LIVE UPDATES
Bota

Shkupi dhe Sofja në kërkim të kompromisit

10 Nëntor 2020, 08:08 Nga DOSJA
Shkupi dhe Sofja në kërkim të kompromisit

Është mbajtur takim online i Ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dhe Gjermanisë Hajko Mass. Ministrat Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva e kanë quajtur historik bashkëkryesimin e dy vendeve me Procesin e Berlinit që ndodhë për herë të parë që nga fillimi i procesit, me një vend anëtar dhe një vend kandidat.

Osmani gjatë konferencës së përbashkët tha se kryesimi i dy vendeve është moment historik me simbolikë të madhe që vërteton se rajoni ndërmerr iniciativa dhe përgjegjësi ndaj proceseve që  e përcaktojnë ardhmërinë e tij.

Vlerësoj se bashkërisht mundemi shumë, vlerësoj se kemi miq që na mbështesin dhe na ndihmojnë, kemi interes të përbashkët të jetojmë në rajon evropian dhe jemi shumë afër që të mos gjejmë zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Ne kemi detyrim serioz që të bëjmë gjithçka që të mos lejojmë që gjeneratave të ardhshme t’u lëmë barrën e raporteve reciproke, diçka që gjenerata e kaluar, por edhe e jona nuk ka arritur tërësisht ta tejkalojë”, deklaroi Osmani.

Bullgaria kërcënon me veto

Bullgaria mbetet e prerë se do të bllokojë Maqedoninë e Veriut të fillojë negociatat me BE-në nëse nuk pranon se identiteti dhe gjuha maqedonase kanë rrënjë bullgare. Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, tha se  Bullgaria është e gatshme të mbajë barrën e bllokimit, por përgjegjësia do të bjerë edhe mbi politikanët në Maqedoninë e Veriut

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar prej vitesh dhe kjo mua më habit që juve u duket diçka e re. Po do të mbajmë përgjegjësinë tonë, ne jemi të mësuar të mbajmë përgjegjësi. Por shumë do të doja që edhe kolegët në Shkup ta kenë përgjegjësinë e tyre. Duhet këtë ta theksoj se nuk ka shumë të tillë që e mbështesin zgjerimin, posaçërisht për vendet e Ballkanit. Dhe këtë mundësi mendoj se Shkupi nuk duhet ta lëshojë”, deklaroi deklaroi Ekaterina Zaharieva.

Mass: Bëjmë përpjekje që fqinjët të gjejnë zgjidhje

Ministri gjerman i Punëve të Jashtëm Hajko Mass tha se do të bëjnë përpjekje deri në momentin e fundit që mes dy fqinjëve të ketë marrëveshje. “Kjo është parakusht për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare dhe do të vazhdojmë të punojmë, në pajtueshmëri me kërkesat e të dy palëve”, tha Hajko Mass.

Çka do të sjellë Samiti i Sofjes

Kryeministri Zoran Zaev pret që samiti i nesërm në Sofje të dërgojë edhe një herë mesazhin e hapjes së kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut.

“Nesër pres mbështetje serioze për rrugën evropiane të të gjashtë shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë kandidatë dhe duan më shpejtë të jenë anëtarë të plotë të BE-së. Dhe sigurisht që pres që samiti i Berlinit, nesër, të dërgojë edhe një herë mesazhin në fillim të negociatave, respektivisht hapjen e kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut”, deklaroi Zoran Zaev.

Nesër (10 nëntor) në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin këtë vit bashkëkryesojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, do të mbahet Samiti i Sofjes, ku do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim pritet të miratohet plani për realizimin e zonës ekonomike rajonale.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut sofje maqedonia e veriut sofje

Sondazh

Poll
Bota 9 Nëntor 2020, 22:03

KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të saj, Xhaviti Haliti, i cili disa orë më parë tha se është ftuar nga Gjyk...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet