Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MAQEDONI E VERIUT- Një shpërthim brenda spitalit COVID ka shkaktuar tragjedi në Tetovë! 16 persona raportohet se kanë humbur jetën duke u djegur të gjallë brenda godinës, teksa ulërimat e tyre dëgjoheshin në të gjithë zonën. Nga të gjitha videot që qarkullojnë online në momentet e djegies së godinës, dëgjohen qartë ulërimat e personave të mbetur në mëshirën e flakëve teksa kërkonin ndihmë.
Shpërthimi, i cili paraprakisht dyshohet se ka ardhur nga bombulat e oksigjenit, ka nisur zjarrit që prej orës 21:00 të mbrëmjes së sotme, për t’u shuar vetëm pas më shumë se një orë. Të gjithë të mbijetuarit, përfshirë edhe 9 të lënduar rëndë nga zjarri, janë nisur me urgjencë për në Shkup, ku edhe do të marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Deri tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, por dihet se gjithçka ka nisur nga brenda spitalit. Këtë e ka konfirmuar edhe numri dy i zjarrfikësve të Tetovës, por shtoi se hetimet do të zbulojnë gjithçka. Spitali modular ishte ndërtuar vetëm pak kohë më parë për trajtimin e të sëmurëve me COVID dhe materiali me të cilin ishte ndërtur u përfshi shumë lehtë nga flakët, ndërkohë që kishte dhe probleme të tjera në strukturë, për të cilën firma ndërtuese ishte vënë në dijeni.
Por nuk veproi. Duke e lënë kështu funksional spitalin për të infektuarit nga pandemia. Së fundmi, Tetova, ka qenë edhe një nga qytetet me më shumë infektime dhe që ka pasur numrin më të lartë të trajtimeve të pacientëve me COVID.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TETOVË- Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka qëndruar në Tetovë pranë qytetarëve, pas tragjedisë që ndodhi në spitalin Covid, ku deri tani janë konfirmuar...
TETOVË– Një tragjedi e madhe ka ndodhur sonte në Maqedoninë e Veriut, por deklaratat nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Fi...
TETOVË- Prokuroria Publike Themelore ka njoftuar se pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren për të zbardhur shkakun e zjarrit në Kosovë. Sipas med...
PEJË– Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës, ku humbën jetën Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj...
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar nga organet e rendit zbardhjen e shpejt të vrasjes së dyfishtë që ndodhi në qytetin e Pejës. Osma...
PEJË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ku të vdekur mbeten dy zyrtarë të PDK-së. Të vrarë kanë mbetur kandid...
PEJË– Dy politikanë kanë vrarë njëri-tjetrin me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Mjeku roje në spitalin e Pejës, Sadri Berisha, ka dhën...
PEJË– Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës ku viktima janë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Të vrarë kanë mbetur kandidat...
MAQEDONI E VERIUT- Zjarri që ndodhi sonte në spitalin e Tetovës, ku po trajtoheshin pacientët me COVID, ka shkaktuar 16 viktima. Kjo sipas informatave jo-zyrtar...
MAQEDONI E VERIUT- Sonte, një tragjedi e madhe ndodhi në Tetovë pasi spitali ku po trajtoheshin pacientët me COVID u përfshi nga flakët. Pikërisht ky spital, si...