LIVE UPDATES
Aktualitet

Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Pse po shtohen rastet e infektimeve?

3 Shkurt 2021, 20:38 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Pse po shtohen rastet e infektimeve?

TIRANË– “Pasditeve shkoj të pi një koktej me miqtë e mi. Të gjithë shkojnë në lokal. Pse, çfarë ka?!” thotë duke nënqeshur Almendi, një i ri 22-vjeçar.

Siç tregon për Gazetën “Si”, ai dhe miqtë e tij i kanë të përditshme daljet deri në orën 22:00 pasi aq i lejon policia. Zona e tyre e preferuar përgjithësisht është “Astiri” pasi ka lokale ku shkojnë përgjithësisht të rinjtë dhe me muzikë të lartë. Sipas tij, të gjithë të rinjtë bëjnë të njëjtën gjë si ai, pasi mbarojnë studimet apo punën.

Po të gjithë dalin, pse mos të dalin. Çfarë të bëjnë, të rrinë në shtëpi të stresohen për virusin?!. Plus, me maska dalim në rrugë, me gjitha rregullat, nuk ka pse të bëhet kaq e madhe,” thotë Almendi…

Situata duket kaotike, ndërkohë që shifrat janë në rritje. Përgjatë dy javëve të fundit është vënë re një rritje e rasteve ditore të infektimeve por edhe të vdekjeve.

Por a ka ndikuar frekuentimi i kafeneve dhe restoranteve në rritjen e rasteve?
Për sa i përket frekuentimit të lokaleve dhe restoranteve, Epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegon se mbetet një faktor i rëndësishëm, por duke nisur që nga fillimi i vjeshtës dhe sot Shqipëria ka transmetim komunitar të nivelit më të lartë të mundshëm C4, që do të thotë se 70% e rasteve janë infektime brenda familjes.

“Është familja vatra kryesore, nuk është lokali dhe restoranti, këto janë të dyta. Pra lokali dihet që është vend risku, restoranti po ashtu, vendi punës po ashtu, por duhet të themi të vërtetën e plotë që mbeten vend risku, mundësisht duhet që të shmangen nga njerëzit, sidomos kur shohin norma jashtë sigurisë. Shumica dërrmuese e rasteve është brenda familjes dhe arrijmë t’i gjejmë vetëm me testim masiv,” shpjegon Alimehmeti.
Rritja e rasteve të përgjithshme

Gjithashtu një tjetër faktor real i rasteve të shtuar janë edhe testet e shpejta që kryhen në qendrat shëndetësore. Në konfidencialitet mjekët në qendrat shëndetësore 2, 6 dhe 9 i thanë Gazetës “Si” se janë shtuar personat që dalin pozitivë nga testi i shpejtë. Mjekët shpjegojnë se nga 40 teste që mund të realizojnë në një ditë, rreth 25 janë pozitive.

Një tregues ky i rëndësishëm për rritjen e rasteve dhe gjendjen epidemiologjike në vend.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegon se për sa u përket rritjes së rasteve në total, kemi një rritje, por duhet të kemi kujdes që të mos shohim raste totale sepse këto varen shumë nga numri i testeve që bëhen, por duhet të shohim përqindjen e testeve që dalin pozitive. Kjo përqindje është rritur përsëri nga gjysma e janarit dhe tani jemi nga 24 % në 28% e rasteve që dalin pozitive.

Ndërkaq shqetësimi i autoriteteve vihet re edhe në masat e shtuara. Në një vëzhgim të fundit të gazetës “Si” Polica Bashkiake dhe Inspektorët e Shëndetit Publik në Tiranë janë të shumtë në rrugë, ku këshillojnë dhe gjobisin qytetarët që nuk respektojnë rregullat, sidomos për mbajtjen e maskave. Sëfundmi autoritetet shëndetësore deklaruan se ka një rritje të incidencës së Covid-19 sidomos në moshat e reja.

Por epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegon për Gazetën “Si” se varet nga metodologjia e testimit që përdorim, sepse nëse do testojmë më shumë të rinj, patjetër që do të kemi më shumë të rinj.

“Pra ka shumë rëndësi të dimë si janë të shpërndara testet në grupmoshat të ndryshme. Në qoftë se janë të shpërndara uniforme në një situatë përgjithësuese atëherë mund të dalim në përfundim, por kjo nuk është ajo çka ndodh. Testet bëhen në varësi të klinikës, pra shkon pacienti dhe e kërkon, ne përdorim survejancë pasive në Shqipëri. Por kur bëhen shumë teste dhe shtohen testet shihet edhe më gjerë tek njerëz që nuk kanë shumë klinikë, por janë kontakte dhe atëherë gjen më shumë të rinj. Kjo është arsyeja kyçe pse ne shohim rritje. Kemi shtuar testet dhe shumë mirë që i kemi shtuar, kur të shtohen më shumë do të kemi më shumë,” shpjegon Alimehmeti.

Sipas tij, ne nuk kemi testuar më parë dhe nuk kemi gjetur, tani po testojmë dhe po gjejmë.

Faktorë të tjerë

Një tjetër faktor pse Shqipëria po përballet me një numër të lartë të rasteve si të infektuar ashtu edhe të shtruar, është edhe moti i ftohtë. Përgjithësisht janari ka qenë me stuhi të vazhdueshme të shiut edhe borës, temperaturat arritën deri në -15 gradë celsius në zona të ndryshme. Alimehmeti i shpjegoi Gazetës “Si” se Covid-19 është një virus respirator për të cilin dihet që rritet më shumë problematika gjatë muajve të dimrit.

“Në Shqipëri në muajin janar na erdhi dimri, nuk kishim një dimër të “vërtetë” në atë moment për të paktën për zonat e ulëta. Dimri do të ndikojë sepse favorizon virusin, duke i lënë mundësi të jetojë më shumë nëpër ambiente. E dyta, vetë temperatura e ftohtë ul imunitetin e njeriut dhe ajo që është shumë e rëndësishme, bën që njerëzit të qëndrojnë brenda. Ambiente të brendshme, detyrimisht më shumë kontakte me njëri-tjetrin dhe ajrosja nuk është e mundur aq sa është e mundur në ambiente të jashtme,” shpjegon eksperti.

Gjatë 24 orëve të fundit, është arritur një rekord i ri prej rasteve prej 942 personash të në 24 orë, ndërkohë edhe vetë autoritetet janë të shqetësuar për situatën. Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Ekspertëve, zëvendësministrja Mira Rakacolli shpjegoi se ka një rritje të rasteve tek moshat e reja, kryesisht tek grup moshat 15-24; 25-35 vjeç, të cilat dihet që janë grupmoshat që frekuentojnë më shumë ambientet e mbyllura. Ndër thirrjet e Shefes së Shërbimit të Spitalit Covid 1 Najada Çomo ishte se duhet patjetër që të respektohen masat sepse edhe në spitale ka një shtim të të shtruarve. Edhe sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës, referimet për shtrime nga 35 në ditë kanë arritur në 60-65 në ditë.

Ndërkaq, eksperti Alimehmeti i shpjegon Gazetës “Si” më tej se ka edhe pikëpyetje të tjera që qarkullojnë, si për shembull fakti që kudo në botë dhe në vendet e rajonit po qarkullojnë edhe variante të tjera të virusit, që lips nevojën për hulumtim më të detajuar në rastet e reja.

Marre nga: GazetaSI 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës