Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHKODËR– Një 70-vjeçar i ka vënë flakën apartamentit të tij në katin e 5-të të një pallati në lagjen “Zdrale”. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të ketë pasur shpërthim të bombulës së gazit ashtu siç u raportua fillimisht.
Pasi është vënë alarmi, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 3 zjarrfikëse, të cilat kanë nisur menjëherë punën për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e 70-vjeçarit. Por pa sukses!
Viktima është identifikuar si Ismet Abdurramani, 70 vjeç, ndërsa dyshohet se shkak për flakët ka qënë rrjedhja e gazit nga një bombol, e cila përdorej nga i moshuri. Abdurramani jetonte së bashku me bashkëshorten e tij, e cila në momentet e zjarrit nuk ishte në banesë.
Mësohet se 70-vjeçari prej kohësh ka pasur probleme me bashkëshorten. Madje edhe më parë ai ka tentuar disa herë t’i vendosë zjarrin banesës së tij, ndërsa për shkak të problemeve, ai ishte dërguar disa herë në polici.
Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat rrezikonin të shkrumbonin të gjithë katin. Për arsye sigurie u evakuuan të gjithë banorët e pallatit.
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 02.02.2020, në orën 19:20, në lagjen “Ahmet Haxhija” Shkodër, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit I. A. 70 vjeç, i cili si pasojë e zjarrit dhe tymit, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e zjarrfikëses kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, si dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 70 vjeçarit duke e dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër
Shërbimet e Policisë kanë evakuar banorët me qëllim mos lëndimin apo asfiksimin e tyre nga tymi.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI-Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së shtunës në mënyrë tragjike.Sipas mediave greke 24-vjeçari emri i të cilit nuk është publikuar...
TIRANË– Mjetet e tonazhit të rëndë që janë përdorur për të shembur objektet tek zona e njohur si “Dogana” kanë lënë pasojat e tyre në rrugën kryesore që të...
ELBASAN– Një aksident është regjistruar në aksin rrugor, Elbasan-Labinot ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar rëndë.Burime për Dosj...
TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare Egla Cena ka reaguar ashpër pas krimit në familje që ndodhi në fshatin Xhafzotaj në Durrësi. Në profilin e saj në Facebo...
ITALI- Televizioni prestigjioz italian “RAI3” vazhdon të transmetojë kronika, ku në fokus është trafiku i drogës në Shqipëri. Ndërkohë, në kronikën e fundit të ...
Gjyqtari Tomor Skreli i Apelit të Gjirokastrës do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të hënën më 3 shkurt. Trupa gjyqësore që po kryen procesi...
TIRANË- Dy ditë më parë biznesmeni i kromit Murat Duriçi humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik. 53-vjeçari u gjet i pajetë nga disa ...
TIRANË-“Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli sot historinë e pabesueshme dhe të trishtë të 36-vjeçares Danita. Ajo në studio ka treguar se kur ish...
TIRANË- Krimi i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Xhafzotaj të Durrësit ka tronditur mbarë opinionin publik. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reagua...
DURRËS– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë brenda familjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Xhafzotaj të Durrësit. Burime për Dosja.al bëjn...