LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqiptarët nuk preferojnë më call center-at, tregu kërkon ekspertë teknologjie

19 Dhjetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
Shqiptarët nuk preferojnë më call center-at, tregu kërkon

TIRANË – Operatori i call center-it nuk është më pozicioni i punës që të rinjtë në Shqipëri po kërkojnë. Në mbyllje të sezonit veror dhe deri më tani, nga platforma e punësimit “Profesionisti”, pjesë e shoqërisë Çelësi Media Group në vendin tonë, kërkesa për këtë fushë ka rënë.

“Punëmarrësit nuk shikojnë asnjë lloj zhvillimi karriere dhe mendohet vetëm si një trampolinë apo rrugë provizore deri në gjetjen e punës që dëshirojnë realisht”, thotë Orneda nga “Profesionisti”.

Deri në fillimin e vitit 2021, në këtë fushë, ishin të punësuar rreth 25 mijë, ku pak më pak se 50% e tyre janë me arsim të lartë. “Goditja” e parë që mori ky sektor ishte në nëntor të këtij viti kur nisi hetimi i këtyre subjekteve nga Struktura e Posaçme Anti-korrupsion. Nga të dhënat joformale të operatorëve në call center, shumë prej tyre “u shkurtuan” ose zgjodhën vetë të tërhiqen nga kjo fushë duke treguar se kërkesë-oferta për këtë punë është në rënie për të dyja palët.

Ajo shton se dhe për punën në sektorin e shërbimeve nuk ka më interes, sepse shihet si diçka provizore, sezonale dhe më pas gjatë gjithë vitit të mbetur janë të papreferueshme për punëkërkuesit. Në fakt, sipas bizneseve në këtë sektor, rënia e kërkesës ka rënë që në mesin e sezonit veror 2021. Ky sektor ka qenë gjithmonë ndër më të eskploruarit, por për tremujorin e tretë të këtij viti, rritja ishte vetëm me 0.5% nga tremujori i tretë i vitit të kaluar. Ndërkohë, ky sektor është i dyti më me peshë në PBB-në e Shqipërisë, gati 17% e saj dhe siç duket nuk po përjeton ditët e veta më të mira, ndonëse kërkesa për to është rritur tepër, sidomos post pandemisë. Disa biznese të shërbimeve në kryeqytet pranojnë se ata janë detyruar të rrisin pagat e punonjësve të tyre për t’i mbajtur ato në punë.

Punëmarrësit dhe punëdhënësit janë të interesuar për të njëjtat vende pune. Profesioneve që po u jepet më shumë hapësirë dhe shihen me më shumë potencial janë ato të fushës teknologjike dhe komunikimit. Orneda tregon se ka një interes të lartë në teknologjinë e infromacionit, zhvillues programesh, social media marketing dhe graphic, web design. Trend që sipas saj, shkon në përputhje me digjitalizimin në rritje të aktiviteteve ekonomike dhe jo vetëm. Duke ndjekur dhe hapat e kompanive nëpër vende të tjera, sidomos pas pandemisë, edhe ato shqiptare po përshtaten me hapësirat në rrjet. Deri para pandemisë në ndërmarrjet në vendin tonë, puna online ishte e shpërndarë në më pak se 90%, për të shkuar në 99% në mesin e 2020-s. Sipas Instat, për tremujorin e tretë 2021, edhe pse paga e një punonjësi në këtë fushë, ka rënë me 3.4% nga e njëjta periudhë e 2020-s, kërkesa për të punuar në të vetëm është rritur.

Financa është një ndër profesionet që besoj dhe mendoj se nuk do ketë asnjëherë rënie. Po ashtu është në rritje dhe kërkesa për inxhinier ndërtimi, specialistë, për shkak të rritjes së numrit të ndërtimeve por dhe kërkesave që ka tregu jashtë”,-tregon përfaqësuesja e agjencisë së punësimit.

Fusha e retail dhe distribucionit ka rritje të kërkesave për punësim, por kjo për shkak të numrit të madh të kompanive në sektorin retail dhe distribucionit të produkteve të ndryshme. Në periudhën post pandemike, tregut të punës dhe vetë punonjësve i’u imponua ndryshimi dhe përshtatja me rrethanat e reja, duke rifromuar sistemet financiare dhe kulturore të botës së biznesit. E njëjta erë po merr dhe Shqipërinë, e cila duket se po përshtatet shumë shpejt me të quajturën, epoka digjitale.

Marrë nga Gazata.Si

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet call center instat social media call center instat social media

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Dhjetor 2021, 14:34

FOTOT/ Dalin pamjet e para nga atentati në Vlorë

VLORË– Foto që po shikoni vijnë nga Vlora aty ku edhe ka ndodhur një atentat këtë pasdite. Zona pranë Lungomares dhe Sheshit të Flamurit është rrethu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet