LIVE UPDATES
Bota

Si ndihmojnë arkeologët për studimin e biblës

24 Prill 2021, 16:25 Nga DOSJA
Si ndihmojnë arkeologët për studimin e biblës

Historitë pasionante biblike flasin për vuajtjet dhe vdekjen e Jezusit nga Nazareti, tregojnë se si Jezusi u dënua për vdekje dhe u kryqëzua nga funksionari romak i Judeas, Pontius Pilatus. Shumë pjesë të kësaj historie e kanë burimin tek Dhjata e Re, por jo çdo gjë e saj është e konfirmuar historikisht.

Gërmimet sjellin vetëm gurë të ri në mozaik

Për shembull mënyra e ekzekutimit me kryqëzim nuk është dëshmuar se ka qenë ndonjë lloj dënimi që është përdorur gjatë antikitetit. Gunnar Samuelson, historian në Universitetin e Gëteborgut, studjoi në vitin 2010 në kuadër të punimit të tij doktorues, të gjitha burimet greke, latine dhe hebraiko-aramaike që mund të gjente, që nga periudha e Homerit e deri në shekullin e parë të erës sonë dhe pa se nuk ekzistonte asnjë dëshmi që të tregonte se kryqëzimi ka qenë metodë e zakonshme ekzekutimi.

Megjithëse arkeologët kanë gjetur gjurmë ADN tek gozhdët e rrahura nga kovaçi, që janë përdorur për kryqëzmin, nuk ekziston asnjë dëshmi shkencore që të thotë se ka qenë Jezusi ai që është kryqëzuar dhe është varrosur më vonë në vendin që sot quhet Kisha e Varrit në Jeruzalem. “Ka shekuj të tërë që zhvillohen debate lidhur me detajet”, thotë arkeologu dhe profesori i judaizmit në Universitetin Duke, Eric Meyers, në një artikull shkruan nga Kristin Romey dhe botuar në revistën National Geographic: “Por asnjë akademik serioz nuk e vë në dyshim se ky person historik ka ekzistuar.”

Bibla si koleksion historish

Historitë e Biblës rrotullohen shpesh në kuadër të miteve fetare, por nuk mund të dëshmohen nga pikëpamja arkeologjike. Për shembull, Jeruzalemi përshkruhet në Bibël si qendra e Perandorisë së madhe të Mbretit David. Në të vërtetë Jeruzalemi ka qenë në atë kohë „një katund”, thotë në librin e tij „Mbretëria e harruar – Izraeli dhe origjina e fshehtë e Biblës arkeologu Israel Finkelstein.

Dhe pikërisht kjo gjë shtron gjithnjë pyetje dhe çështje të reja studimore. Prandaj studimet arkeologjike janë mbështetje e madhe për studiuesit e Biblës në botë. Arkeologjia si shkencë kontrollon të dhënat, materialet dhe objektet nga periudha e Jezusit dhe bën lidhjet e tyre historike. Ka shumë dekada që arkeologët nxjerrin nga muret e qytetit të Jeruzalemit duke gërrmuar në pjesën e vjetër të qytetit, zbulime të papritura dhe gjetje të reja nga periudha e testamentit të vjetër.

Shumë histori janë trashëguar me gojë

Bibla ka në këtë pikë vlerën e saj historike. “Bibla mund të lexohet si libër fetar, por mund të merret edhe si burim arkeologjik,” thotë Dirk Schmitz nga Muzeu Romako-Gjerman në Këln. “Nëse kërkon të studiosh raportet e periudhës së atëhershme, ardhja e Jezusit në kohën e Pashkëve në Jeruzalem, ku arrestohet dhe dërgohet para gurvernatorit romak, sheh se të gjitha këto institucione njihen nga shkrimi i historisë.”

Skicimet e para nga Bibla, thotë për Deutsche Wellen arkeologu nga Këlni, janë bërë 50 ose 60 vjet pas vdekjes së Krishtit. “Para kësaj kohe historitë janë transmetuar me gojë. Dhe ju e njihni parimin e „telefonit të prishur”, pra si transformohet historia kur kalon nga një gojë tek tjetra dhe se si asaj i ndryshohet herë një pjesë e herë një pjesë tjetër. Nëse transmetimet e para me shkrim janë bërë 200 ose 300 vjet më vonë, atëherë duhet shtruar pyetja e saktësisë historike. Histori të tilla ngjyrosen gjithnjë dhe nuk janë tregime objektive.”

Gjoja falso por në të vërtetë ishte origjinal?

130 vjet më parë u shfaqën në Izrael dorëshkrime antike të Biblës që ishin gjetur në shpellat e Detit të Vdekur. Në vitin 1883, hebreu Wilhelm Moses Shapiro, tregtar antikuitetesh, u tregoi specialistëve më të rëndësishëm të kohës fragmente të tri manuskripteve të shkruara në copa lëkure në gjuhën hebreje. Këto zbulime sensacionale Shapiro ia ofroi për blerje Muzeut Britanik në Londër.

Doli se 15 dorëshkrimet e Biblës ishin gjoja falsifikime dhe dorëshkrimet origjinale ishin djegur kur kishte rënë zjarri. Shapiro, që ishte shfaqur edhe më parë si fallsifikator, vrau veten.

Ajo çka kishte mbetur ishin vetëm gërma të shkruara, thotë studiuesi i Biblës, Idan Dershowitz, që bën studime dhe jep mësim në “School of Jewish Theology” në Universitetin e Pocdamit: „Këto shkrime kanë qenë vetëm një pjesë e vogël e manuskriptit fillestar. Njerëzit patën bërë diçka që të dukej si ky fragment, por nuk ishin të kujdesshëm sa duhet që të shkruanin çdo gërmë me saktësi.”

Megjithatë studiuesi izraelit vazhdoi të besonte në vërtetësinë e kësaj gjetjeje biblike dhe e mbrojti këtë ide në një artikull të shkruar për New York Times. “Dhe në fakt gjeta një transkript tjetër që Shepiro e kishte bërë vetë dhe që ishte shumë interesant,” thotë ai i intervistuar nga Deutsche Welle. “Unë kisha kështu në dorë të gjithë tekstin, që mund ta studioja. Dhe mua nuk m’u duk sikur të ishte puna e një falsifikatori.”

Sensation: Zbulime të reja të fragmenteve biblike

Në fillim të vitit 2021 arkeologët izraelitë zbuluan sërish fragmente shekullore të një dorëshkrimi antik. Objektet ishin të periudhës rreth 132 pas të erës sonë, bëri të ditur në muajin mars Enti kombëtar për antikitetin. Zbulimi sensacional ka të bëjë me fragmentin më të hershëm biblik të zbuluar ndonjëherë. Fragmentet biblike të zbuluara së fundmi janë të shkruara në gjuhën greke. “Nuk kemi të bëjmë me ndonjë tekst hebraik, por me një tekst grek”, i tha Deutsche Welles në muajin mars, Wolfgang Zwickel, profesor për Testamentin e Vjetër dhe arkeologjinë biblike në Universitetin e Mainzit.

Israel Ausgrabungen | Festung aus Zeit König David im besetzten Golan
“Pra teksti është përkthyer që në atë kohë. Greqishtja ka qenë në atë kohë gjuha botërore e Mesdheut. Hebraisht nuk dinte në atë kohë kurrkush përveç shkruesve,” thotë Zwickel.

Vendi i zbulimit të Biblës në shpellat Qumran të Detit të Vdekur

Vendi i zbulimit nuk është i panjohur: një shpellë e fshehur thellë në afërsi të Detit të Vdekur, aty ku u gjetën në shekullin e 19-të edhe objektet e Londrës. Në vitin 1947 barinjtë e dhive gjetën në shkëmbinjtë e rajonit të shkretë edhe të famshmet „dorëshkrimet e Qumranit”, të quajtura sipas vendit ku u gjetën në shpellat e Qumran-it. Ato janë zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të shekullit të 20-të. Sepse, ato nuk vihen në dyshim nga pikëpamja shkencore dhe se bëjnë pjesë në ato pak gjëra të sigurta që kanë lidhje me Testamentin e Vjetër, thotë Dirk Schmitz nga Muzeumi romako-gjerman në Këln: “Bibla nuk ka bërë pjesë në atë kohë, pra në vitin 132 pas erës sonë, në librat më të rëndësishëm. Kristianizmi nuk ka qenë as feja shtetërore as fe e përhapur shumë. Ajo ka qenë vetëm një nga shumë fetë.” Por kush e di çfarë objektesh arkeologjike do shfaqen ende. Projekti i gërrmimeve rreth mureve të vjetra të qytit të Jeruzalemit do të hyjë në një fazë të re në verën e vitit 2021.

MARRË NGA DW

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bibla pontius pilatus bibla pontius pilatus

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës