LIVE UPDATES
Politike

POLEMIKA PRO DHE KUNDËR/ Si qëndron çështja me strehimin e përkthyesve afganë, pse kërkohet ndihma nga Shqipëria? Proble

14 Gusht 2021, 18:16 Nga DOSJA
POLEMIKA PRO DHE KUNDËR/ Si qëndron çështja me strehimin e

WASHINGTON– Shqipëria është një nga vendet që po konsiderohet si mundësia më e mirë për të sjellë dhe strehuar përkthyesit dhe aleatët afganë të SHBA-ve! Lajmi mori “dhenë’ dje në të gjitha mediat e huaja, ku bëhej me dije se pjesë e negociatave ishte dhe Kosova, të cilës i ishin ofruar koncesione. Menjëherë me t’u publikuar lajmi, nisën dhe reagimet e para, pro dhe kundër. I pari që doli kundër ishte avokati Altin Goxhaj, i cili tha se e gjitha ishte pjesë e një plani sekret mes Ramës dhe Amerikës për të ripopulluar Shqipërinë.

“Kur e thoja unë në 24 Qershor 2021 se po zhvillohen bisedime sekrete midis Ramës dhe Administratës Biden për të RiPopulluar Shqipërinë më dhjetra mijë afganë nuk përbënte lajm… dhe se tani do ta meritonim emrin ALBANISTAN… Duhet ta thotë Reuters pas 50 ditësh që të binden robtë…,”-shkruan avokati në rrjetet e tij sociale. Ndërsa sot, dy efektivë të lartë të Ushtrisë shqiptare, Kapiten Artur Meçollari dhe Kolonel Dritan Demiraj, të dy kanë shërbyer në Afganistan, janë shprehur pro. Në deklarata për mediat, ata kanë sqaruar se të ashtuquajtur “përkthyesit” nuk kanë qenë domosdoshërisht të tillë, pasi kryenin edhe detyra të tjera për t’i ndihmuar në luftën kundër talebanëve. Ndaj dhe shtojnë se si kthim nderi, Shqipëria duhet që t’i strehojë. Bëhet fjalë për një numër të kufizuar përkthyesish, siç i quanim ne në Afganistan, të cilët kanë riskuar po aq sa pjestarët e koalicionit, biles mund të them që kanë riskuar më shumë se një pjesë e madhe e forcave multinacionale të NATO-s në Afganistan.

Duhet të kuptojmë që këta kanë qenë shtetas afganë që kanë punuar për koalicionin, quheshin përkthyes por kuptohet që kishin dhe detyra të tjera. Jetonin në Afganistan jashtë kazermave ushtarake me familjet e tyre dhe risku i tyre ishte shumë i lartë. Këta ishin njerëz të koalicionit, pra ishin njerëz që na shërbenin ne.Shqipëria ka qenë pjesë e koalicionit dhe nuk ka asgjë të keqe që një pjesë e tyre të strehohen në Shqipëri, si aleatët tanë në këtë luftë të përbashkët”, tha Meçollari për FAX. Ndërsa Demiraj shtoi për Top Channel: Në gjykimin tim edhe Shqipëria duhet t’i marrë, t’i strehojë dhe konform të gjitha rregullave të Vettingut (megjithëse e ka të pamundur ta bëjë vetë) t’i strehojë. Ata kanë qenë një ndihmë e madhe për ne dhe aleatët dhe kjo është gjëja më minimale që ne kemi detyrimin ta bëjmë. Së pari për të treguar se edhe ne jemi mirënjohës për ndihmën që ata i kanë dhënë kontingjenteve tona, por nga ana tjetër edhe për të treguar se jemi anëtarë të besuar të Aleancës!

Ndërkohë që në Shqipëri, qeveria hesht! Që dje, edhe pse shumë lajme kanë qarkulluar në media lidhur me dhënien e “ok” për Amerikën, askush nuk ka dalë që ta përgënjeshtrojnë. Apo dhe ta pohojë. Deri më tani, kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryediplomatja Olta Xhaçka nuk kanë bërë asnjë reagim. Megjithatë marrë parasysh rastin e muxhahedinëve gjasat janë për një PO! Muxhahedinët iranianë, të cilësuar ndryshe edhe si opozita iraniane në emigrim ndodhen tashmë të strehuar në disa vende të botës, ku një pjesë e tyre kanë arrdhur edhe në Shqipëri. Për strehimin e tyre u ngrit edhe kampi “Ashraf” në zonën e Manzës në periferi të Durrësit, ku strehohen rreth 3500 persona. Kampi është i organizuar mbi modelin e një qyteze të vogël ku ofrohen të gjitha shërbimet brenda. Ndërkohë që është e paqartë se si do të veprohet me afganët nëse strehohen në vendin tonë.

Ndërkohë që Shqipëria peshon ofertën e bërë nga SHBA-të, të cilat në rastin e Kosovës ishin disa koncesione në këmbim të strehimit, administrata e Biden nuk ka kohë për të humbur. Demokratët janë vënë nën presion në rritje nga ligjvënësit, grupet e veteranëve dhe organizatat e refugjatëve për të organizuar një operacion të shpejtë për evakuuimin e përkthyesëve afganë që bashkëpunuan me ta. Ndryshe do të vriten nga talebanët! Në deklaratat publike, administrata nuk ka sinjalizuar ndonjë plan për evakuuim ose masa të tjera emergjente, por zytarët kanë njoftuar se kanë nisur besimet me disa shtete të tjera për të bërë të mundur strehimin e tyre. Mes këtyre shteteve përmendet edhe Shqipëria me Kosovën, por akoma nuk ka asnjë gjë konkrete. 

Për të ndihmuar përkthyesit afganë dhe të tjerët që përballen me ndëshkimin nga talebanët për lidhjet e tyre me SHBA-në, Kongresi në vitin 2009 krijoi programin “Visa Speciale të Emigrimit”, ose SIV, për t’i siguruar me leje qëndrimi. Më shumë se 17,000 afganë kanë aplikuar dhe dokumentet e tyre janë ende duke u shqyrtuar.

Një gjykatë federale vendosi në vitin 2019 se qeveria amerikane nuk kishte respektuar një ligj që kërkonte përpunimin e aplikimeve brenda nëntë muajve. Bazuar në historikun e qeverisë, do të duheshin më shumë se katër vjet për të përpunuar numrin e madh të aplikantëve, duke supozuar se kishte staf të mjaftueshëm në Ambasadën Amerikane në Kabul për t’u marrë me të gjitha rastet. Por për momentin nuk ka asnjë perspektivë realiste që shumica e aplikantëve afganë të mund të marrin viza në kohë.

Mbështetësit kanë hedhur idenë për evakuuimin e tyre në territorin amerikan të Guamit ose vende të tjera të sigurta jashtë Afganistanit, përfshirë bazat ushtarake në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Më pas me qetësi, zyrtarët amerikanë mund t’i verifikojnë për t’u dhënë VISA-n. Por nuk hiqet mundësia për t’i sjellë në Shqipëri, Kosovë dhe në vende aleate. Edhe pse lajmi u bë publik nga mediat e huaja, ende nuk ka pasur asnjë reagim publik nga qeveria, ndërsa komentet kanë nisur në rrjet. Ka zëra pro dhe kundër, sjelljes së tyre në Shqipëri. Ndërkohë që vendi ynë, ka pasur trupa në Afganistan që në vitin 2002. Në 19 vite prezencë të forcave shqiptare në Afganistan kanë humbur jetën dy ushtarakë shqiptarë. Në shkurt 2012 u ekzekutua nga forcat talebane kapiten Feti Vogli, ndërsa në Janar 2021 Xhevahir Iljazi u vetëvra si pasojë e stresit dhe depresionit. 

Intensifikimi i sulmeve të talebanëve filloi në prill, kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO njoftuan se do t’i jepnin fund pranisë së tyre ushtarake dhe do të tërhiqnin trupat e tyre nga Afganistani. Data e fundit e tërheqjes është 31 gushti, por Komanda Qendrore e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërheqja tashmë ka arritur në nivelin e më shumë se 95%. Kaq ka mjaftuar për të bërë që talebanët të fitojnë territor. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë afgane me goditje të kufizuara ajrore, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat deri tani.

Talebanët, që do të thotë “nxënës/ kërkues”, i referohen vetes si Emirati Islamik i Afganistanit (IEA), lëvizje islamike që në krye ka Mawlawi Hibatullah Akhundzada. Në vitin 2021, talebanët u vlerësuan se kishin 75,000 luftëtarë. Nga viti 1996 deri në vitin 2001, talebanët mbajtën pushtetin në afërsisht tre të katërtat e Afganistanit dhe zbatuan një interpretim të rreptë të Sheriatit, ose ndryshe ligjit islam. 

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve ne shqiperi situata me talebanet evakuimi i afganëve evakuimi i afganëve ne shqiperi situata me talebanet

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës