Iraku kishte aftësi armësh bërthamore.

“Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar kufijtë e tyre kombëtarë në çdo mënyrë”, tha Putini. “Kjo është e dukshme në politikat ekonomike, politike, kulturore dhe arsimore që u imponon vendeve të tjera.”

Dy vjet më parë, presidenti Putin miratoi versionin e fundit të një politike ruse të parandalimit bërthamor që lejon përdorimin e armëve atomike në përgjigje të një sulmi bërthamor ose agresioni që përfshin armë konvencionale e që “kërcënon vetë ekzistencën e shtetit”.

Bashkëpunëtori i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, i cili shërbeu si president i vendit kur zoti Putini u zhvendos në postin e kryeministrit për shkak të kufizimeve të mandatit, tha në vitin 2019 se një lëvizje e Perëndimit për të shkëputur Rusinë nga sistemi financiar SWIFT do të përbënte një shpallje efektive të luftës – një sinjal se Kremlini mund t’i shohë sanksionet perëndimore si një kërcënim të barabartë me agresionin ushtarak. Sanksionet e shpallura ditët e fundit përfshijnë heqjen e bankave kryesore ruse nga sistemi SWIFT. Rubla ka rënë ndjeshëm që atëherë.

Në vitin 2018, Putini i tha një audience se Rusia nuk do të godiste e para në një konflikt bërthamor, por paralajmëroi për hakmarrje ndaj një sulmi të afërt të armikut, duke shtuar me një buzëqeshje: “Ne do të ishim viktima të agresionit dhe do të shkonim në parajsë si martirë. Dhe ata thjesht do të vdesin dhe nuk do të kenë as kohë të pendohen.”

James M. Acton, bashkëdrejtor i Programit të Politikës Bërthamore në organizatën “Carnegie Endowment for International Peace”, tha se ai nuk besonte se lufta bërthamore ishte e afërt, por kishte potencial real për përshkallëzim. Një mundësi tjetër ishte se Putini do të përdorte taktika gjithnjë e më brutale jo-bërthamore në Ukrainë.

Jeffrey Lewis, një ekspert i politikës bërthamore në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare në Middlebury, tha se nuk ishte i shqetësuar tani për tani për një përshkallëzim bërthamor. Por një rrezik i dërgimit të sinjaleve publike për armët bërthamore është se ato mund të jenë të vështira për t’u interpretuar, tha zoti Lewis, ashtu siç bota po përpiqet tani të kuptojë lëvizjet dhe synimet e fundit të Putinit.

“Ai është i izoluar dhe merr vendime të këqija dhe po humbet,” tha Lewis. “Dhe kjo është e rrezikshme.”

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir putini lufta ukraine-rusi vladimir putini

Sondazh

Poll
Bota 1 Mars 2022, 21:03

ANALIZA/ Kush është nazisti?

Regjimi i Vladimir Putin ka ndaluar mediat ruse që t’i referohen pushtimit të tij në Ukrainë si një “luftë”. Në vend të kësaj, ngjarja duhet të përshkruhet si “...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet