Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Silva Bino e zhgënjyer: Maskat nuk kanë pasur efektin e pritshëm, s’dimë sa do zgjasë kjo pandemi
7 Dhjetor 2020, 18:38Nga DOSJA
TIRANË– Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh se masat e marra për mbajtjen e maskave nuk ka qenë shumë efektive. Në një intervistë për OraNeës, Bino e drejtoi përgjegjësinë tek qytetarët dhe tha se fakti që maskat nuk janë mbajtur siç duhet kanë bërë që mbajtje me detyrim e tyre, të mos japë efektin e dëshiruar.
E pyetur nëse kemi arritur imunitetin e tufës, Bino tha se gjendja ku jemi tregon qartë se nuk është arritur kjo gjë. Ajo shtoi gjithashtu se është krejtësisht e paqartë se kur mund të mbarojë periudha e pandemisë.
“Shqipëria nuk ka arritur imunitetin e tufës, ndaj jemi në këtë gjendje. Nuk është e qartë se sa zgjat Covidi. Asnjë sëmundje infektive nuk është zhdukur nga imuniteti i tufës. Në këtë rast duhet të respektohen masat si distanca sociale apo mbajtja e maskave. Maskat nuk kanë pasur efektin e pritshëm, se nuk janë mbajtur siç duhet. Mbajtja e tyre në gushë të mbron nga gjoba por jo nga covidi. Maska mbron të infektuarin dhe të tjerët. Është një përgjegjshmëri individuale,”- tha Bino ndër të tjera.
Maskat janë bërë prej muajsh të detyrueshme në Shqipëri, por pavarësisht kësaj të infektuarit sa vijën e shtohen bashkë me numrin e personave që humbasin betejën me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 17 viktima dhe 695 raste të reja. Ndërkohë në total, numri i jetëve të humbura ka shkuar në 922.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka treguar avantazhet dhe disavantazhet të testimit të shpejtë anti-gen për Covid-19.Në një intervistë për Faxweb, Al...
TIRANË– Një rritje e shtuar e numrit të personave të po kurohen në në katër spitalet Covid është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku aktualist...
TIRANË– Zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka deklaruar se vaksina anti-covid pas vitit të Ri pritet që nga momenti në moment të mbërrijë në...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me arrestimin e Indrit Taullait, ish-anëtar i Bandës së Durrësit që u vu në pranga një ditë më parë në ...
MAQEDONIA E VERIUT- Gazetari shqiptar Marin Mema është ndaluar nga Policia në Maqedoninë e Veriut. Vetë gazetari ka publikuar pamjet nga biseda me efektivët e M...
TIRANË– Që prej ditës së sotme ka nisur aplikimi i testeve të shpejta për Covid-19 në Shqipëri. Ndërkohë së fundmi, Kryeministri Rama ka publikuar një vide...
TIRANË– Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. E ftuar në studion e emisionit “Historia ime” në Tv K...
ITALI– policia italiane ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, që vinte nga Spanja në Torino të Italisë me autobus. Mediat e huaja bëjnë me di...
TIRANË– Mjeku Shpëtim Qyra, ka shpjeguar se si do të kryhet testimi i shpejtë në Shqipëri. Në një intervistë për Fax News, Qyra deklaroi se do të jenë mjek...