LIVE UPDATES
Ekonomi

Shifrat e FMN: Situata është kritike në menaxhimin e financave publike

25 Tetor 2020, 07:36 Nga DOSJA

FMN ka publikuar databazën e tetor 2020, me të dhënat dhe parashikimet makroekonomike dhe fiskale për vendet e botës, përfshi edhe Shqipërinë[1]. Kjo është e rëndësishme për dy arsye: 1. Na jep një pamje më të plotë për rritjen ekonomike dhe borxhin publik, jo vetëm për vitin 2020, por edhe viteve në vijim. 2. PBB e 2021, e deklaruar nga FMN në këtë raport, është shifra që duhet të përdoret nga Qeveria Shqiptare në hartimin e buxhetit të vitit 2021.

Sipas ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH[2], përcaktohet që “Vlera e Produktit të Brendshëm Bruto, nominale në lekë, e cila do të përdoret për llogaritjen e raportit të borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto për vitet buxhetore që planifikohen dhe për vitin pararendës, nuk mund të jetë më e lartë se vlera respektive e parashikuar ose vlerësuar në raportin ‘Perspektiva ekonomike botërore’ (World Economic Outlook), të Fondit Monetar Ndërkombëtar, më i fundit i publikuar në kohën kur ligji vjetor i buxhetit dorëzohet për miratim në Kuvend. Kjo dokumentohet qartësisht në relacionin shoqërues të ligjit vjetor të buxhetit”.

Ky ndryshim ligjor u bë pas vitit 2013, si masë për moshartimin e buxheteve optimiste në të ardhura dhe rritje ekonomike, që pastaj nga mosrealizimi, sillnin probleme me detyrime të prapambetura dhe borxhin publik.

Pra Qeveria për PBB nominale në lekë që do të përdorë në hartimin e buxhetit 2021, nuk duhet të kalojë vlerën e parashikuar në World Economic Outlook.

 

Atëherë cilat janë mesazhet kryesore nga analiza e shifrave të WEO, për të cilën duhet të jemi të alarmuar:

Në kushtet kur tërmeti kërkon sipas MFE deri në 60 miliardë lekë (si kjo përputhet me shifrën prej afërsisht 1 mld dollarëve në fillim të vitit nga Ministria e Rindërtimit, nuk dimë të themi) në këta 14 muaj (me shumë gjasa, edhe fondet për këtë vit kalojnë në vitin tjetër – janë mbajtur hapur vetëm për të bërë prokurimet dhe që të ketë punime në pjesën e parë të vitit), dhe shumë angazhime financiare janë ndërmarrë përtej kapaciteteve të financave publike gjatë këtyre viteve, por edhe në 2020 nga Qeveria (çka është tërësisht papërgjegjshmëri, përfshi refuzimin për t’i riparë PPP-të), situata paraqitet shumë e zymtë.

Për këtë kërkohet një diskutim real, transparent dhe urgjent. Jemi në kohë fushate elektorale dhe risku është i madh, vërtet. Çdo papërgjegjshmëri në këto momente do t’u kushtojë shtrenjtë nesër shqiptarëve; në barrë më të lartë fiskale, oportunitete dhe investime të munguara; dhe deri në rastin më të keq, mosrritje apo dhe shkurtime të shërbimeve apo benefiteve aktuale publike. Si qytetarë duhet të kërkojmë llogari dhe përgjegjshmëri për çdo qindarkë këta muaj, si dhe një plan konkret për vitin në vijim, por edhe 5-vjeçarin e ardhshëm për ekonominë dhe financat publike.

Nëse fillojmë sot, jemi vonë, si rezultat i hapësirave të ngushtuara fiskale dhe keqmenaxhimit të financave publike që kishim përpara krizës. Qeveria dështoi të ulte borxhin publik, nënperfomoi në rritjen ekonomike të vendit, nuk rriti dot të ardhurat nga Tatimet duke na pozicionuar në të fundit në rajon, dhe ndërkohë ndërmori agresivisht dhe me papërgjegjshmëri angazhime shumëvjeçare në forma të PPP-ve.

Një recetë që kur kriza trokiti në derë na gjeti vulnerabël dhe pa kapacitete. Nuk do qe diskutimi i njëjtë dhe do kishim shumë më shumë mundësi të investonim në ekonomi, nëse borxhi nuk do të ishte 83% e PBB-së, por 70-73% e PBB-së në kushtet e zbatimit të reformave deri në vitin 2019. Do të kishim më shumë hapësira dhe do të mund t’i lejonim vendit pak frymëmarrje të financuar me borxh publik. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por duhet të shërbejë si mësim për në vijim.

Për këtë arsye, duhet lënë mënjanë populizmat dhe duhet treguar përgjegjshmëri maksimale. Ne ende sot, me gjithë kërkesat ligjore, si për paraqitjen e projektbuxhetit 2021 apo ndërprerjen si afat ligjor i çdo prokurimi apo nënshkrimi kontrate për vitin 2020, në kushtet e mungesës së PBA-së së miratuar, nuk kemi asnjë transparencë.

Shkurtimi i çdo abuzimi në shpenzime, si në fryrje dhe keqmenaxhim të shpenzimeve korrente, rishikimi i çdo kontrate PPP dhe shpenzimeve kapitale problematike, prioritizimi i shpenzimeve kapitale, lufta ndaj evazionit dhe veprimeve klienteliste, duhet të jetë sot në axhendën e politikës shqiptare. Thyerësit e disiplinës fiskale dhe rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit duhet të kenë frikë nga ligji.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi fmn menazhimi i financave publike fmn menazhimi i financave publike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës