LIVE UPDATES
Aktualitet

SINJAL i qartë! Soreca: Arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta duhet të vazhdojnë

15 Shkurt 2022, 20:55 Nga DOSJA
SINJAL i qartë! Soreca: Arrestimet dhe dënimet e niveleve të

DW: Zoti Ambasador, parlamenti shqiptar votoi së fundi (10.02), shtyrjen e afateve të vetingut deri në vitin 2024. Në këndvështrimin tuaj, a është kjo shtyrje dështim apo sukses i reformës në drejtësi?

Soreca: Institucionet e vetingut kanë përmbyllur mbi 500 çështje të vetingut në shkallë të parë, përfshirë të gjitha dosjet me përparësi, nga një total prej 804 magjistratësh që i nënshtrohen vetingut. Më lejoni të kujtoj se procesi i vetingut konsiston në verifikimin e pasurive, formimit dhe kualifikimeve profesionale të të vlerësuarve. Në përgjithësi, më shumë se 60% e dosjeve të vetingut të përpunuara deri tani kanë rezultuar me shkarkime apo dorëheqje. Këto shifra flasin vetë dhe janë prova më e mirë se ky proces ishte absolutisht i nevojshëm. Zgjatja e mandatit të organeve të vetingut ishte e nevojshme për vazhdimin e rregullt të procesit të vetingut, një shtyllë kyçe e reformës në drejtësi. Kjo është konfirmuar nga opinioni i Komisionit të Venecias për këtë çështje.

Prandaj BE-ja mirëpriti miratimin me shumicë dërrmuese nga Kuvendi i Shqipërisë, më 10 shkurt 2022, të ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt pranimit në BE. Ky ishte një çast vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi dhe rrjedhimisht për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Tashmë është e rëndësishme që organet e vetingut të vazhdojnë punën e tyre me profesionalizmin dhe integritetin më të lartë për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit.

DW: Aktorë të ndryshëm të politikës shqiptare por edhe opinioni publik, vijojnë të jenë skeptikë kur vjen puna tek rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi dhe kanë kritika për ritmin e ngadaltë me të cilin po ecën kjo reformë. A është Bashkimi Europian i kënaqur me punën e bërë deri tani, si investitor i drejtpërdrejtë i kësaj reforme?

Soreca: BE-ja konsideron se reforma në drejtësi, e miratuar njëzëri nga parlamenti në korrik 2016, ka prodhuar në përgjithësi rezultate të mira, të cilat tani po bëhen të prekshme. Ndër rezultatet konkrete që ka sjellë reforma deri tani do të veçoja:

• Krijimin e institucioneve të pavarura plotësisht funksionale të drejtësisë – p.sh., Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) – të cilat po japin çdo ditë rezultate.

• Ka nisur procedimi penal ndaj një sërë ish-magjistratësh të shkarkuar nga vetingu, përfshirë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

• Ka pasur një rekord të përmirësuar të aseteve kriminale të sekuestruara dhe të konfiskuara.

• Ka pasur një numër në rritje të hetimeve të përbashkëta ndërkombëtare efektive dhe operacioneve policore që përfshijnë autoritetet shqiptare të zbatimit të ligjit. Kjo tregon qartë besimin në rritje që agjencitë e zbatimit të ligjit në vendet partnere kanë ndaj homologëve të tyre shqiptarë.

• Ka pasur disa arrestime të profilit të lartë nga SPAK.

• Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë po japin gjithashtu vendime të rëndësishme.

Më shumë se pesë vite reformë kanë treguar edhe kompleksitetin e saj. Për shembull, procesi i vetingut ka rezultuar mekanikisht me krijimin e mungesave në staf, të cilat e kanë ngadalësuar përkohësisht dhënien e drejtësisë. Por, ndërsa sigurisht duhen nxjerrë mësime, domosdoshmëria dhe legjitimiteti absolut i kësaj reforme në drejtësi është konfirmuar shumë herë, veçanërisht nga Komisioni i Venecias dhe nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të konsolidimit të reformës në drejtësi. Në këtë fazë fokusi duhet të jetë përfundimi i reformës në drejtësi dhe rritja e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të shohin qartë përmirësimet që ka sjellë reforma. Kjo do të kërkojë qëndrueshmëri, kompetencë dhe aftësi drejtuese nga autoritetet e reja dhe institucionet e drejtësisë. Votimi i javës së kaluar në parlament për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut është një tregues i fortë se ekziston një vullnet i fortë politik për të ecur përpara në këtë rrugë.

DW: Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi me 3,4 vite heqje lirie ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. A mendoni se ky është një vendim i mjaftueshëm?

Soreca: Ne nuk komentojmë mbi procedimet në vazhdim për raste individuale. Megjithatë, dua të theksoj se duke parë disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe të prokurorive, shohim një pavarësi më të fortë të gjyqësorit dhe ky është një lajm i mirë për konsolidimin e reformës në drejtësi.

DW: Kroacia, shtet i Ballkanit Perëndimor dhe i anëtarësuar në BE që nga 2013, vërtetoi se e mori seriozisht luftën kundër korrupsionit, prioritet kyç për të qenë pjesë e Unionit, duke vënë nën pranga ish-kryeministrin Sanader. A mendoni se do të ketë edhe në Shqipëri arrestime politikanësh të niveleve më të larta?

Soreca: Si pjesë e procesit të anëtarësimit, vendeve kandidate si Shqipëria u kërkohet të krijojnë një historik të besueshëm dhe të qëndrueshëm të hetimit dhe ndjekjes penale të rasteve të korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta, si dhe të sigurojnë sekuestrimin dhe konfiskimin e duhur të aseteve kriminale. Kjo kërkon përpjekje të mëdha dhe vullnet të qartë politik.

Në Shqipëri, vetingu i gjyqësorit dhe ngritja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po japin tashmë rezultatet e para të prekshme në luftën kundër korrupsionit. Kemi parë disa arrestime dhe dënime të nivelit të lartë në muajt e fundit. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë.

DW: Së fundmi edhe një pyetje për procesin e anëtarësimit. Kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare dhe a do të veçohet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së?

Soreca: Shqipëria ka përmbushur dhe vazhdon të përmbushë secilin prej kushteve për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Konkluzionet e Këshillit të miratuara nga shtetet tona anëtare në dhjetor 2021 i njohin këto arritje. BE-ja është e vendosur të ecë përpara me bisedimet e anëtarësimit dhe unë besoj se Konferenca e parë Ndërqeveritare do të mbahet këtë vit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Intervistoi Elona Elezi

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore luigi soreca luigi soreca

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale