LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shtatzënë dhe po ulërinte”/ Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin nga atentati në Don Bosko

6 Janar 2022, 18:07 Nga DOSJA
“Shtatzënë dhe po ulërinte”/ Dëshmitarët

TIRANË- Lokali në rrugën “Don Bosko” buçet nga zhurma e tik-tokeve të punëtorëve, të cilët pasi kanë hequr shenjat e plumbave dhe xhamin e shpuar, po nxitojnë të mbarojnë punë sa më shpejt. Por kalimtarët, sapo kalojnë në prag të lokalit, nxitojnë hapat. Frika e atentatit të ditës së martë, ku katër persona u plagosën dhe i pesti në tavolinë me ta ndërroi jetë menjëherë, i ka traumatizuar frekuentuesit e këtij bari.

Por ky biznes, që sipas menaxherit të tij, i cili shprehet i shqetësuar për Gazetasi.al, rrezikon të dështojë. “Nuk ulet më askush, ishte lokal që qëndronte plot nga banorët e lagjes. Tani janë të frikësuar nga kjo që ndodhi”, – thotë nëpër dhëmbë i riu, D.Lika.

Duke kujtuar klientelën e përditshme, i riu këmbëngul se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë në zonë. Ai e njihte viktimën Erjon Çela që ulej si klient i përditshëm, ashtu si edhe të tjerët.

Nga të dhënat e kërkuara nga Gazetasi.al, Erjon Çela e hapi biznesin tip tabakino, duke e regjistruar në QKB në 25 maj 2021 me aktivitetin e duhanshitjes.

I regjistruar si biznes me emrin tjetër, Adriatik Çela, ai prej majit e frekuentonte hapur dhe pa probleme dhe pa u ruajtur nga asnjë, zonën ku kishte biznesin ai dhe pak metra më tej e shoqja.

“Ishin çift që nuk ndaheshin, ajo hapi një qendër estetike në brendësi të pallateve dhe nuk ngjanin të kishin probleme”, – kujton Lavdia, një grua nga Dibra, e cila kur e pa vajzën shtatzënë duke qarë mbi trupin e të shoqit, fillimisht kujtoi se ishte plagosur edhe ajo.

“Nuk mund ta harroj, ajo ulërinte mbi të shoqin dhe e kam mbajtur duke i hedhur ujë të ftohtë e ç’ka munda”, – thotë gruaja për Gazetasi.al (emri i të cilës është i ndryshuar).

Foto nga vendngjarja ku mbeti i vrarë Erjon Çela te “Don Bosko”
Banorët që jetojnë në apartamentet ngjitur me lokalin ku ndodhi masakra me armë automatike, që i mori jetën një personi dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, me dy të tjerë janë në gjendje më të lehtë, falënderojnë Zotin që kanë shpëtuar pa u prekur nga plumbat.

Por për ekspertin e policisë, Arben Hajdarmataj, një ish-zyrtar policie që ka hetuar ngjarje të rënda gjatë karrierës së tij, çështje të tilla në vende publike që rrezikojnë çdo qytetar, nxjerrin zbuluar policinë sa i takon parandalimit dhe kontrollit të shtetasve që kanë precendentë penalë. Gjatë intervistës për Gazetasi.al, ai thotë.

“Në databazat e policisë, janë të regjistruar të gjithë personat që janë të dënuar dhe skeduar në BE, por çfarë ndodh? Nuk vijon mbikëqyrja e këtyre personave, sepse përveç zonës së ‘Don Boskos’, në të gjitha ngjarjet që po shohim nëpër Shqipëri, ata kanë një “background” të viktimave dhe të personave të mundshëm që kanë kryer krimin. Ajo në ‘Don Bosko’, ishte ngjarja më e keqe për vendin, kohën kur ndodhi dhe llojin e saj, – vijon ai. – Ndodhi një krim me armë automatike që nuk fokusohet në një person, pasi ka efekte anësore dhe ne pamë një viktimë e katër veta të plagosur. Kjo ngjarje u zhvillua në zonën më të populluar të Tiranës, më të ngarkuarën me njerëz dhe pothuajse në mes të ditës. Ata lëvizin me armë, me targa të vjedhura ç’ka do thotë se policia nuk ka kontroll mbi territorin”.

Eksperti i policisë, thotë se ndryshe nga Tirana, ku atentatet tronditin herë pas here, jashtë loje është edhe Policia e Vlorës. Një atentat në ambient publik, si ai në lagjen “Pavarësia”, ku u plagos Djego Hanaj 37 vjeç. Edhe ky atentat u krye në zonë të mbipopulluar, duke rrezikuar jetën e dhjetërave qytetarëve të pranishëm në rrugë.

Hajdarmataj këmbëngul se situata kriminale është shqetësuese për sa i përket rendit dhe qetësisë publike. “Në fund të fundit, paraja kriminale prodhon ngjarje të tilla deri në vrasje”, – deklaron ish-zyrtari i policisë dhe për këtë ngre pikëpyetje tek reagimi policor, që ka ngecur vetëm në ngritjen e postblloqeve, sipas tij qesharake.

“Më qesharakja është nëse do marrim rastin e plagosjes në Shkodër, arreston të plagosurin për të cilin ka njëmijë e një arsye për t’u arrestuar, por e prangos me pretekstin se viktima nuk tregoi krimin. Është qesharake të arrestosh viktimën për mos kallëzim krimi”.

Sakaq në Spitalin e Traumës, sipas mjekëve të pyetur nga Gazetasi.al, vijon të trajtohet Edmond Crroj, një 41-vjeçar i skeduar nga policia për ngjarje të mëparshme dhe që dyshohet se mund të ketë qenë epiqendra e atentatit. Vëllai i viktimës, Blerim Çela është dërguar për trajtim më të specializuar në një spital privat, kurse dy të tjerët, sipas mjekëve kanë dalë nga spitali. Në një situatë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit thirri zyrtarët e vartësit dhe iu kërkoi hetime të shpejta, për Hajdarmatajn, prioriteti kryesor është kthimi i besimit tek policia.

“Duhet që të krijojë besim që qytetarët të kenë besim, në mënyrë që të japin informacione, jo për parkingjet e dyfishta, por për informacione cilësore mbi persona me aktivitet kriminal. Ana tjetër, unë mendoj se është që duhet rritur besimi brenda Policisë së Shtetit, sepse vetë funksionimi brenda policisë është i tillë, informacioni merret brenda strukturave dhe pasi përpunohet, dërgohet në strukturat eprore dhe më pas kthehet, – thekson Hajdarmataj. – Ky është parimi i përgjithshëm dhe është shumë e domosdoshme që njerëzit në polici duhet të jenë të besuar dhe ndaj tyre të ketë besim reciprok. Në të kundërt, informacioni jepet sa për t’u justifikuar. E dyta duhet parandalim, të ndërtohen strategji të qarta, duke iu përshtatur edhe fenomeneve të fundit dhe të dalin nga guaska dhe të jenë transparent“, – deklaron për Gazetasi.al, eksperti i njohur.

Marrë nga Gazeta Si

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blerim çela djego hanaj edmond crroj sulm me arme ne don bosko blerim çela djego hanaj edmond crroj sulm me arme ne don bosko

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet