Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk u paraqit ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit Hetimor i cili është ngritur për shkarkimin e tij. Para fillimit të Komisionit, ai i dërgoi një shkresë kryetarit të Kuvendit, ku bëri të ditur se e gjithë kjo mbledhje është një hakmarrje. Meta i kërkoi Kuvendit të reflektojë dhe të shfuqizojë vendimin për miratimin e raportit dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, të ndërpresë menjëherë të gjitha procedurat hetimore parlamentare që po zhvillon ky komision, si dhe të mos ndërmarrë vendime të rëndësishme që cenojnë interesat e shtetit.
Në nisje të Komisionit, kryetari i Kuvendit, Alket Hyseni iu bëri të ditur anëtarëve që Meta nuk do të ishte prezent duke lexuar një pjesë të shkresës. Ai propozoi që Metës ti linin një mundësi zgjedhje, mes ditëve nga e nesërmja deri të hënën për tu paraqitur në Komision. Hyseni tha se Meta ka kohë deri me datën 24 maj që të paraqitet në Komision në mënyrë që të ketë të drejtën e tij të fjalës.
Mosprezenca e Metës, shkaktoi pakënaqësi te anëtarët e Komisionit. Ishte Spartak Braho ai i cili u shpreh se e gjithë kjo është një puç nga ana e Metës. Braho po ashtu kërkoi pak kohë që të njihej me të gjitha arsyet që Meta paraqiti në shkresën e tij.
Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se “s’do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare” dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor. Komisioni drejtuar nga deputeti socialist Alket Hyseni do të mbyllë zyrtarisht punën më 24 maj, pas dorëzimit të dosjes së plotë me të dhëna mbi veprimtarinë e presidentit të Republikës Ilir Meta.
Por si arriti situata në këtë kulm tensionesh?
Prej javësh, presidenti i Republikës Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”.
Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet. Tashmë një komision hetimor me firmën e 49 deputetëve socialistë është ngritur dhe kërkohet prezenca e Ilir Metës për të bërë ballafaqimin. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të përballet me Presidentin Ilir Meta ditën e sotme, në një seancë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese. Seanca do të nisë në...
TIRANË– Mark Marku, drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Lezhës shprehet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po fajësohet pse iu vodhë...
TIRANË- Drejtuesi i PD-së në qarkun e Lezhës, Mark Marku është përplasur me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Arben Ristanin. I ftuar në emisionin “Op...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma ka thënë me mjaft bindje se pavarësisht gjithçkaje, kryedemokrati Lulzim Basha ...
TIRANË– Plarent Ndreca dhe Agron Gjekmarkaj kanë pasur një debat të ashpër në studion e “Open” në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.Ndreca thotë se i ...
TIRANË– Arben Ristani, një nga zërat kundër kryedemokratit Lulzim Basha është shprehur se ky i fundit karikandiduar persona që e ‘tradhëtuan...
TIRANË- Arben Ristani ka debatuar ashpër me Mark Markun në lidhje me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike. Të dy të ftuar në “Opinion”, teksa d...
TIRANË- Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani e ka quajtur kreun e PD-së, Lulzim Bashën si një humbës kronik, duke përmendur humbjen e zgjedhjev...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma ka treguar se kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur oferta nga grupe kriminale në këmbim ...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme, Agron Gjekmarkaj dhe Plarent Ndreca kanë pasur disa debate me njëri-tjetrin. Ka qënë Gjekmarkaj ai i cili tha se Ndreca d...