LIVE UPDATES
Bota

Shkenca e vaksinave pas pandemisë

2 Maj 2021, 07:41 Nga DOSJA
Shkenca e vaksinave pas pandemisë

Virusi i parë të cilit iu bë sekuenca e gjenomës ishte një krijesë e errët e vogël e quajtur MS2. 3569 bazat nukleotide të ARN-së që përmbante u publikuan në vitin 1976, pas një pune kërkimore dhjetëvjeçare në një laborator belg. Gjenomi sars-cov-2, gati nëntë herë më i gjatë, u publikua vetëm disa javë pasi mjekët në Wuhan u shqetësuan për një pneumoni të re. Brenda disa javësh nga publikimi i gjenomës, sekuenca origjinale e saj u bë baza për vaksinat që janë prodhuar sot kundër virusit.

Nuk është për t’u çuditur që mjekësia ka përparuar shumë që nga viti 1976. Por pandemia Covid-19 ka bërë që dekada të tëra progresi kumulativ shkencor, të shpalosen papritur në luftën kundër virusit. Grumbulli i të dhënave, eksperimenteve dhe studimeve ka pasur efekte të thella në pandemi – dhe, në të vërtetë, në të ardhmen e mjekësisë. Kjo është gjithashtu një frymëzim.

Në të gjithë botën, shkencëtarët kanë lënë mënjanë punën e tyre në mënyrë që të luftojnë bashkërisht kundër një armiku të përbashkët. Hapësirat e qeta laboratorike janë kthyer në qendra të zhurmshme për përpunimin e testimeve. Covid-19 ka çuar në kryerjen e rreth 350,000 kërkimesh, shumë prej të cilëve kanë pasur rezultate të menjëhershme.

Baza e gjithë kësaj është zbatimi i gjenetikës në mjekësi në një mënyrë sistematike dhe transformuese – jo vetëm në kuptimin e patologjisë së sëmundjeve, por edhe në gjurmimin e përhapjes dhe shërimin dhe parandalimin e tyre. Kjo qasje mund të mbështesë atë që po bëhet e njohur si “siguri natyrore” – pra, detyra për t’i bërë shoqëritë të qëndrueshme përballë rreziqeve që vijnë nga lidhja e tyre me botën e gjallë, qoftë për shkak të sëmundjeve, pasigurisë ushqimore, luftës biologjike ose degradimit të mjedisit.

Aplikimi i gjenetikës në mjekësi

Aplikimi i gjenetikës në mjekësi ka sjellë fitime të mëdha dhe të shpejta në efikasitet. Zbulimi i sekuencës së ADN-së në një gjenom njerëzor kushtonte 10 milionë dollarë në vitin 2007, ndërsa sot duhen më pak se 1,000 dollarë dhe shumë më pak kohë. Duke pasur në dispozicion mënyra gjithnjë e më të mira të sintetizimit dhe redaktimit të gjeneve, kjo ka mundësuar përparime mbresëlënëse. Para pandemisë, këto teknika inovative nuk diskutoheshin shumë përtej mjediseve të laboratorëve. Pasi kanë shfaqur efikasitet kundër një sëmundjeje krejt të re, ato janë përhapur anembanë.

Marrim për shembull teknologjinë e vaksinimit të zhvilluar me shpejtësi nga kompania amerikane Moderna dhe ajo gjermane BioNTech, duke u mbështetur në punën e vështirë disavjeçare të studimit të ARN-së, e cila ruan informacionin gjenetik. Është e jashtëzakonshme sesi thjesht mund të udhëzohen qelizat e trupit që të prodhojnë proteinën virale për të forcuar sistemin imunitar. Vaksinat e ARN-së janë dëshmi e shprehjes së goditur të komedianit Eddie Cantor, se duhen 20 vjet për t’u bërë një sukses brenda natës.

Tani mund të shpërblehen investimet e kompanive që kanë punuar gjatë në studimin e ARN-së. Një vaksinë me ARN kundër një sëmundjeje, është një mesazh i shkruar në kod gjenetik: një vaksinë kundër malaries, ose ndonjë forme të kancerit, mund të bëhet në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën pajisje si një vaksinë kundër sars-cov-2. Nëse kjo siguron një platformë e cila i nxit qelizat të prodhojnë elemente specifike dhe të heqin dorë nga disa të tjerë, atëherë mjekësia do të bëhet më e fuqishme dhe më personale. Terapitë e përshtatura për anomalitë e rralla gjenetike, mund të bëhen rutinë.

Pandemia gjithashtu ka treguar vlerën e teknologjive të sekuencave të gjeneve. Vëzhgimi i sars-cov-2, pasi pëson mutacion, është me rëndësi thelbësore që bota të kuptojë dhe të mbrojë veten nga variantet e rrezikshme. Nëse Covid-19 bëhet endemik, siç ka të ngjarë, sekuencat do të bëhen baza për zhvillimin e injektimeve përforcuese. Sekuenca rutinë është një nga mënyrat më të mira për të zbuluar përparimin e viruseve. Kompanitë kanë prodhuar sisteme të fuqishme të njohjes së sekuencave.

Tani bota ka nevojë për sisteme të lira, të kudondodhura dhe të besueshme, që mund të përdoren në një burg, në një qendër shëndetësore rurale, apo në një fermë për të vepruar si sisteme të paralajmërimit të hershëm të përhapjes së patogjenëve.

Pikat e dobëta

Duhet vëzhguar gjithashtu se çfarë pikash të dobëta ka nxjerrë në pah pandemia. Pavarësisht progresit të sotëm, ende nuk janë prodhuar antiviralë me molekula të vogla për të luftuar sars-cov-2. Një fokus për sigurinë natyrore duhet të jenë ilaçet që synojnë familjet virale, të cilat kanë më shumë të ngjarë të shkaktojnë probleme në të ardhmen. Kjo nuk është diçka që tregu do ta mbështesë vetë. Nevojiten mekanizma të rinj që përfshijnë qeveritë, si fonde për kërkime shkencore dhe prova klinike. Qasje të ngjashme duhet të përdoren gjithashtu për kërcënimin e baktereve që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Këto risi do të sjellin pasoja të mëdha. Mjekësia e bazuar në ARN kërkon gjëra të reja nga firmat dhe rregullatorët – po ashtu edhe platformat e tjera, përfshirë disa forma të terapisë së gjeneve. Rregullatorët duhet të përfitojnë nga fakti që, për shembull, një vaksinë kundër malaries dhe një vaksinë kundër sars-cov-2 bëhen të dyja në të njëjtën platformë.

Firmat e ilaçeve duhet të përshtaten, pasi disa sëmundje kronike tashmë mund të kurohen në të vërtetë. Shumë firma janë përqendruar prej kohësh në vuajtjet afatgjata që shqetësojnë më tepër vendet e pasura të botës, si sëmundjet e zemrës, kanceri, çrregullimet metabolike, kushtet neurodegjenerative dhe sëmundje të tjera të ngjashme.

Nëse zhvillimi i ilaçeve do të synojë më tepër udhëzimin e qelizave se çfarë ato duhet të bëjnë, dhe jo gjetjen e molekulave të reja kundër proteinave specifike, atëherë disa nga njohuritë mbi të cilat bazohet farmacia e stilit të vjetër do të jenë më pak të rëndësishme. Prandaj, firmat do të kenë nevojë për modele të reja çmimesh dhe një fokus të ri në kërkimet e tyre.

Mbrojtja natyrale

Teknologjia nuk mund t’i frenojë e vetme pandemitë. Ky qëllim kërkon sisteme dhe institucione që përdorin teknologjinë gjerësisht dhe me mençuri. Pa sisteme të mira, teknologjia e shkëlqyer shpesh siguron vetëm rezultate mesatare, siç ka ndodhur me shumë programe testimi dhe gjurmimi për Covid-19.

Por pandemia ka treguar që shkenca biomjekësore zotëron mjetet dhe entuziazmin e duhur për të përmirësuar botën. Bota tani duhet të ndërtohet mbi të dyja këto elemente.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksina vaksina

Sondazh

Poll
Bota 1 Maj 2021, 21:00

Portugalia lehtëson masat e koronavirusit

Portugalia ka hapur të shtunën kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Ky shtet është ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë