LIVE UPDATES
Bota

Si e bëri të tijin dokumentin? Bibla e rrallë e Gutenberg-ut në duart e politikanit ukrainas

6 Qershor 2020, 15:51 Nga DOSJA
Si e bëri të tijin dokumentin? Bibla e rrallë e Gutenberg-ut

“Fragment i një bible të Gutenberg-ut nga viti 1455” – thuhet në një nga rreshtat e deklarimit të pasurisë të Viktor Medvedtçuk-ut, të publikuar së fundmi. Biznesmeni dhe deputeti i Parlamentit ukrainas sipas këtij inventari posedon një koleksion të tërë skriptesh të vjetra. Por fragmenti i njërit prej librave të parë të shtypur në historinë e njerëzimit spikat nga lista e gjatë e makinave, orave, bizhuterive, pikturave dhe antikuareve.

Medvedçuk konsiderohet prej kohësh njeri i besuar presidentit rus Vladimir Putin. Në vitin 2004 Putin u bë kumbarë i vajzës së Medvedçuk-ut. Në atë kohë Medvedçuk ishte shef i administratës së presidentit të atëhershëm të Ukrainës, Leonid Kutçma. Sot ai është një manjat i medias, figurë kyçe dhe donator i rëndësishëm i partisë proruse, “Platforma opozitare”, që është e përfaqësuar në parlamentin ukrainas.

Por kësaj radhe nuk ishte lidhja e tij e ngushtë me Putinin, që mbushi titujt e gazetave, por një fragment i një libri të vjetër. Studjuesit kryesorë të Gutenberg-ut, të pyetur nga DW për zbulimin në deklarimin e pasurisë së Medvedçuk-ut, u çuditën shumë. Sipas informacioneve të disponueshme deri tani, asnjë nga 15 fragmentet e veçanta të biblës së Gutenberg-ut nuk ndodhej në Ukrainë. Kjo gjë ushqeu shpresën për të rizbuluar një nga fragmentet, që deri tani besoheshin se kishin humbur.

“Një stacion historik në historinë e komunikimit”

Nga 180 librat e shtypur nga Gutenbergu kanë mbetur vetëm 49. Pothuajse të gjitha Biblat e tij gjenden sot në bibliotekat kryesore, si në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, në Bibliotekën Kombëtare të Parisit, në British Library në Londër apo në Bibliotekën Universitare në Göttingen. Pas Luftës së Dytë Botërore shumë ekzemplarë të biblave të Gutenberg-ut u zhdukën nga Gjermania. Se ku ndodhen ato, edhe sot pjesërisht nuk dihet. Dy ekzemplarë u ekspozuan për herë të parë para disa vitesh në Moskë. Pas Luftës së Dytë Botërore ata ishin dërguar nga Lajpcigu në kryeqytetin rus me rreth 3000 printime të vjetra gjermane.

Jo vetëm libra të tërë, por edhe faqe të veçanta, që janë rishfaqur pas një kohe të gjatë, janë një sensacion shkencor, thotë Stephan Füssel, drejtor i Institutit Gutenberg për literaturë botërore dhe media të shkruara në Mainz. “Duke qenë libri i parë i shtypur, ai është një stacion historik në historinë e komunikimit. Ky libër ka një rëndësi të veçantë për të gjithë popujt e botës”, thotë Füssel në bisedë me Deutsche Wellen.

Kështu në vitin 2009 për shembull në bibliotekën e qytetit francez Colmar u gjetën disa faqe, që kishin qëndruar me shekuj të pa vëna re në një libër të shekullit të 16-të. Disa vite më vonë një britanik gjeti rastësisht në koleksionin e tij dy faqe të biblës së parë të shtypur mbi pergament. Në këtë fragment kishte qenë i mbështjellë një tjetër libër i vjetër. Një zbulim i ngjashëm në Augsburg bëri furore së fundi në vitin 2017.

Jehonë e madhe në mediat e Ukrainës

Përveç Stephan Füssel edhe studiuesi amerikan i Gutenberg-ut Eric White nga Universiteti Princeton, në bisedë me DW, i bëri apel Medvedçuk-ut që të pajisë shkencëtarët me informacione apo edhe një fotografi të fragmentit të tij. Ai mund të jetë fundja një nga artefaktet e humbur. “Është humbje kulturore, që të fshehësh nga publiku diçka, që për shkencëtarët është e një rëndësie të veçantë”, tha White në një intervistë me DW.

Një javë rresht politikani ukrainas nuk reagoi ndaj asnjërës nga kërkesat e shumta të DW për fragmentin e tij të Biblës së Gutenberg-ut. Vetëm pas një jehone të madhe mediatike në Ukrainë, që e shkaktoi apeli i shkencëtarëve pas publikimit nga DW-në gjuhën ukrainase dhe DW- në rusisht, Medvedçuk u lajmërua të hënën, me 1 qershor. Ai i siguroi shkencëtarët për bashkëpunimin e tij, por në të njëjtën kohë zhgënjeu shpresat për një zbulim të ri. Fragmenti i tij ka qenë prej kohësh i njohur për shkencën, deklaroi politikani. Është një fletë me dy faqe me psalme nga Bibla, që janë përshkruar për herë të parë në koleksionin e famshëm të Gabriel Wells. Amerikani e ndau librin e tij një faqe të veçanta dhe ia shiti koleksionistëve në Europë dhe në SHBA.

Mbetet enigmë se nga vjen Bibla e Gutenbergut

Edhe nëse për shkencën me këtë kanë marrë përgjigje të gjitha pyetjet, gazetarët ukrainas vazhdojnë të këmbëngulin. Fundja të gjithë librat nga shekujt 15 -18 në Ukrainë konsiderohen pasuri kulturore me vlerë kombëtare dhe u nështrohen rregulloreve speciale të importimit dhe eksportimit.

Si arriti Viktor Medvedçuk te ky ekzemplar? Sa ka paguar për të? Me këto pyetje e përballën deputetin reporterët e Radio Liberty menjëherë pas seancës plenare të martën, me 2 qershor. “Për diçka të tillë nuk flitet. Ka shumë kohë – gati tetë apo dhjetë vjet. E kapa rastin dhe e bleva këtë ekzemplar të rrallë për Ukrainën”, tha politikani. E pabesueshme që të ketë qenë i lirë. Në vitin 2015 katër fletë nga Bibla, nga të cilat edhe ukrainasi posedon njërën, ndryshuan në mënyrë anonime pronarin për 970.000 dollarë amerikanë në shtepinë e ankandit Sotheby’s.

Viktor Medvedçuk betohet se e ka blerë këtë objekt të rrallë në Ukrainë. Sipas informacioneve të DW nga rrethet e ekspertëve amerikanë ky fragment ka qenë për dekada në SHBA, së fundmi në inventarin e koleksionistit Randy Hood. Në vitin 2011 është ofruar në shitje përmes kontakteve private nga tregtari i objekteve të rralla Johnny Shipman, i cili ka lidhje të forta me koleksionistë të ndryshëm. Pas kësaj gjurmët e fragmentit u zhdukën, derisa sa u shfaq nëntë vjet më vonë në koleksionin ukrainas.

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bibla e gutenbergut viktor medvedçuk bibla e gutenbergut viktor medvedçuk

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës