LIVE UPDATES
Bota

Si do të ndryshojnë politikat për gratë nën administratën Biden

28 Dhjetor 2020, 12:15 Nga DOSJA
Si do të ndryshojnë politikat për gratë nën

SHBA– Anketat me zgjedhësit pasi kishin hedhur votën tregon se gratë ishin faktor i rëndësishëm në fitoren e Joe Bidenit më 3 nëntor, pasi 57% e tyre kishin mbështetur kandidatin demokrat krahasuar me 42% e grave që votuan për Presidentin Trump. Kronika në vazhdim analizon politikat e Presidentit Trump për gratë dhe premtimet që bëri gjatë fushatës zoti Biden për të garantuar barazi gjinore. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara njofton.

Gratë u mobilizuan katër vjet radhazi me protesta në 2017, 2018, 2019 si dhe në fillim të këtij viti me thirrjet për të drejtat e tyre.

Presidenti Trump ka regjistruar shifra të ulëta popullariteti mes grave që kur filloi fushatën presidenciale e 2016-ës, mes akuzave për sjellje jo të përshtatshme.

“Lajmet e rreme vazhdojnë të njoftojnë se gratë në zonat periferike nuk më duan sepse nuk iu dukem i sjellshëm. Nuk kam kohë të jem i sjellshëm, kam shumë punë për të bërë për të mirën tuaj,” tha presidenti.

Presidenti u përpoq të anulonte rregulloret e miratuara gjatë administratës së Presidentit Obama kundër diskriminimit mbi baza gjinore në paga si dhe ngacmimeve seksuale në vendin e punës, që sipas administratës aktuale kishin kosto të madhe për bizneset.

Administrata e Presidentit Trump shpërbëri Këshillin e Shtëpisë së Bardhë për Gratë e Vajzat që mbështeste politika në mbështetje të gruas.

Po ashtu, Presidenti Trump ndërpreu fondet për shoqata që ofronin shërbime për planifikim familjar, përfshirë aborte, ndër to edhe për Fondin e OKB-së për Popullatën.

Ky president mbështet nënat; ai mbështet jetën,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Aktivistët tani kërkojnë nga administrata e ardhshme t’i anulojë këto politika:

Administrata Biden-Harris dhe të gjitha këto agjenci duhet të analizojnë se çfarë nevojitet të bëhet, çfarë nevojitet të ndalet dhe çfarë duhet të riaktivizohet. Të gjitha këto nevoja duhen parë në prizmin e përparësive,” thotë Sarah Fleisch Fink e shoqatës Partneriteti Kombëtar për Gratë dhe Familjen.

Programi i zotit Biden për gratë përfshin përmirësimin e kushteve ekonomike përmes pagës së barabartë dhe ndaljes së diskriminimit të grave shtatzëna; gjetja e balancës mes punës dhe familjes, ndër to edhe leja e lindjes dhe opsione më të mira për kopshte e çerdhe si dhe lufta kundër dhunës ndaj grave në të gjithë botën.

Biden ka emëruar një numër rekord grash dhe pakicash në poste të larta, ndër to edhe zëvendësen e tij. “Në administratën Biden-Harris, gratë do të kenë përparësi, nevojat e tyre do të kenë përparësi,” tha zonja Harri.

Gjatë administratës së Presidentit Trump ka pasur më së shumti katër gra që shërbenin ndër 15 poste të kabinetit, shifra më e ulët ndër administratat e viteve të fundit.

Një tjetër temë e nxehtë është aborti. Zoti Biden, katolik i devotshëm, ka thënë se personalisht është kundër abortit, por se beson që e drejta e abortit është e mbrojtur nga ligji. Ndërkaq, përkrahësit e kanë cilësuar zotin Trump “presidentin më pro-jetës”.

Ajo që ka dalë fare qartë në këto dy cikle zgjedhore është fakti që aborti është një temat që solli mbështetje për Donald Trumpin, pasi ai premtoi të emëronte anëtarë kundër abortit në Gjykatën e Lartë,” thotë Kelly Dittmar me Universitetin Rutgers.

Zoti Biden pritet të anulojë disa nga aktet e Presidentit Trump që kufizonin të drejtën e abortit dhe politika të tjera për të drejtat riprodhuese të grave.

Marre nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota administrata biden administrata biden

Sondazh

Poll
Bota 28 Dhjetor 2020, 12:10

MAQEDONI E VERIUT- Menaxherja e këngëtarit Shpat Kasapi, për të cilin mediat maqedonase shkruanin se është vënë në pranga një muaj më parë pasi ishte kapur me d...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale