Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Qeveria ka vendosur që administrata publike të mos ketë shpërblim për festat e fundvitit, dhe as të organizojë festa me buxhetin e shtetit për institucione të ndryshme. Në vendimin që u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, thuhet se nga ky vendim përjashtohen punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Përjashtimisht për vitin 2021, fondi i veçantë i njësive të qeverisjes së përgjithshme nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.
Ky përcaktim nuk zbatohet për punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.
Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga fondi për pagat e personelit, për institucionet e përmendura në këtë pikë, miratuar në buxhetin e vitit 2021.”.
2.Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
(a.b)/dosja.al
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Në fjalën e tij në Kuvend, kryedemokrati Basha u shpreh se korrupsioni është armiku numër një i shqiptarëve, ndërsa nuk nguroi të përmendte faktin...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvend duke i thënë se...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të protestuar ditën e sotme para Kryeministrisë kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksan...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për disa persona të pandehur, të cilët janë në arrati por hedh dyshime edhe mbi eliminimin ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, se arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka mund t...
TIRANË – Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luiggi Soreca, duke folur në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për...
TIRANË – Kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, në fjalën e saj në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave për BKH...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se “Trekëndëshi i Bermudës” kërkon të zbrazë Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Basha...
TIRANË– Pak orë para vizitës së presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç në Tiranë, nga Këshilli i Ministrave është miratuar një marrëveshje ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u revoltua ditën e sotme gjatë seancës së Kuvendit, duke përplasur në foltore atë që mbante në d...