LIVE UPDATES
Bota

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zvogëlojnë praninë ushtarake në Irak

16 Janar 2021, 06:25 Nga DOSJA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës zvogëlojnë praninë

SHBA-Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë Christopher Miller, tha të premten se Shtetet e Bashkuara kanë shkurtuar trupat në Irak në 2’500, duke përmbushur një objektiv të vendosur nga administrata Trump në fund të vitit të kaluar.

“Ulja e nivelit të forcave amerikane në Irak reflekton aftësitë e rritura të Forcave të Sigurisë Irakiane, tha zoti Miller në një deklaratë pesë ditë përpara se Presidenti Trump të largohet nga zyra, duke i hapur kështu rrugën administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Ne kemi parashikuar prej kohësh që niveli i forcave që kërkohet për të mbështetur luftën e Irakut kundër ISIS-it do të ulet, ndërkohë që përmirësohet aftësia e Irakut për të menaxhuar kërcënimin nga ISIS-i. Aftësia për të zvogëluar nivelin e forcave është dëshmi e përparimit të vërtetë”, shtoi zoti Miller, duke përdorur një akronim për grupin terrorist Shteti Islamik.

Sekretari në detyrë i mbrojtjes tha se zvogëlimi i trupave në Irak nuk përfaqëson një ndryshim në politikën amerikane dhe është në përputhje me planet për të zvogëluar përfshirjen e trupave amerikane në operacione të mëdha luftarake në këtë vend të Lindjes së Mesme.

“Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit mbeten në Irak për të siguruar mposhtjen e përhershme të ISIS-it”, tha ai. “Qeveria e Irakut dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara bien dakord që ISIS-i mbetet një kërcënim dhe se prania e Shtetet e Bashkuara dhe Koalicionit mbetet jetësore”.

Sekretari në detyrë tha se Shtetet e Bashkuara do të ruajnë “një platformë kundër terrorizmit në Irak për të mbështetur forcat partnere me fuqi ajrore dhe të dhëna zbulimi”.

Sipas statistikave të Pentagonit, më shumë se 4’500 trupa amerikane janë vrarë në Irak që kur një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pushtoi Irakun në vitin 2003 dhe rrëzoi qeverinë e Saddam Hussein-it, ndërsa më shumë se 32’000 janë plagosur.

Zoti Miller njoftoi gjithashtu të premten se ushtria amerikane përmbushi objektivin e saj për të shkurtuar më shumë se 2’500 trupa nga Afganistani, pavarësisht miratimit nga kongresi të një projekt-ligji dy javë më parë që ndalon shpenzimet federale për të ulur numrin e trupave nën 4’000.

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba shba

Sondazh

Poll
Bota 15 Janar 2021, 21:47

Mbi dy milionë të vdekur nga COVID në botë

BOTË- Më shumë se dy milion njerëz kanë humbur jetën tani nga pandemia Covid-19 në të gjithë botën. Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2020, si...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës