6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pacienti Sh.A., nga Prishtina ishte infektuar me COVID-19 në muajin gusht të vitit 2021. Pas dy javësh e gjysmë, ai rezultoi negativ në koronavirus. Ndërkaq 10 ditë pas kësaj periudhe, ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në formularin e raportimit të vdekjes së tij, përmendet edhe sëmundja COVID-19, por sipas familjarit që nuk deshi të identifikohet, vdekja e tij u përcaktua si post-COVID.
Kjo vdekje, sipas këtij familjari, nuk u llogarit si vdekje nga sëmundja COVID-19.
Pacienti, sipas raportit, vuante edhe nga sëmundje shoqëruese, përkatësisht sëmundje kardiake, hipertension dhe diabet.Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë së koronavirusit në Kosovë, në mars të vitit 2020, institucionet shëndetësore kanë regjistruar edhe vdekjet e personave me COVID-19.
Gjatë muajve të parë të pandemisë, në njoftimet e rregullta të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, zakonisht njoftohej nëse të vdekurit me COVID-19 kishin edhe sëmundje shoqëruese. Me rritjen e rasteve të këtyre vdekjeve, detaje të ngjashme nuk jepen më publikisht, derisa bëhet i ditur vetëm numri i përgjithshëm i atyre që konsiderohen të vdekur nga COVID-19.
MSH: Po punojmë me udhëzimet e OBSH-së
Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Kosovë për Radion Evropa e Lirë, kanë thënë se për definimin e rasteve të vdekura nga COVID-19, apo shkaktarë të tjerë, përdoren udhëzuesit e Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH) “bazuar në Klasifikimin Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve”. Udhëzuesi, të cilit Ministria e Shëndetësisë i referohet, u publikua më 16 prill 2020. Në këtë udhëzues thuhet se “një vdekje, si pasojë e COVID-19, definohet për qëllime të mbikëqyrjes si një vdekje nga një sëmundje klinikisht e përputhshme në një rast eventual ose të konfirmuar me COVID-19″.
“Përveç nëse ka një shkaktar alternativ të vdekjes, që nuk mund të lidhet me sëmundjen e COVID-19 ( si p.sh. trauma)”, thuhet në këtë udhëzues.
Në mënyrë që një vdekje të përcaktohet se është shkaktuar si pasojë e COVID-19, sipas OBSH-së, nuk mund të ketë një periudhë të shërimit të plotë nga COVID-19 dhe vdekjes së pacientit.
“Një vdekje si pasojë e COVID-19, nuk mund t’i atribuohet një sëmundjeje tjetër (p.sh. kancerit) dhe duhet të numërohet pavarësisht gjendjeve ekzistuese që dyshohet se kanë nxitur përkeqësim të COVID-19”, thuhet në raport.
Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi formën se si një vdekje hyn në mesin e numrave të vdekjeve ditore nga COVID-19. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha për Radion Evropa e Lirë se “kjo çështje është strikt procedurë e klinicistit që merret me rastin”. Në Kosovë në muajt e fundit ka pasur një rritje të rasteve të vdekjeve me COVID-19. Vetëm nga e hëna më 13 shtator deri të dielën më 19 shtator janë shënuar 104 raste të vdekjeve nga COVID-19.
Profesionistë shëndetësorë kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se vonesat e paraqitjes me kohë te mjeku, mosvaksinimi kundër COVID-19 dhe mungesa e stafit shëndetësor në spitale, janë disa prej arsyeve pse po vazhdon të ketë numër të lartë të vdekjeve në Kosovë nga koronavirusi.Rregullat e varrimit për viktimat nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka thënë që për rastet e të vdekurve nga COVID-19, duhet të ndiqen udhëzimet ligjore sa i përket procedurave të varrimit.
Udhëzimet ligjore sipas MSH-së janë të përpiluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që përcjellin edhe rregullat e OBSH-së. Sipas kësaj rregullative, personi i vdekur nga COVID-19, duhet të futet në qese speciale të mbyllura hermetikisht nga punëtorët shëndetësorë, të cilët janë të trajnuar për menaxhimin e personave që vdesin nga sëmundjet ngjitëse.
“Pastaj kufoma të vendoset në arkivol metali, i cili duhet të mbyllet hermetikisht dhe pastaj arkivoli i metalit në arkivol të drurit, pas së cilit hap të procedurës është e obliguar të kryhet masa sanitare e dezinfektimit të hapësirës, mjeteve të punës, vendit, asgjësimin të uniformave të punëtorëve shëndetësorë që kanë menaxhuar rastin”, thuhet në raport.
Personat, të cilët kanë vdekur nga COVID-19, nuk lejohet të lahen apo të vishen sipas riteve fetare. Ministria e Shëndetësisë megjithatë nuk është përgjigjur në pyetjen nëse personat e vdekur nga COVID-19, por që në momentin e vdekjes nuk kanë pasur test pozitiv për koronavirus, i nënshtrohen kësaj procedure të varrimit.
Kosova, që prej muajit gusht, është përballur me rritje të rasteve me koronavirus dhe të vdekjeve. Aktualisht raste aktive janë mbi 9 mijë.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SOMALI– Terroristët e grupit Al-Shabaab, të lidhur me Al-Kaedan, organizuan këtë të dielë një shpërthim të madh në aeroportin qëndror të Somalisë. Sipas r...
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep tajip Erdogan do të takohet me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në New York. Protothema shkruan se takimin e ka bërë të...
SHBA– Presidenti turk Recep Tajip Erdogan paralajmëroi një takim të mundshëm me kryeministrin grek në Nju York, por mesa duket një gjë e tillë nuk është e...
SHBA– Imazhi i një të mituri shqiptar është shpalosur në ekranin më të famshëm në botë, atë të “Times Square”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Ame...
AUSTRALI– Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka refuzuar të dielën akuzat e Francës, se shteti i tij ka gënjyer për planet e anullimit të kontratës...
SHBA– Pandemia e koronavirusit dhe së fundimi edhe varianti Delt, kanë goditur rëndë industrinë e turizmit, e sidomos fushën e hotelerisë duke bërë të det...
KORE E VERIUT– Koreja e Veriut tha këtë të martë se lëshoi me sukses raketat balistike nga një tren për herë të parë. Mediat publikuan pamje të lëshimit t...
GREQI- Një aksident ka ndodhur në një garë “go-kart”, e cila u zhvillua sot në qytetin e Patras, ku i lënduar mbeti një fëmijë 6-vjeçar. Sipas mediave të...
Franca thotë se Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron po planifikojnë të flasin në ditët e ardhshme lidhur me ngërçin dipl...
PARIS – Katedralja e “Notre Dame” në Paris tani është mjaft e qëndrueshme, ndaj dhe zyrtarët po synojnë të rihapin kishën në vitin 2024. Lajmi u bë i ditu...