Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
TIRANË– Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas përgjigjes që ky i fundit dha ndaj letrës së dërguar nga Meta. Edhe pse i përfshirë ishte dhe Rama, Blushi shkruan se letra nuk ishte dërguar për të por për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Ndërkohë që i ka cituar edhe ligjet në Kushtetutë, ku presidenti merr kompetencat për pyetjen.
“Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë. Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,”-shkruan ministrja.
POSTIMI I PLOTË:
Shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve që kanë humbur jetën, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sikundër u bë sot publike, i është drejtuar me një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë, Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit, në respekt edhe të Kushtetutës:
NENI 23, PIKA 2
“Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore”
NENI 93, GËRMA “H” Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
h) kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre. Kryeministri ende në detyrë, së pari bën mirë të lexojë me kujdes të vetmen Kushtetutë që ekziston në Republikën e Shqipërisë. Së dyti i kujtojmë se është dekretuar për të qenë edhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe jo ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Presidenti Meta ka bërë gjithçka, brenda kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji, për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe i kujtojmë Kryeministrit ende në detyrë se edhe ai vetë e ka falenderuar publikisht për këtë. Presidenti Meta pret me shumë durim përgjigje për të gjitha pyetjet e adresuara sot ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sikundër është në pritje, në vijim edhe të komunikimit të drejtpërdrejtë që ka patur me znj.Manastirliu, për të sjellë propozime për vlerësimin e figurave të shquara të mjekëve e infermierëve me kontribut të vyer në luftën kundër COVID-19.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE–Kryeministri Rama ka reaguar për herë të dytë në lidhje me naftëtaret e Ballshit. Kreu i qeverisë shprehet se nuk ka bisedime me ta nëse nuk dalin nga gr...
TIRANE– Erjon Braçe ka postuar në Instagramin e tij disa foto nga momenti kur efektivët e policisë po gjobisin një të ri pasi po lëvizte pa maskë me vete...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit. Ai i bën thirrje që të dalin nga greva në mënyrë q...
TIRANE– I ftuar në emisionin “Ilva Now” mbrëmjen e djeshme ishte ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i cili ka zbuluar strategjinë dhe teknikën elektora...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa shifra nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, teksa bën krahasimin mes vitete 2013 d...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gr...
TIRANË– Deputeti socialist Alket Hyseni i ka bërë sfidë të hapur presidentit Ilir Meta lidhur me shpërndarjen e nënshtetësive shqiptare me procedurë të për...
TIRANË– Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për të shqyrtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përmes një letre, Presidenti i Komi...
TIRANË– Kreu i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi i ka shkuar në pjatë të argjendtë Partisë Socialiste. Me argumentin se për hir të Shqipërisë, do t...