LIVE UPDATES
Bota

Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

8 Gusht 2020, 07:06 Nga DOSJA
Sigurimi i shtetit, lustracioni dhe shteti mafioz

“Lustracion! Ne kërkojmë përjashtimin e ish-anëtarëve të Partisë Komuniste Bullgare BKP, të agjentëve të ish-sigurimit të shtetit dhe të gjithë elitave të dikurshme komuniste nga politika dhe shoqëria!” Prej gati 30 ditësh vazhdojnë protestat kundër qeverisë bullgare. Tani thirrjet për „lustracion”, si kjo e organizatës “BOETZ”, bëhen gjithnjë e më të fuqishme. Edhe ish-kryetari i komisionit të dokumenteve të sigurimit në vitin 2001, Metodi Andreev, në një intervistë me “Radio Plovdiv” e vlerëson mungesën e lustracionit si shkak për “shtetin mafioz”.

Lustracion – çfarë është ky?

Lustracion (nga latinishtja lustrare, “bëj të ndritshëm” ose “pastroj”) nënkupton largimin sistematik nga funksionet zyrtare të personave të ngarkuar politikisht. Ka vetëm pak shembuj historikë për këtë: përjashtimi i ish-nazistëve nga funksionet në Gjermani pas 1945. apo ndalimi i vitit 1990 që anëtarët e policisë sekrete të RDGJ-së të mbanin funksione publike në Gjermaninë e ribashkuar. Me lustracionin de facto Gjermania përshkoi një rrugë të veçantë në vitet 1990– ndryshe nga shtetet e tjera të ish-bllokut lindor.

Lustracioni, dosjet dha arkivat

Parakusht për lustracionin është hapja e arkivave. Ajo që për një qytetar normal duket si një grumbull letrash të vjetra të pluhurosura, ka një fuqi të jashtëzakonshme shpërthyese: Këtu mund të gjenden dokumentacione mbi tortura, vrasje, spiunim, psiko-terror, plaçkitje, përvetësim, kontrabandë apo pastrim parash. Nuk ishte rastësi që të gjitha sigurimet e shteteve socialiste dhe partive komuniste në vitin 1989 nisën shkatërrimin e arkivave të tyre.

Në Berlin me 15 janar 1990 demonstruesit sulmuan qendrën e Stasi-t (Sigurimit të Shtetit) për të ruajtur pikërisht këto arkiva. Në Bullgari demonstruesit në vitin 1990 mësynë selinë e partisë BKP, ndërsa Sigurimi i Shtetit DS deri në verën e 1990-ës kishte shkatërruar gati 40% të arkivave. Jashtë Gjermanisë zgjati deri në dy zgjerimet e BE në Lindje, në 2004 dhe 2007, derisa gati të gjitha shtetet e mëparshme socialiste i hapën dosjet e ish-policive të tyre sekrete. Në Bullgari përpjekje të tilla kishin dështuar disa herë më parë.

Lidhja: Sigurimi i shtetit – Mafia – Korrupsioni

Po përse në Bullgari çështja e ish-kuadrove komuniste është kaq e ndjeshme edhe 30 vjet më vonë? Kjo pyetje vë në pah rolin e shumanshëm të shërbimit të fshehtë bullgar në periudhën e tranzicionit. Për ekspertë si Momçil Metodiev, studiues në Institutin për Historinë Bashkëkohore në Sofje, është e padiskutueshme që kuadrot dhe rrjetet e sigurimit shtetëror komunist janë çelësi i krijimit të “shtetit mafioz” modern. Përmes rrjeteve dhe lidhjeve të oficerëve të Sigurimit të Shtetit, zyrtarëve në parti dhe ekonomi, miliona e miliona pasuri të partisë dhe të shtetit u zhdukën në vitet e egra të tranzicionit politik pas 1990.

Sipas një informanti, shërbimi sekret sovjetik KGB në vitin 1980 numëronte në Bullgari mbi 1000 milionerë, që kishin arritur pushtet dhe pasuri përmes funksioneve të tyre shtetërore. Në vitet 1990-të numri u shtua. Në “valixhe të kuqe” thuhet, kryeministri Andrey Lukanov u ka shpërndarë miliona leva bullgare kuadrove të përzgjedhur të partisë dhe sigurimit të shtetit, për të ngritur firma, media, biznese, hotele, banka, apo siguracione. Paraja shtetërore u bë private, oficerët e sigurimit të shtetit dhe kuadrot e partisë morën ndihmën për periudhën e re. Kur rënia e komunizmit i detyroi shokët e vjetër të partisë dhe shërbimit sekret të hiqnin dorë pjesërisht nga pushteti politik i tyre, ata siguruan kështu ndikimin ekonomik dhe shoqëror.

Shqyrtimet e sotme të “Komisionit për dosjet” tregojnë një pamje të qartë sesi punonjës zyrtarë dhe jozyrtarë të Sigurimit të Shtetit përshkojnë politikën, ekonominë dhe shoqërinë bullgare. Kjo përkatësi simbolizon edhe pas më tepër se 30 vjetësh lidhjet e kuadrove komunistë, grupimeve, rrjeteve kriminale, korrupsionit, pasurimit dhe marrëveshjeve të prapadhomave.

Lustracion i dështuar në Bullgari

Ky cikël i errët nuk u ndërpre kurrë në Bullgari. Partia Socialiste Bullgare, e rizgjedhur në verën e vitit 1990, arriti të pengonte vazhdimisht kërkesat për hapjen e dosjeve dhe lustracionin. Edhe opozita dështoi: Në vitin 1997 dhe 2001 qeveria e Ivan Kostovit u përpoq të hapë arkivat dhe kryejë mbikqyrjet, por dështoi.

Tepër pikant ishte fakti se gjyqtarët kushtetues, që bllokuan ligjet përkatëse, ishin vetë ish-kontribues të Sigurimit të Shtetit.

Kështu hapja e dosjeve u shty deri në hyrjen e Bullgarisë në BE në vitin 2007. Në atë kohë u ngrit me nxitim “Komisioni i sotëm për dosjet – KOMDOS”. Në fakt KOMDOS arriti për herë të parë që të mbledhë dhe të hapë në një arkiv të vetin një pjesë të madhe të dokumentave të mbetura. Megjithatë ish sigurimsat nuk kanë pse tremben nga një lustracion apo nga pasojat ligjore.

Në vitin 2010 pati një rast shumë domethënës: Diplomatë bullgarë të rangut të lartë u zbuluan në masë si ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit. Për të parën herë dhe të vetmen ndodhën shkarkime. Por ky “lustracion i heshtur” u rrëzua nga Gjykata Administrative, pasi nuk ekzistonte bazë ligjore për të.

Mungesa e lustracionit është në Bullgari një traumë kolektive. “Hapja e arkivave dhe lustracioni në fillim të tranzicionit do t‘i kishte penguar apo së paku kufizuar lidhjet dhe varësitë e vjetra, që ekzistojnë deri sot dhe që janë baza e korrupsionit të sotëm”, vlerëson Momçil Metodiev. Hija e gjatë e këtyre dështimeve e perndjek politikën dhe shoqërinë bullgare prej tri dekadash. Tani ajo – përsëri – ka arritur protestat masive.

Lustracioni model i së ardhmes?

Por a është lustracioni ende një opsion realist në vitin 2020? Ekspertët si Metodiev janë mjaft skeptikë: “Është e vështirë të thuhet se çfarë rezultatesh do të kishte një lustracion sot.” Gardat e vjetra të partisë dhe sigurimit të shtetit janë tashmë në pension dhe e kanë kaluar skeptrin e vet te brezi tjetër.

Elita të reja, siç kërkojnë protestat e sotme, nuk do të krijojë dot më lustracioni. 30 vjet pas rënies së komunizmit ai do të kishte vetëm kuptim simbolik. Por lustracioni do të përbënte bazën morale për krijimin e elitave të reja. Dhe dëshira për elita të reja është e dukshme në të gjitha qarqet e shoqërisë bullgare.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christopher nehring lustracioni shteti mafioz sigurimi i shtetit christopher nehring lustracioni shteti mafioz sigurimi i shtetit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale