E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
SERBI– Në Beograd dhe Novi Sad të Serbisë, në mbrëmjen e së premtes, sërish janë organizuar protesta.
Në Beograd pas orës 19:00 qytetarët filluan të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë, pavarësisht faktit se në fuqi është masa e ndalimit të tubimeve të më shumë se 10 personave, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. E njëjta masë është në fuqi edhe në Novi Sad.
Protesta në Novi Sad filloi menjëherë pas orës 18:00. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, protestuesit mbartën një pankartë me mbishkrimin “Kushdo që të rrah me një shkop, ti i jep një revolucion”.
Disa qindra qytetarë u mblodhën gjithashtu në qendër të Nishit, një qytet në jug të Serbisë. Arsyeja e protestës së parë, të mbajtur të martën, më 7 korrik, ishte njoftimi për shtrëngimin e masave epidemiologjike, siç është vendosja e orës policore. Por, qeveria serbe nuk e miratoi një masë të tillë.
Qytetarët tani thonë se kanë pakënaqësi për sjelljen e shtetit gjatë epidemisë së koronavirusit dhe politikën e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet. Qytetarët po protestojnë edhe për shkak të reagimit të policisë ndaj protestave të mëparshme.
Protestat nuk kanë organizatorë. Thirrja për pjesëmarrje bëhet përmes rrjeteve sociale.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë dhe të mos mblidhen, për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavisurit. Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen përmes respiratorëve. Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha sekapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë mbushur.
Marrë nga:REL
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KROACI– Në Kroaci, së shpejti do të fillojë dhurimi vullnetar i plazmës së gjakut nga personat që e kanë mbijetuar sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ditën e sotme nëpërmjet një deklarate në një intervistë për ‘Klan Kosova’ është shprehur se duke qenë s...
FRANCË-Shoferi i autobusit në Francë i identifikuar si Philippe Monguillot, që u sulmua të dielën nga disa persona që refuzuan të mbanin maska brenda autom...
ITALI- Kryeministri italian, Giuseppe Conte ditën e sotme ka deklaruar se gjendja e jashtëzakonshme e cila ishte planifikuar për të mbaruar me 31 korrik mund t...
SHBA– Gjykata e lartë amerikane ka vendosur ditën e sotme se presidenti amerikan Trump duhet të dorëzojë deklaratat fiskale pas zgjedhjeve të muajit nënto...
SHBA- Aktori i Hollywood Johnny Depp në mbyllje së seancës së gjyqit të divorcit është hakmarrë kundër Heard duke thënë se ish-gruaja e tij pinte dy shishe verë...
GREQI- Protesta të dhunshme janë zhvilluar ditën e sotme në Greqi kjo pasi parlamenti grek ka votuar ligjin që kufizon demostratat. Sipas ligjit të ri, autorite...
MAQEDONI E VERIUT– Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka reaguar së fundmi në lidhje me bisedën telefonike ku është dëgjuar se ai ka ofenduar shqiptarët duk...
MAQEDONI E VERIUT– Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut aktualisht kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka ofenduar shqiptarët teksa ka folur me një person emri i ...