Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“50 mijë euro ose të vrasim vëllanë”, katër shqiptarët nga Kosova, rrëmbejnë dhe mbajnë peng 5 ditë turkun
19 Qershor 2020, 14:15Nga DOSJA
KOSOVË- 4 shqiptarë nga Kosova po gjykohen nga autoritetet vendase pasi këto të fundit janë akuzuar se kanë rrëmbyer dhe kanë mbajtur peng për 5 ditë me radhë një shtetas turk.
Mësohet se të akuzuarit janë shqiptarët me iniciale A.M., Y.M., L.B. dhe B.B ndërkohë viktima është R.A.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet kosovare nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në mediat sociale ku kanë njoftuar se 4 shqiptarët kanë përdour dhunë ndaj turkur si dhe kanë kërcënuarvëllanë e viktimës duke i kërkuar 50 mijë euro në këmbim të lirimit.
Njoftimi i plotë i policisë
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.M., Y.M., L.B. dhe B.B. për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi” nga neni 191 paragrafi 2, nën-paragrafi 2.2 dhe 2.3, lidhur me paragrafin 1, e në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, të pandehurit: A. M., Y. M., L. B. dhe B. B., më 17.09.2019 në Prizren, duke vepruar së bashku e rrëmbejnë të dëmtuarin R.A. shtetas i Republikës së Turqisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari A.M. së bashku me të akuzuarin Y.M. bëjnë organizimin e rrëmbimit të R.A. ashtu që të dëmtuarin i akuzuari A.M. e merr me veturë, e shoqëron në parkun e qytetit të Prizrenit duke vepruar sipas planifikimit dhe e rrëmbejnë.
Të akuzuarit, sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllau i të dëmtuarit R.H. që gjendet në Turqi, kanë kërkuar shumën prej 50.000 (pesëdhjetë mijë euro) duke e kërcënuar se nëse nuk do të dorëzojnë të hollat e këruara në këmbim të lirimit të do ta vrasin vëllaun R.H.
I dëmtuari R.H. është mbajtur i lidhur deri më 21.09.2019, dhe ndaj tij është përdorur dhunë, si dhe nën kërcënimin e armës me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje të pandehurit kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KATAR– Mediat e huaja sëfundmi kanë publikuar të dhëna tronditëse për sheikun arab. Sipas Dailymail vëllai i sheikut të Katarit, ka urdhëruar stafin e tij të vr...
SHBA– Në fillim të kësaj jave Jacobs ka publikuar një video në të cilën shfaqet Presidenti amerikan Donald Trump.Në këtë podcast të djalit të tij, Donald Trump...
SHBA– Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dërguar sot një letër kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, duke e përgëzuar për heqjen ...
SPANJË– Koronavirusi ka ndryshuar gjithçka në jetën e njerëzve pasi rregullat për mbrojtjne nga ky virus i rrezikshëm do të vijojnë të na shoqërojnë...
MAQEDONI E VERIUT– Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar të paktën 6 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 222 numrin total të të vd...
KORE E VERIUT– Në një ditë të ftohtë dimri dy vjet më parë, Kim Yo Jong ndërmori hapin e saj të parë për tu bërë politikanja e fuqishme që babai i saj mendoi s...
SHBA – Koronavirusi është përhapur prej më shumë se 4 muajsh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka vrarë mbi 120 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi...
BRITANI E MADHE – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri, më 23 qershor, Departamenti i Shkencës dhe Inxhinierisë në Universitetin e Oksfordit,...
KOSOVË– Më 27 qershor Kosova dhe Serbia janë thirrur në një takim zyrtar në Amerikë nga i dërguari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Ndërkohë ky...