Aktualitet

SHOKUESE në Shkodër! 10-vjeçari vdes në mënyrë tragjike teksa realizonte një video për Tik-Tok, prindërit e gjejnë të varur

Sipas burimeve të “Panorama.al” kjo tentativë e vetëvrasjes së 10-vjeçarit e nisur si një shaka ka përfunduar në një tragjedi për atë, familjen, të afërmit dhe rrethin shoqëror.
Featured image of article: SHOKUESE në Shkodër! 10-vjeçari vdes në mënyrë tragjike teksa realizonte një video për Tik-Tok, prindërit e gjejnë të varur Foto ilustruese

SHKODËR– Një 10-vjeçark a humbur jetën në mënyrë tragjike teksa mundohej të realizonte një video për “tik-tok”. Mësohet se i mitur me incialet N.Y por realizonte një sfidë për rrjetin social që tashmë është bërë mjaft popullor, ku duhet të dukej sikur po vriste veten.

Ai është varur në një litar për të realizuar videon, por diçka nuk ka shkuar siç duket dhe 10-vjeçarit i ka pushuar zemra.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin dhe menjëherë janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por fëmija kishte humbur jetën.  Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetimet paraprake është zbuluar edhe sfida që po bënte i mituri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai kishte hipur në një stol dhe kishte litarin në qafë por stoli ka lëvizur dhe i mituri ka mbetur varur, duk mos patur mundësi të shpëtonte.

Burime nga shkolla “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi, ku i mituri bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment