LIVE UPDATES
Ekonomi

Si reporterët mund ta rrafshojnë kurbën e stresit, teksa mbulojnë pandeminë e Covid-19

15 Prill 2020, 16:57 Nga DOSJA
Si reporterët mund ta rrafshojnë kurbën e stresit, teksa

TIRANË– Ekspertët deklarojnë se planifikimi, zakonet e përditshme mund ta bëjnë punën më të menaxhueshme, pasi vetë fakti i të punuarit dhe ndjesia se po bën diçka të mirë, mund të kthehet në forcë dhe motivim për gazetarët.

Zinxhiri i Gazetarisë Investigative (GIJN) në mbarë botën ka ofruar ndihmë për gazetarinë investigative gjatë pandemisë. Mes shumë aktivitetesh gazetarët Bruce Shapiro dhe Maria Teresa folën me 166 gazetarë investigativ dhe redaktorë nga 53 vende të botës për strategjitë e të qëndruarit të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht teksa po mbulojnë krizën.

Rekomanidmet kryesore që ata dhanë ishin këto: mësoni, planifikoni, pushoni dhe komunikoni.

“Tribuja”

Gazetarët që mbulojnë çdo fatkeqësi në terren përballen me të njëjtat përgjegjësi, si të sillen për të mos shkaktuar më shumë dëm për ata që janë prekur, të kujdesen për shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Megjithatë me koronavirusin gazetarët, ashtu si audienca dhe burimet e tyre janë plotësisht të përfshirë në sfidat dhe ankthin e lidhur me pandeminë. Reporterët po përballen me një problem shtesë, përpjekjen për të mos lënduar të afërmit dhe famijarët e tyre kur kthehen në shtëpi nga puna e tyre në terren.
Ndërsa Shapiro thotë se studimet tregojnë që gazetarët përgjithësisht janë të aftë t’i përballojnë traumat që shohin gjatë punës, natyra gjithëpërfshirëse e pandemisë paraqet sfida dhe stres që mund të menaxhohen vetëm me planifikim.

“Do të jetë një periudhë disa mujore stresi dhe ankthi të kombinuara në vazhdimësi; duke mos ditur se si përfundon kjo histori; duke menduar se si do ta përballojnë njerëzit që duam. Ka strese shtëpiake që janë unike në këtë epokë fizike të distancimit, të punës nga shtëpia dhe izolimi. Trurit i duhet kohë ripërtëritje dhe ne duhet të jemi aktivë në planifikimin e saj: planifikimin e ditëve tona, krijimi i kohës për kujdesin personal që dueht të shërbejë për ushtrime apo joga për të ulur stresin tonë biologjik. Po flasim shumë për uljen e kurbës se infeksionit, por ne si gazetarë duhet të mendojmë për të ulur kurbën e stresit.”– u shpreh Shapiro.

Ndër të tjera ai shton se të gjithë gazetarët gjatë krizës së Covid-19 duhet të bëjnë dallimin midis faktorëve që munden dhe nuk munden t’i kontrollojnë, dhe të mbështeten te kolegët e tyre dhe burimet e njohura të informacionit.

“Ne kemi nevojë të fitojmë kontroll mbi elementët e vegjël të kësaj krize mbizotëruese globale duke bërë punën tonë dhe duke planifikuar, kjo është një gjë që gazetarët investigativë e bëjnë më së miri.”– përfundoi ai.

Gjetja e fokusit

Ronderos tha se tre strategjitë e saj për ndërtimin e qendrueshmërisë përfshijnë rritjen e përqendrimit, bashkëpunimit dhe vazhdimësisë,  për t’i treguar audiencës dhe mendjes tuaj se bota është më e madhe se virusi.

Ju duhet të kuptoni se çfarë mund të bëhët dhe çfarë nuk mund të bëhet, dhe thjesht ta lini të shkojë. Bisedoni shumë me kolegët dhe redaktorët tuaj. Pjesa më e madhe e instinktit tonë është të fitojmë; të kemi një lajmin e parë, por në këtë pikë, duhet të bashkëpunojmë më shumë. Përfundoni ato histori që s’kanë lidhje me virusin, përgatitini ato dhe kurdo që të keni hapësirë, publikoni histori pa lidhje me pandeminë. Kontrolloni qeveritë që t’i kërkoni llogari dhe në fusha të tjera, kjo ju jep njerëzve të kuptojnë që bota do të vazhdojë. Shumë njerëz, madje edhe familja dhe miqtë e mi mendojnë se janë të pafuqishëm, se ata nuk mund të bëjnë asgjë në lidhje me këtë krizë. Ne duhet të bëjmë gjëra në lidhje me këtë si gazetarë. Do na bëjë të ndjehemi më mirë.”- thotë Ronderos.

Dihet tashmë se reporterët mbartin një përgjegjësi të madhe në atë që ne zhytemi në imazhe dhe dokumente që mbajnë një ngarkesë të rëndë traumatike, shjegoi Shapiro.

 “Në çdo studim të bërë për gazetarët, në të gjitha llojet e krizave ka rezultuar se faktori i vetëm që shkakton PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik) është izolimi social. Faktori i vetëm më i rëndësishëm i qendrueshmërisë është shkëmbimi i eksperiencës dhe llojet e tjera të komunikimit shoqëror. Gazetarët investigativë  kanë tendencë të zhyten në punë dhe të përjashtohen nga bota. Ne duhet të zhvillojmë me qëllim ato lidhje kolegjiale, qoftë përmes uebfaqeve si kjo, bisedave më të vogla me kolegë ose edhe grupeve të mbyllura në Facebook”.

Çështjet familjare

Pyetja e parë e pjesëmarrësve u përqëndrua në sfidën, jo vetëm për shmangien e sjelljes së virusit në shtëpi, por të fitojë besimin e anëtarëve të familjes që raportimi i ngjarjes në këtë fushë mund të jetë përgjegjës dhe i vlefshëm.

Përveç ndjekjes së masave të rekomanduara mbrojtëse fizike,  përfshirë përdorimin e maskave, dorezave dhe larjes së duarve, Ronderos thotë se gazetarët duhet të ndajnë në mënyrë aktive dhe të herë pas hershme udhëzimet me anëtarët e familjes së tyre dhe të jenë transparentë rreth procesit të raportimit të tyre.

“Sigurohuni që familjet tuaja të dinë se po ndiqni udhëzimet e autoriteteve si  Organizata Botërore e Shëndetit apo Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe që ju po përdorni të gjitha këto burime për t’u mbrojtur.”- shprehet ajo.

Shapiro theksoi se për uljen e riskut  duhet të përzgjedhim ndjekjen e atyre aktiviteteve që janë të domosdoshme në raportim, duke informuar në këtë mënyrë edhe familjarët për atë çka po bëjmë.

Është e rëndësishme të vlerësoni kur mund të raportoni në një distancë të caktuar. Shapiro tha se një punonjës i shëdetësisë i kishte treguar  atij se ai i ndërron rrobat e punës në spital dhe i paketon ato në një qese plastike për t’i larë menjëherë kur të kthehet në shtëpi në mënyrëqë të mos krijojë rrezik për familjarët e tyre.

 “Ju mund ta përdorni këtë kohë për të mësuar më shumë rreth gazetarisë hulumtuese me burime të hapura. Bellingcat janë vërtet të mirë në këtë”.– thotë Ronderos.

*Rowan Philp është gazetar dhe fitues i disa çmimeve. Aktualisht me qendër në Boston, Philp ka qenë kryeredaktor dhe shef i zyrës në Londër për Sunday Times të Afrikës së Jugut për 15 vjet.

Mbi 2 milionë njerëz rezultojnë të infektuar me COVID-19 në botë. Deri më tani kanë humbur jetën 129,842 persona. Vendet më të prekura janë SHBA, Kina, Italia, Franca dhe Spanja. SHBA ka numrin më të madh të viktima, pasi atje kanë humbur jetën 26,290 persona dhe rezultojnë të infektuar 618,325 të tjerë. 21,645 persona kanë humbur jetën deri më tani në Itali. Vendi i tretë në botë për numrin e lartë të viktimave e zë Spanja, pasi në këtë shtet janë shënuar 18,579 viktima dhe 177,633 qytetarë janë prekur nga COVID-19.

Burimi: Gjin.org

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet